Budapesti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Budapesti
Qytet
Njohur si "Perla e Danubit"; "Mbretëresha e Danubit"; "Zemra e Evropës"; "Qyteti i Lirisë"
noform
Stema_figura
Stema e Budapestit
Flag of Budapest.png
Flamuri i Budapestit
Vendndodhja
Budapesti (Hungaria)
Budapesti
Koordinatat:47°28′18.99″ Veri 19°03′01″ Lindje 47.471944, 19.05027847°28′18.99″ Veri 19°03′01″ Lindje 47.471944, 19.050278
Administrimi
Shteti Flamuri Hungaria
Konteja Budapest, Kryeqyteti
Kryetari i Bashkisë István Tarlós
Partia (Fidesz-KDNP)
Statistika dhe Transporti
Themelimi 17 nëntor 1873, u bashkuan Buda,
Pesti dhe Óbuda
Sipërfaqja 525.16 km2
Zona Kohore CET (UTC+1)
Demografia
Popullsia 1,721,556 banorë
 •  urbane 2,524,697 banorë
 •  aglomerati 3,271,110 banorë
Dendësia 3,241.5 banorë/km2
Faqja Zyrtare budapest.hu budapest.com


Budapesti është kryeqyteti i Hungarisë. Si qyteti më i madh i Hungarisë, ai shërben si qendra kryesore politike, kulturore, tregëtare, industriale dhe e transportit. Në 2009, Budapesti kishte 1.712.210 banorë, një rënie nga kulmi që u arrit në mesin i viteve 1980 prej 2.1 milion. Si zonë metropolitane Budapesti ka 3.271.110 banorë. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 525 kilometra katrorë brenda kufijve të tij. Budapesti u bë një qytet i vetëm që përfshin të dy brigjet e lumit Danub pas bashkimit më 17 nëntor 1873 të qyteteve Buda dhe Obuda të bregut të djathtë (perëndimor)të lumit Danub, me qytetin Pest që ndodhet në bregun e majtë (lindor) të lumit.

Aquincum, fillimisht një vendbanim Celtic, ishte paraardhësi i drejtpërdrejtë i Budapestit, duke u bërë kryeqytet i provincës romake të Panonias së Poshtme. Hungarezët arritën në këto territore në shekullin e 9-të. Vendbanimi i tyre i parë u e rrëmbye nga Mongolët në 1241-42. Qyteti i rithemeluar u bë një nga qendrat e kulturës së Rilindjes humaniste në shekullin e 15-të. Pas Betejës së Moháçit (Mohács) dhe gati 150 vjet të sundimit osman, zhvillimi i rajonit hyri në një fazë të re të prosperitetit në shekujt e 18 dhe 19, dhe Budapesti u bë një qytet global pas bashkimit në vitin 1873. Ai gjithashtu u bë kryeqytet i dytë i Austro-Hungarisë, një fuqi e madhe që u shpërbë në 1918. Budapesti ishte pika qendrore e Revolucionit hungarez të 1848, Republikës Sovjetike Hungareze të 1919-ës, Operacionit Panzerfaust më 1944, Betejës së Budapestit të vitit 1945, dhe Revolucionit Hungarez të 1956-ës.

Budapesti konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Evropë. Pjesa e përcaktuar nga UNESCO si Trashëgimi Botërore përfshin brigjet e Danubit, Lagjen Kalaja e Budës, Bulevardin Andrássy, Sheshin e Heronjve dhe hekurudhën nëntokësore Millenium, e dyta më e vjetër në botë. Të tjera përfshijnë një total prej 80 burime gjeotermale, sistemi i ujërave termike shpellore më i madh në botë, sinagoga e dytë më e madhe, dhe godina e Parlamentit e treta më e madhe.

Budapesti konsiderohet si një qendër e rëndësishme në Europën Qëndrore. Ai renditet i treti (nga 65 qytete) në Indeksin e Tregjeve të Mastercard (2008), dhe renditet si qyteti më i përshtatshëm për të jetuar i Europës Qendrore / Lindore në indeksin e cilësisë së jetës së EIU (Economist Intelligence Unit) për vitet 2009 dhe 2010. Budapesti është renditur gjithashtu si "vendin i shtatë më idilik i Europës për të jetuar" nga "Forbes". Ai tërheq rreth 20 milionë vizitorë në vit. Selia e Institutit Europian të Novacionit dhe Teknologjisë (EIIT) dhe zyra e parë e CIPA (China Investment Promotion Agency) ndodhen në Budapest.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]