Evropa lindore
Evropa Lindore është një term që i referohet regjionit gjeopolitik të pjesës lindore të Evropës. Në disa definicione kufijtë e saj definohen më shumë nga aspekti kulturor se gjeografik.
Përmbajtja |
Definicionet [redakto]
Evropa Lindore është një term që i referohet regjionit gjeopolitik të pjesës lindore të Evropës. Ajo ze ekstremin lindor te Evropes dhe shtireht midis Finlandes, Polonise, Sllovakise, Humgarisedhe Rumanise ne perendim dhe maleve Ural ne lindje. Kufirin verior e bejne deti I Bardhe, deti Barenc e ate jugor deti I Zi dhe liqeni Kaspik. Egzistojnë disa definicione për Evropën Lindore, por atyre shpesh i mungon preciziteti. Definicionet varen si nga kulturat dhe mes ekspertëve dhe shkenctarëve politik,së fundmi duke u bërë më pak preciz [1]. Zakonisht, termi kuptohet si një regjion që shtrihet mes Evropës qendrore dhe Maleve Urale, ose si shtetet Evropiane të "Bllokut Lindor" të dikurshëm.
Karakteristikat natyrore [redakto]
Ne Evropen Lindore jetojnë rreth 200 milion banorë me dendësi mesatare 37 banorë për km².Evropa Lindore shtrihet midis 45° e 70° gjerësi gjeografike veriore dhe 20° e 70° gjtësi gjeografike lindore.Në veri ka dalje në Detin Barec,Detin e Bardhë dhe detin Kara,kurse në jug arrin deri në brigjet e Detit të Zi dhe detit Azov.Pjesa lindore e Evropës kufizohet me malet Urale,lumi Ural,liqenin Kaspik dhe ultësirën e Kaspikut.Evrope Lindore përbën një tërësi gjeografike.Relievi i Evropës Lindore është fushor.
Kombet e Bashkuara [redakto]
Ndarja Statistikore e Kombeve të Bashkuara e konsideron Evropën Lindore të përbërë nga këto shtete[2][3]: Bellorusia, Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Moldavia, Polonia, Rumania, Rusia (shtet transkontinental), Sllovakia dhe Ukraina.
Grupi i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për emra gjeografik (GEOKBEGj) u themelua për të konsideruar problemet teknike të standardizimeve domestike të emrave gjeografik[4]. Ky grup përbëhet nga ekspertë nga fusha të ndryshme linguistike/gjeografike.
- Ndarja e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore dhe Jugore[5]: Armenia, Azerbaixhani, Bellorusia, Bullgaria, Federata Ruse, Ukraina dhe tri vende të Azisë Qendrore (Kyrgyzstani, Mongolia dhe Uzbekistani).</ref> of Central Asia.
- Ndarja e Evropës Lindore Qedrore dhe Juglindore[5]: Bosnja dhr Herzegovina, Bullgaria, Republika Çeke, Greqia, Hungaria, Kroacia, Polonia, Qipro, Serbia, Sllovakia, Sllovenia,Shqipëria, Republika e Maqedonisë, Turqia, Ukraina.
- Ndarja Romano-Helenike[5]: Katërmbëdhjetë shtete[6] përfshirë Rumania, Moldovia dhe Turqia.
- Ndarja Baltike[5]: Estonia, Letonia, Lituania
CIA [redakto]
CIA World Factbook[7] i përshkruan shtetet në vijim si të ndodhura në:
- Evropën qendrore: Austria, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia
- Evropën Lndore: Bellorusia, Estonia, Letonia, Lituania, Moldovia dhe Ukraina
- Evropën Juglindore: Shqipëria, Bullgaria, Bosnja dhe Herzegovina, Kroacia, Kosova, Serbia, Republika e Maqedonisë, Rumania, Mali i Zi dhe pjesë të Turqisë
- Rusia definohet si shtet transkontinental.
Demografia [redakto]
Burime [redakto]
- ^ Drake, Miriam A. (2005) Encyclopedia of Library and Information Science, CRC Press
- ^ United Nations Statistics Division- Standard Country and Area Codes Classifications (M49)
- ^ spects Population Database]
- ^ United Nations Statistics Division - Geographical Names and Information Systems
- ^ a b c d United Nations Statistics Division - Geographical Names and Information Systems
- ^ Shtetet tjera në këtë ndarje janë Belgjika, Kanada, Qipro, Franca, Greqia, Vatikani, Italia, Luksemburgu, Monako, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.
- ^ The CIA World Factbook
|
Regjionet e Evropës |
|---|
| Perëndimore • Qendrore • Jugore • Lindore • Veriore |
| Vendet Baltike • Ishujt Britanikë (Britania e madhe • Irlanda) • Ballkani • Gadishulli Apenin • Gadishulli Iberik • Fenoskandia (Skandinavia • Vendet Nordike • Gadishulli Skandinav • Gadishulli Kola) |
|
Kontinentet dhe regjionet e Botës |
||||||||||||||||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|

