Podgorica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Podgorica
Подгорица
Qytet
Njohur si Birziminienses
noform
Stema_figura
Stema e Podgoricës
Flag of Podgorica.svg
Flamuri i Podgoricës
Vendndodhja
Podgorica  Подгорица (Mali i Zi)
Podgorica
Подгорица
Administrimi
Shteti Flamuri Mali i Zi
Kryetari i Bashkisë Miomir Mugoša
Partia Partia Demokratike e Socialistëve
Statistika dhe Transporti
Lartësia 44 m (m.n.d.)
Themelimi Para shek. XI-të
Sipërfaqja 1,441 km2
Zona Kohore CET (UTC+1)
Kodi Postal 81000
Prefiksi +382 20
Demografia
Popullsia 169,132 banorë
Dendësia 117.4 banorë/km2
Faqja Zyrtare podgorica.me

Podgorica është kryeqyteti i Malit të Zi. Si venndbanim është krijuar në pjesën qendrore të luginës së lumit Moraça .Podgorica është udhëkryqi kryesor i rrugëve të Malit të Zi. Në kohen e RSFJ Podgorica është quajtur Titograd. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka patur 136.473 banorë.

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri i Podgoricës në gjuhën malazeze do të thotë "nën Goricë". Gorica / goritsa (do të thotë "kodër") është emri i malit që mbikëqyr qendrën e qytetit.

Kur u themelua (para shekullit të 11-të), qyteti u quajt Birziminium. Në mesjetë, u njoh si Ribnica. Emri Podgorica është përdorur nga viti 1326. Nga viti 1946 deri 1992, qyteti u emërua Titograd në nder të Josip Broz Titos, ish-presidenti i Jugosllavisë.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Podgorica shtrihet në udhëkryq të disa rrugëve të rëndësishme, pranë lumenjve Zeta, Moraça, Cijevna, Ribnica, dhe Sitnicë, në luginën e liqenit të Shkodrës dhe në afërsi të Detit Adriatik, në ultësira pjellore me klimë të favorshme. Vendbanimet më të hershme të njeriut kanë qenë që në parahistori. Nga ilirët (fiset Labeate dhe Dokleate) u popullua zona midis Zetës dhe Bjelopavlićit, rreth 3 kilometra në veriperëndim të Podgoricës së sotme. Në atë kohë popullsia e qytetit qe rreth 8,000-10,000 banorë dhe dallohej për kushte të mira dhe urbanizim të lartë.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Podgorica eshte vendosur ne buzet e 6 lumenjeve dhe me kalimin e kohës po merr karakteristikat e një qyteti modern evropian. Përtej këtij zhvillimi të ri të qytetit mund te shihet lehte shenja te nje tradite të gjate. Në këtë qytet mund te gjeni shume dyqane veshjeje me materiale të mira te importuara nga Italia. Gjithashtu ndersa beni pazar mund vizitoni disa restorante te mira me gatime tradicionale malazeze.

Muzeume[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Muzeu i qytetit të Podgoricës (Muzej grada Podgorice) ruan trashëgiminë e pasur të Podgoricës. Themeluar në vitin 1950, është i ndarë në katër kategori: arkeologji, etnografi, histori dhe kulturoro-historik. Ruan objekte që datojnë që nga periudha romake dhe ilire.
  • Qendra e kërkimeve arkeologjike (Centar za arheološka istraživanja) u themelua në vitin 1961. Misioni i saj është të mbledhë, klasifikojë, restautojë dhe të shfaqë vendet arkeologjike.
  • Muzeu i Marko Miljanov (Muzej Marka Miljanova) në Medun tregon jetën në Mal të Zi gjatë shekullit të XIX. Është muzeu memorial më i rëndësishëm i Malit të Zi në llojin e vet.
  • Muzeu i Historisë Natyrore (Prirodnjački muzej) tregon mostra të florës dhe faunës malazeze. Ky muze ka asnjë hapësirë të tijin për ti ekspoziuar, pavarësisht nga shumë propozime dhe iniciativa për të ndërtuar një të tillë.

Media[redakto | redakto tekstin burimor]

Telezizioni shtetëror i Malit të Zi është RTCG me qendër në Podgoricë. Televizione të tjera private janë: NTV Montena, Elmag RTV, RTV Atlas, TV Vijesti dhe MBC. Të gjitha gazetat e përditshme të Malit të Zi (gazeta më e vjetër në vend Pobjeda dhe të përditshmet malazeze Vijesti dhe DAN) botohen në Podgoricë, po ashtu edhe revista popullore e përjavshme Monitor.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vititi 2011, komuna e Podgoricës ka pasur 187085 banorë me 57346 ekonomi familjare dhe 72959.[1]

Popullsia (qytet)

Viti Popullsia
1948 14,369
1953 19,868
1961 35,054
1971 61,727
1981 96,074
1991 117,875
2003 136,473

Etniciteti në 2003 (bashki)

Etniciteti Numri Përqindja
Malazezë 96,343 56.96%
Serbë 44,423 26.27%
Shqiptarë 9,296 5.50%
Muslimanë 4,399 2.60%
Boshnjakë 2,307 1.36%
Romë 1,389 0.82%
Kroatë 709 0.42%

Popullsia (bashki)

Viti Popullsia
1948 48,599
1953 55,669
1961 72,319
1971 98,796
1981 132,290
1991 179,401
2003 169,132

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Podgorica – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale