Boshnjakët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shtrirja e popullsisë boshnjake në viset ballkanike
Coat of Arms of the House of Kotromanić.svg

Boshnjakët janë një popull i cili kryesisht jeton në Bosnje dhe Hercegovinë gjithashtu edhe si grup etnik në Serbi, Kroaci, Kosovë e Maqedoni.

Boshnjakët rrjedhin nga sllavët e ilirët (origjina e tyre është ilire, por janë përzierë me sllavët të ardhur më vonë) të cilët popullojnë Bosnjën e sotme. Disa hulumtime të reja thonë se rrënjët e Boshnjakëve janë më të hershëm së ato sllave dhe është konstatuar se janë me prejardhje ilire. Ilirët të cilët kanë jetuar në territorin e sotëm të Bosnjës me ardhjen e sllavëve janë asimiluar.

Sot, termi boshnjak (bošnjak) në gjuhë të ndryshme të botës u drejtohet kryesisht popullsisë myslimane që banon apo ka banuar më parë në territorin e sotëm të Bosnjës dhe Hercegovinës. Tërësia e banorëve te B dhe H së sotme në gjuhën e B dhe H ëshë bosanci , që në shqip do të përkthehej bosnianë, term i cili faktikisht nuk përdoret, dhe zëvendësohet me boshnjak.