Kosova

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

(Përcjellë nga Kosovë)
Shko te: navigacion, kërko
Redaktimi i këtij artikulli nga përdoruesit e paregjistruar apo përdoruesit e rinj është çaktivizuar.
Përdoruesit e tillë mund të diskutojnë. Për ndryshime bëni kërkesë për lirim, hyni ose hapni një llogari.


Republika e Kosovës
Република Косово
Flamuri Kosova Emblema - Kosova
Flamuri Stema
Moto Kombëtare:
Vendndodhja -Kosova

Kosova (shkurt: KS, KOS, turqisht: Kosova), zyrtarisht Republika e Kosovës është shtet në jugperëndim të Ballkanit dhe kufizohet në veri me Serbinë, në jug me Maqedoninë dhe në perëndim me Republikën e Shqipërisë dhe Malin e Zi.

Tabela e përmbajtjeve

Histori

Artikulli kryesor : Historia e Kosovës

Kosova ishte një mbretëri ilire nën emrin Dardania e cila pas pushtimeve romake shëndrrohet në provincë romake me të njëjtin emër. Gjatë dyndjeve të popujve sllavë nga Karpatet dhe kohës së mesjetës së errët Ballkanike të dominuar nga kleri, pjesa më e madhe e saj bie si pjesë e ritit lindorë. Në fund të kësaj periudhe fillon të humbë emri i vjetër dhe të përdoren emrat të mbretërive mesjetare të ritit lindore dhe perendimor, si Zeta, Alabania, Rasa dhe më vonë Bullgaria dhe Servia (Ish-Moesia I dhe II) për pjesë të teritorit të ish-Dardanisë. Me pushtimet osmane të udhëhequra nga një fis turk që kishte përqafuar fenë islame, pjesë të saja i bashkohen Rumelisë, pjesët tjera mbesin si pjesë të Albanisë, Servisë dhe Zetës.

Ndarja perëndim-lindje e per. Romakekalimi nga perëndimi në lindje

Ndarja perëndim-lindje e per. Romake
ndarja e parë në rite
1877 Vilajeti i Kosovës (Sanxhakun dhe Toplicën
1877 Vilajeti i Kosovës (Sanxhakun dhe Toplicën)

Nga fundi i sundimit osman në hapësirën më të madhe të Dardanisë krijohet Vilajeti i Prizerenit që pas një kohe të shkurtë fillon të quhet Vilajeti i Kosovës. Pas luftrave të Lidhjes së Prizrenit, ky vilajet fillon të bie nën kontrollin e Pashallëkut të Beogradit. Me krijimin e mbretëris Serbe teritori i Dardanisë nga kleri i ritit lindor quhej Serbia e Re dhe me rritjen e ndikimit të klerit sllav në Ballkan dhe krijimit të mitit të Kosovës, pjesa më e madhe e ish-vilajetit të Kosovës fillon të quhet Serbia e Vjetër e më vonë Kosovo i Metohia ndërsa teritori i Dardanisë ndahet në tri njësi "Banovina" të Mbretërisë Jugosllave dhe një pjesë në Shqipëri. Gjatë luftrave Ballkanike dhe botërore bëhen luhatje të shumta të kufinjëve dhe emërtimeve dhe nga to pjesa më e madhe e ish vilajetit të Kosovës hynë në një federatë laike Serbe si njësi konstituive e Federatës Jugosllave. Pas kthimit të klerit në fuqi në federaten serbe dhe shkatërrimit të Federatës Jugosllave, Kosova okupohet nga kleri dhe qeveia e Milosheviqit të cilët në ish-Pashallëkun e Beogradit kishin instaluar një sistem shtetrorë dual (dyfishë: nacional dhe ortodoks mesjetar) nga ku kordinonin veprimet në teritorin e ish- Federatës Jugosllave.

Pas ndërimeve kushtetuese të dhunshme në Kuvendin e Kosovës me 28 mars 1989, të organizuar nga Lidhja Komuniste e Serbisë në krye me Milosheviqi dhe të përkrahura nga kleri ortodoks, Kosova mbetet nën juridiksionin e Republikës së Serbisë, si krahinë e saj, ndërsa me 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpall Kosovën, republikë në kuadër të Federatës Jugosllave. Ky vendim nuk u njoh nga organet serbe e as ato federative. Në vitet 1992-1993, Lëvizja Popullore e Kosovës në mërgim, vendos krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila mori aksione guerile kundër makinerisë pushtuese serbe derisa doli publikisht me 28 nëntor 1997. Me 28 shkurt 1998, pas masakrave në Likoshan dhe Qirez filloi lufta çlirimtare. Ajo përfundoi në qershor të vitit 1999, kur edhe instalohet një mision i OKB-së në Kosovë. Ky mision, keqtrajtoi në mënyra perfide ish luftëtarët e UÇK-së, lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ngulfati Kosovën ekonomikisht. Kështu me 17 mars 2004, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut, dhe protestuesit i sulmuan disa enklava serbe, duke i dhënë një mesazh të qartë faktorëve ndërkombëtar se: Nëse nuk zgjidhet statusi i shumicës, pakica në Kosovë është e pambrojtur. Pasi që ky mesazh u kuptua shumë qartë, pasoi vizita e misionarit dhe diplomatit të njohur Kai Aide, i cili rekomandoi fillimin e përgaditjeve të menjëhershme për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo rezultoi me një proces të lodhshëm negociator, mes Serbisë, Kosovës dhe OKB-së, që rezultoi me propozimin Gjithpërfshirës të Ahtisarit. Me 17 shkurt 2008, bazuar në këtë propozim, Kosova shpallet shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Kosovës që i jep asaj të gjitha kompetencat e shtetit, hyn në fuqi me 15 qershor 2008.

Pas shpalljes së pavarsisë qëndrimi i shteteve anëtare të OKB-së është i ndarë. Shumica e shteteve të ritit lindor me siteme duale nacionalo-fetare si Serbia, disa shtete nacionale që kanë popullsi të kombeve etnike të ndryshme dhe probleme tjera të brendëshme, hezitojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.

Lufta politike e kordinuar për pengimin e njohjes së shtetit të ri prej së jashtmi zhvillohet nga Serbia dhe Rusia, ndërsa nga brenda këtë e bënë kleri sllav i përçëndruar në veri të Kosovës.

Politika

Emri kushtetues: Republika e Kosovës. Kosova është një republikë parlamentare, unike dhe e pandashme. Ka 30 komuna, numri i të cilave brenda dy viteve do të shtohet, në bazë të planeve për decentralizim. Derisa ende është në fuqi Korniza Kushtetuese e miratuar në vitin 2001, nga Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara, Kushtetuta e Kosovës e miratuar në Kuvend, do të hyjë në fuqi, prej 15 qershorit 2008.

  • Shefi i Shtetit: Kryetari i Republikës Fatmir Sejdiu LDK që nga 10 shkurti 2006. Kryetari zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës, në mandat 5 vjeqar.
  • Shefi i Qeverisë: Kryeministri Hashim Thaçi PDK që nga 9 janari 2008. Kryeministri zgjedhet nga Kuvendi i Kosovës, në mandat 4 vjeqar.
  • Kabineti: përbëhet nga ministrat e propozuar nga Kryeministri dhe të votuar nga Kuvendi i Kosovës.
  • Legjislativi: Kuvendi njëdhomësh i përbërë nga 120 deputetë. 100 zgjedhen nga populli me sistem proporcional me lista të hapura, 10 vende janë të rezervuara për minoritetin serb e 10 vende të tjera janë të rezervuara për minoritetet e tjera joserbe. Zgjedhjet e fundit janë mbajtur me 17 nëntor 2007. Kuvendi ka mandat 4 vjeqar.
  • Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare: PDK 34.3% (37 vende në Kuvend dhe 17 kryetar komunash), LDK 22.6% (25 vende në Kuvend dhe 6 kryetar komunash), AKR 12.3% (13 vende në Kuvend), LDD-PSHDK 10% (11 vende në Kuvend) dhe AAK 9.6% (10 vende në Kuvend dhe 3 kryetar komunash)


Marrëdhëniet e jashtme

Pas shpalljes se pavarësisë, marrëdhëniet e jashtme gjenden në një proces ndryshimi në funksion të kohës. Disa shtete kanë hapur ambasadat e tyre, disa janë në procesin e zhvillimit të njohjes së Republikës së Kosovës, e disa e kanë kundërshtuar njohjen e saj.

Rajonet e Kosovës

Artikulli kryesor: Njësitë Administrative

Gjeografia

Artikulli kryesorë : Gjeografia e Kosovës

Kosova është e krijuar nëpër fushë malore të Fushës së Kosovës dhe nga grupe malesh molare që e rrethojnë: rrethimi Bjeshkët e Nëmuna dhe të maleve të Sharrit, që lartësohen deri në 2 640 m. Shumica e pjesëve te saj është në më shumë se 500 m lartësi mbidetare; ka 3 lumenj: Llapi, Ibri dhe Drini i Bardhë.

  • Pozita gjeografike: Ballkan, Evropa Juglindore.
  • Koordinatat gjeografike: 42 35 N, 21 00 E
  • Sipërfaqja: 10,887 km2
  • Kufijtë tokësor: 702 km (Shqipëria 112 km, IRJ e Maqedonisë 159 km, Mali i Zi 79 km, Serbia 352 km)
  • Pika më e ulët: Drini i Bardhe Drim 297 m (pranë kufirit me Shqipërinë)
  • Pika më e lartë: Gjeravica 2,565 m
  • Burimet natyrore: nikli, zinku, plumbi, linjiti, magneziumi, qymyri, bakri, ari etj.

Ekonomia

Artikulli kryesor : Ekonomia e Kosovës
Oda Ekonomike e Kosovës ose shkurtesa OEK'''

Prodhimet kryesore bujqësore janë misri, gruri dhe elbi, patatet, kumbullat dhe duhani; druri është prodhim me shumicë. Në Kosovë gjithashtu vërehet prania e hortikulturës dhe të vitikultures së ndryshme. Blegtoria, si ajo e kaut dhe ovinit është aktivitet madhështor në bjeshkët e Kosovës. Edhe pse ka gjithë këtë pasurin në minerale (shtresë e rëndësishme me plumb, zink, linjit, nikel dhe magnezit), në një kohë të gjatë Kosova ishte një ndër rajonet më të varfra të Evropës. Me 1 Janar 2002, valuta evropiane euro është valutë zyrtare në Kosovë.

OEK-ja është organizatë profesionale jofitimprurëse dhe subjekt juridik i pavarur i Kosovës. Selia e OEK-së është në Prishtinë, dhe ajo udhëhiqet nga Besim Beqaj.


Popullsia

  • Numri i popullsisë: 2.126.708 (2007)
  • Grupet etnike: Shqiptarët 88%, Serbët 7%, të tjerët 5% (Turq, Boshnjak, Goran, Ashkali, Rom, Egjiptian)
  • Feja: Muslimane 91%, Krishtere-ortodokse 7%, Krishtere-katolike 2%
  • Gjuhët: Shqipe 90%, Serbe 7%, Boshnjake e Turke 3%

Demografia

Artikulli kryesor: Demografia e Kosovës

Qytetet e mëdha janë Prishtina, kryeqyteti, Prizereni, Mitrovica dhe Peja, kjo e fundit është edhe selia e kishes ortodokse (1557-1766). Kosova ka rreth 2 126 000 banorë, shumica prej tyre janë shqiptarë.

Kultura dhe arti

Artikulli kryesor: Arsimi në Kosovë

Mësimi në shkollat fillore në Kosovë mbahet në pesë gjuhë: në gjuhën shqipe, serbe, boshnjake, turke dhe kroate.

Të tjera

Telekomunikacioni në Kosovë : PTK - RTK - KosovaLive - KosovaPress - RTV 21 - QIK
Transporti në Kosovë : Kosova Airlines - Air Prishtina - Kosovatrans - Hekurudhat e Kosovës
Ushtria : TMK - SHPK
Turizmi në Kosovë : Brezovica - Banja e Kllokoti - Banja e Burimit
Qeveria e Kosovës - http://www.ks-gov.net/pm/
Kryetari i Kosovës
Parlamenti i Kosovës - http://kuvendikosoves.org/
Ministria e Kosovës - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Federatat Sportive të Kosovës

Shiko edhe këtë

Lidhje të jashtme




Evropa Shtetet e Evropës Evropa

Andora · Austria · Azerbajxhani1 · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja dhe Hercegovina · Britania e Madhe ( Anglia · Skocia · Uellsi · Irlanda Veriore ) · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia · Holanda · Hungaria · Irlanda · Islanda · Italia · IRJM · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro2 · Rumania · Rusia1 · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia · Turqia1 · Ukraina · Vatikani · Zvicra

Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Njeriut · Svalbard
1Shtet pjesërisht në Azi. 2 Gjeografikisht në Azi, por i konsideruar si shtet evropian për arsye historike dhe kulturore.