Zubin Potoku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Zubin Potoku
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
14,900* banorë
44.5 banorë/km²
Sipërfaqja 335 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Mitrovica
Adresa e kuvendit ?
Kodi postal 40650
Prefiksi telefonik 0381 28
Faqe zyrtare Zubin Potok*
Politika
Kryetar Slavisha Ristiqi
Partia udhëheqëse DSS
* Ende nuk është integruar në AKK

Zubin Potoku është qytezë dhe vendbanim dhe komunë në pjesën veriore të Kosovës. Komuna e Zubin Potokut është një prej tri komunave me shumicë serbe dhe kufizohet me kufirin e Sanxhakut. Kjo komunë është e njohur për liqenin artificial Gazivoda që kalon matën kufirit me Sanxhakun. Gjatë luftës së Kosovë për pavarsi të vitit 1999 nga kjo komunë janë dëbuar po thuaj se të gjithë shqiptarët që jetonin kryesisht në katundin Çabër.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Për Zubin Potokun në kohën dardane nuk dihet po thuaj se asgjë përpos se në këtë trevë kanë jetuar fise Ilire. Në përgjithësi për Zubin Potokun si vendbanim dihet shumë pakës dhe atë nga burime jo serioze serbe. Por në përgjithësi thuhet se në këtë pjesë kanë qenë të vendosura zakonisht reparte ushtarake që nga koha romake. Gjatë sundimit osman po ashtu në veçanti për Zubin Potokun si vendbanim nuk ka të dhëna por për pjesën veriore të Kosovës në përgjithësi. Nga hartat antike vërehet se kjo pjesë gjatë gjithë historisë ka qenë pjesë e përbashkët e Kosovës së sotshme. Burimet e boshnjakëve të Sanxhakut Tregu i Ri, thonë se kjo pjesë d.m.th pjesa e cila gjendet mbi veriun e Mitrovicës gjatë kohës osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut dhe në këtë pjesë kanë qenë të ndërtuara “rrugë tregtare” që kanë shërbyer atë kohë për tregti në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit. Me gjithë këto pohime ata nuk kanë të dhëna se nga ku flitej për pjesë të Sanxhaku. Popullsia shumicë e vendosur në këtë komunë, serbë të Kosovës ndër serbët tjerë janë të njohur si "Kolashinci" gjatë kohës së luftë kanë bashkëpunuar me bandat serbe nga Serbia për të shkatërruar katundet shqiptare sikur është rasti me katundin Çabër i cili ka qenë i lidhur me një rrugë me katundet tjera shqiptare mirëpo ajo rrugë kalonte nëpërmjet katundit Zhupçë të banuar nga serbët. Pas luftës të dëbuarit janë kthyer në vendbanimet e tyre dhe kanë rindërtuar shtëpitë e tyre me ndihmën e IRC dhe ndihmave të Bashkësisë Evropiane të dhëna në vitin 2002. Gjatë vitit 1999 në këtë komunë janë vendosur serbë nga Kosova dhe nga Kroacia të cilët ndihmohen nga Serbia.

Si do që të jetë në këtë komunë pushteti i Kosovës deri më tani nuk është shtrirë tërësisht. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundëshëm kthimin e banorëve.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Relievi i komunës së Zubin Potokut është kryesisht malorë dhe zë një sipërfaqe prej 355 kilometra katrorë. Zubin Potoku ka 64 katunde të shpërndara që për shkak të trenit malorë në dimër janë pothuaj se të pa arritshme. Lumi Ibër rrjedhë nga perëndimi në lindje përmes komunës. Po ashtu në Zubin Potok gjendet liqeni artificial Gazivoda me një gjatësi prej 35 kilometrave dhe kalon matanë kufirit me Sanxhakun.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Kriza energjetike në Kosovë

Degë kryesore e ekonomisë së kësaj komune është bujqësia. Pas luftës së dytë botërore në këtë komunë janë ndërtuar disa fabrika. Mirëpo pas luftës së fundit 1999 për shkak të tensioneve ndërnacionale edhe ato pak vende të punësimit tani janë tërësisht të mbyllura. Fabrika kryesore e kësaj komune "Ivo Lola Ribar" që prodhonte pjesë rezervë për termocentralin e Obiliqit e ka humbur këtë treg. Po ashtu fabrikat dhe ndërmarrje tjera siç është fabrika e produkteve të këpurdhave nuk janë duke operuar. Në përgjithësi ekonomia e komunës pas luftës është kthyer në një ekonomi fshatare me disa kioske që tregtojnë me produkte nga Serbia.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Në strukturën e popullsisë së komunës Zubin Potokut përpos ndryshimeve natyrore një rolë të madh kanë luajtur edhe projektet e qeverive të ndryshme Serbe të cilat që nga okupimi i kësaj pjese me qëllim të ndarjen së kësaj pjese nga lidhja tradicionale kulturore me Sanxhakun. Deri më tani ka informata të pakta që mund të përdoren si burime të sakta për numrin e serbëve të prurë në këtë komunë. Kështu nga një burim kuptohet se nga qeveritë serbe janë sjellur banorë nga Serbia. Mirëpo numri i familjeve të vendosura që figuron aty nuk është i plotë. Në këtë dokument qeveritë serbe pranojnë që në kuadër të "reformave agrare" në këtë komunë është vendosur një familje. Sido që të jetë, nga burimet e Sanxhaklive (banorëve jo serb) kjo pjesë ka qenë e banuar nga shqiptarët dhe boshnjakët e sanxhakut që dallonin pak nga ata të Bosnjës. Po ashtu nga këto burime bëhet e ditur që pas largimit të Perandorisë Osmane ka pasur pastrime të mëdha etnike në këtë komunë e cila më parë ishte e zhvilluar dhe luante rolin e një ure lidhëse në mes të Mitrovicës dhe Novi Pazarit.

Si do që të jetë pjesa më e madhe e popullsisë serbe përbëhet nga pasardhësit e luftëtarëve që kanë marrë pjesë në frontin e Selanikut gjatë luftës ballkanike kundër osmanëve. Si shpërblim të këtyre luftëtarëve të quajtur "solunci" qeveria serbe e asaj kohe ju ka dhënë atyre tokat e shqiptarëve.

Përbërja etnike[redakto | redakto tekstin burimor]

Regjistrimi i fundit i popullsisë nga "Institutit Jugosllav i Statistikave" me qendër në Beograd nga organizatat ndërkombëtare si p.sh OSCE është deklaruar si "regjistrim politik" në të cilin shifrat janë të fryra. Si do që në bazë të këtyre shifrave komuna e Zubin Potokut në vitin 1991 ka pasur 8,479 banorë nga të cilët 6,282 (74.1%) janë serb dhe 2,079 (24.5%) shqiptarë. Siç dihet shqiptarët e kanë bojkotuar regjistrimin në vitin 1991 për këtë të dhënat mbi ta janë të llogaritura në zyre të Beogradit. OSCE-ja llogaritë që në vitin 1991 në komunën e Zubin Potokut duhet të ketë pasur përafërsisht 12,000 banorë.

Nga banorët shqiptarë të dëbuar deri më 2002 janë kthyer 700 persona. Sipas një udhëheqësi lokal në katundin Çabër tani janë prezent diku rreth 1,500 persona. Ky numër përfshinë persona dhe familje të cilat tani janë duke banuar në Mitrovicë dhe nganjëherë kthehen. Në anën tjetër gjatë vitit 1999 në këtë komunë janë vendosur 3,000 serb të dëbuar nga pjesë tjera të Kosovës shumica e të cilëve banojnë në shtëpia private. Po ashtu janë tri qendra kolektive me diku 220 serb të Kosovës dhe refugjatë nga Kroacia

Përbërja etnike
Viti/Etnia Serbë  % Shqiptar  % Të tjerë  % Total
1991 Regj. i pavl. 7750* 89,1 850* 9,8 100 1,1 8,700*
Janar 1999 11,000* 91,7* 850 7,1 N/A N/A 12,000*
Tani (2005) llog. 14,000 93,9 800* 5,4 N/A N/A 14,900*
* Përafërsisht
Burimi për 1991: Regjistrimi civil i popullsisë; 1991-Përbërja nacionale e Komunave (Yugoslav Statistics Bureau, Belgrade, 1993), f. 123-125;
Burimi për 1999: Kosovo Village List (UNHCR, 9 Mars 1999)
Ref: OSCE pdf / html

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura e komunës së Zubin Potokut zhvillohet e ndarë në baza nacionale. Në qendrën e vendbanimit, ku dominojnë serbët gjendet qendra e kulturës me Kinemanë me 270 ulëse, e cila shfrytëzohet për mbajtjen e Koncerteve dhe manifestimeve tjera. Po ashtu në këto objekte gjendet galeria e arteve, libraria, diskoteka dhe restoranti. Në Kinema dy herë në javë shfaqen filma kryesisht të prodhimit të Serbisë, aty këtu edhe filma internacional. Këto shfaqje zakonisht përcillen nga 100 shikues. Po ashtu në qendër, në rrugën kryesore gjendet edhe galeria private e arteve posedues i së cilës është Mladen Popoviqi. Në anën tjetër zhvillimi i kulturës shqiptare në këtë komunë është i pamundshëm pasi që banorët shqiptarë nuk janë kthyer për të banuar plotësisht dhe enden nga Mitrovica në katundet e tyre varësisht nga zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Religjioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë luftës serbët kanë shkatërruar po thuaj se të gjitha objekte fetare të shqiptarëve ndërsa paria fetare e kësaj ane që ka mundur të shpëtojë është vendosur në Mitrovicë. Në anën tjetër popullsia serbe dhe paria e tyre fetare kanë ndërtuar edhe objekte të reja fetare. Në vitin 2006 në territorin e kësaj komune kanë qenë këto objekte fetare:

  • Kisha ortodokse e Shën Lazarit ndërtuar në shekullin XIV në qendër të katundit Banje (sipas të dhënave serbe)
  • Kisha ortodokse e së dielës së shenjtë (Shën Dielës), ndërtuar në shekullin e XIII dhe shkatërruar më 1941 në Bërnjakë
  • Kisha ortodokse së premtes së shenjtë (Shën Paraskeva), ndërtuar në shekullin e XV dhe rindërtuar në shekullin e XVII në Crepuljë
  • Manastiri ortodoks, ndërtuar në shekullin e XIV në Potokun e ultë
  • Kisha ortodokse në Jabukë, ndërtuar më 1455 dhe rindërtuar më 1777
  • Kisha ortodokse e virgjër në Jagnjenicë ndërtuar në shekullin XIV, shkatërruar në shekullin XVI, tani është duke u rindërtuar.
  • Kishat (dy) ortodokse në Luqka Rijeka të ndërtuara në vitin 1762
  • Kisha ortodokse e Shën Gjon baptistit, ndërtuar në shekullin XIV, shkatërruar në shekullin XVII dhe rindërtuar në vitin 1912 në Varagë
  • Kisha ortodokse Serbe e shenjtores është duke u ndërtuar dhe në shenjë të Zubin Potokut
  • Kisha ortodokse Serbe në Zhupçe ndërtuar më 1990

Media[redakto | redakto tekstin burimor]

Për shkak të dëbimit të popullsisë shqiptare në komunën e Zubin Potoku mediat dominohen nga ato serbe. Ndërsa popullsia e kthyer shqiptare nevojën e informimit e mbulon me informata të marruara nga mediat në Mitrovicë dhe në pjesë tjera të Kosovës. Si do që të jetë në komunë tani (2006) gjenden dy radio stacione private që emitojnë programe kryesisht muzikore në gjuhën serbe. Këto janë "Radio Kolashin", pronë e Zhivko Bishevacit dhe "Radio M" pronë e Marko Radojevcit.

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Zgjedhjet lokale - Zubin Potoku.

Politika komunale dominohet nga serbët pasi që shqiptarët janë dëbuar. Skena e tanishme partive politike serbe është e larmishme e dominuar nga një parti. Në komunë janë disa parti dhe iniciativa qytetare ndërsa kuvendi komunal dominohet nga partia DSS. Në Zubin Potok janë themeluar shtatë degë të partive politike të serbëve: SPS, SRS, JUL, DSS, ND, dhe SPO. Skena politike plotësohet edhe me "iniciativat qytetare" si janë iniciativa qytetare për kthimi (KP), iniciativa Kolashin (GIK), Mbijetesa Zubin Potok, socialistët e Kolashinës (GISK). Në fund vitin 2004 u prezantuan edhe dy parti të reja , G 17 Plus e krijuar nga ish-Social Demokratët (SD) si dhe Lëvizja e Forcave Serbisë.

Infrastruktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna e Zubin Potokut është e lidhur me Mitrovicën me magjistralen e Adriatikut e cila përshkon disa katunde dhe është në gjendje të mirë.

Rrjeti elektrikë në vendbanimet kryesore është i instaluar mirëpo për shkak të vjetrimit dhe të mungese së pajisjeve joadekuate në disa pjesë ka mungesë të rrymës.

Uji i pijshëm nga ujësjellësi qendrorë është përmirësuar mirëpo në pjesët rurale, banorët përdorin puset pasi që furnizimi i tyre ende nuk është i mundshëm.

Si problem kryesor në infrastrukturën dhe ambientin e komunës llogaritet të jetë sistemi i kanalizimit i cili gjendet në gjendje të mjerueshme. Ujërat e ndotura nga kanalizimi kanë ndotur lumin Ibër i cili shfrytëzohet si burim i ujit të pijshëm.

Rrjeti telefonik është i kyçur në atë të Serbis dhe është në një gjendje të dobët dhe përballet me ndërprerje të kohë pas koheshe. Ndërsa për rrjetin telefonik mobile funksionon vetëm përbrenda komunës dhe është treg i Mobtelit.

Deri vonë pas luftë në komun për "siguri" janë përkujdesur banorët e armatosur të ndihmuar nga bandat serbe të ardhura nga Serbia. Nga mesi i qershorit të 2006, policia e Kosovës e ndihmuar nga forcat e KFOR-it ka filluar që edhe në këto pjesë të marrë kontrollin e plotë dhe të bëjë të mundëshëm kthimin e banorëve. Policia ka shpallur konkurse për punënsim edhe të popullates serbë në rradhët e veta. Si do që të jetë der në këtë kohë për gjendjen e siguris ka shumë pak të dhëna dhe ato që janë vijnë nga bandat serbe me qender në Beograd.

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]



Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaji*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Obiliqi  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaji