Posta dhe Telekomi i Kosovës

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Posta dhe Telekomi i Kosovës ose shkurt PTK është kompani publike e cila ofron shërbime nga Telekomunikacioni dhe Posta.

Logo e PTK
Logo e PTK

Ndërmarrja e Postës, Telegrafit dhe Telefonit të Kosovës u themelua më 12 shtator 1990 si pasardhëse e PTK-së. Në vitin 1988, në një postë kosovare gravitonin 3,8 herë më shumë banorë se sa në një postë të Jugosllavisë së atëhershme. Gjithashtu dendësia e numrave telefonik në një banor ishte për 2,23 herë më e vogël se sa dendësia mesatare e ish Jugosllavisë. Në PTK ishin hartuan planet afatshkurta, afatmesme e afatgjatë për zgjërimin dhe persosjen e komunikacionit postar e telekomunikues edhe nëpër zonat rurale të Kosovës, mirpo qeveria e atëhershme e Serbis, zbatonë në atë ndërrmarrje shoqërore "masat e dhunshme" si pasojë e së cilës do të shkatërrohet edhe Postë - Telekomunikacioni i Kosovës, po ashtu edhe nga përndjkjet e qeverisë serbe do të shkaktohen edhe shumë viktima, në mesin e të cilëve, edhe 11 punonjës të PTK-së, duke mos i llogaritur edhe dy të kidnapuarit nga forcat serbe, e për të cilët akoma nuk dihet gjë.

Pas shumë pritjeve më 2 gusht 1999 punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës… U kthyen, por u zhgënjyen tërsisht, pasi me sytë e tyre panë se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj se nuk ekzistonin më. Shërbimet postare ishin pamundësuar tërësisht, ndërsa Telekomunikacioni i Kosovës, po thuaj nuk funksiononte fare, me perjashtim të disa lidhjeve telefonike ndërkombëtare, që i kishin ngelur ende Prishtinës, asnjë lidhje tjetër nuk funksiononte në tërë Kosovën… Sot, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës në aspektin struktural përbëhet nga dy shtylla kryesore: Telekomunikacioni dhe pjesa Postare.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Posta

Pjesa Postare përfshin:

  • Postën Ndërkombëtare,
  • Postën vendore, zyrat postare dhe shërbimin financiar postar.

Posta e Kosovës është e pranuar edhe nga Unioni i Postave Ndërkombëtare. Ajo në teritorin e Kosovës ka 109 zyra postare, 238 sportele, 379 foltore publike dhe 174 kuti postare.

[redaktoni] Telekomunikacion

Fushat e shërbimeve:

Telefonia fikse

Telefonia fikse ka 120 mijë parapagues të telefoneve fikse. Rrjeti i telefoneve fikse, pjesërisht aplikon teknikën digjitale, fibrave optik dhe sistemin SDH. Ndërsa në teritorin e komunes së Prishtinës ofron edhe shërbimet e Linjave të Huazuara (Lease Lines), linja ISDN (Rrjeti Digjital i Shërbimeve të Integruara)etj. Kapaciteti i rrjetit është diku afro 450 mijë porte. Në këtë pjesë të Postës dhe Telekomit të Kosovës hyjnë edhe foltoret publike të cilat janë

[redaktoni] Shiko dhe këtë


Posta e Kosovës është përqëndruar në përmirësimin e kualitetit dhe të një numër shërbimesh të ofruara për konsumatorët e saj. Gjatë vitit të ks së Kosovës t`i ofrojë palës së tretë shërbimet e arkëtimit dhe pagesave.

Arritja e marrëveshjeve për shërbime ndërmjet Postës, Telefonisë Fikse dhe asaj Mobile që njësitë e biznesit për shërbimet e kryera ndermjet vete të kompenzohen.

U lëshuan në qarkullim shtatëmbëdhjetë emisione të reja të pullave postare (Filatelia Pulla Postare) u bë përmirësimi i kualitetit të shërbimeve të thjeshta dhe prim të postës kombëtare dhe ndërkombëtare, përgatitja e projektit dhe shpallja e tenderit për renovimin e 17 zyrave postare në tërë Kosovën.

Shpallja e tenderit për ndërtimin e (Qendrës Tranzite Postare) QTP-së së re, planifikohet të përfundojë brenda dy vjetëve.Posta synon ta pozicionon veten në mesin e shërbimeve më të avancuara postare të botës me imazh dhe (markë) identifikues, e mbështetur nga një mori shërbimesh kualitative.

Elementet kryesore të strategjisë të Postës së Kosovës janë:

Përmirësimi i vazhdueshëm në shërbimet për konsumatorë, shtimi i përdorimit të teknologjisë moderne duke filluar me automatizimin e plotë të shërbimeve të sportelit, implementimi i shërbimeve shtesë financiare jobankare, zhvillim të vazhdueshëm profesional për të gjithë stafin dhe zgjerimin e rrjetit postar.

[redaktoni] Lidhje të jashtme

Në gjuhë të tjera