Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), është themeluar më 20 dhjetor të vitit 1975Prishtinë me Ligj të veçantë të Kuvendit të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Akademia e Kosovës) është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit në Kosovë i themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Interesi publik e kombëtar i Akademisë shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Selia e Akademisë është në Prishtinë. [1]

Akademia përbëhet nga tri organe kryesore nga Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari. Ndër to organi më i lartë është Kuvendi i Akademisë dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e rregullt dhe korrespondentë të saj. Prezentues i Akademisë është Kryetari i Akademisë. Akademia ka anëtarë të rregullt, anëtarë korrespondentë, anëtarë të jashtëm. Akademikët d.m.th shkencëtarët që bartin titullin Akademik ata janë anëtarë të përjetëshëm. [1]

Seksionet[redakto | redakto tekstin burimor]

Akademia ka katër seksione:

  • Seksionin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë
  • Seksionin e Shkencave Shoqërore
  • Seksionin e Shkencave të Natyrës
  • Seksionin e Arteve.

Seksionet udhëhiqen nga sekretarët e seksioneve. ASHAK-u ka edhe Departamentin e Bibliotekës dhe të Administratës.


Kryesia[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarë të rregullt[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarë korrespondentë[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarë të jashtëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Anëtarë nderi[redakto | redakto tekstin burimor]

In Memoriam[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryetarë të Akademisë deri më tash[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b LIGJI PËR AKADEMINЁ E SHKENCAVE DHE TЁ ARTEVE TЁ KOSOVЁS Në amëzën assembly-kosova.org

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashme[redakto | redakto tekstin burimor]

Koordinatat:42° Veri 21° Lindje 42.666527° Veri 21.166848° Lindje