Ali Hadri
Ali Hadri është historian, akademik shqiptarë. Lind në mars të vitit 1928 në Lushnjë të Shqipërisë.
Biografia [redakto]
Më 26 dhjetor 1970 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës ai e mbrojti me sukses doktoraturën. Kjo datë është e rëndësisë së veçantë për arsimin dhe shkencën shqiptare, sepse ishte doktorata e parë e mbrojtur në Universitetin e Prishtinës. Mjafton ky fakt për ta vënë në pah rëndësinë e punës profesionale edukative e shkencore të Ali Hadrit, i cili në Kosovë tashmë me plot të drejtë çmohet si themeltar i shkollës sonë të historiografisë kombëtare. Ali Hadri ishte drejtori i parë i Institutit të Historisë së Kosovës, ku punoi derisa organet pushtetit të atëhershëm e shkarkuan nga detyra, për shkak të mbështetjes së kërkesave të studentëve në demonstratat e vitit 1981, të cilat i mbrojti me përkushtim, me forcën e argumentit dhe me guximin e një atdhetari të rrallë.
