Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Prishtinës (UP) është universitet publik ne Prishtine, Kosove. Eshte universiteti me i madh dhe me i vjeter ne Kosove.
Përmbajtja |
Historiku [redakto]
Institucioni i parë i arsimit të lartë në Kosovë ishte Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë (1958). Në fillim kishte këto grupe mësimore: Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe, Grupi i Gjuhës dhe i Letërsisë Serbokroate, Grupi i Biologjisë, i Gjeografisë dhe i Kimisë, Grupi i BAT-it dhe i Fizikës, Grupi i Matematikës dhe i Fizikës. Në vitin e parë shkollor 1958/59 u regjistruan 93 studentë të rregullt dhe 55 me korrespondencë. Në vitin shkollor 1961/62 u hap paralelja e SHLP të Prishtinës në Prizren, ku u regjistruan 100 studentë, 48 prej të cilëve ishin shqiptarë. Në vitin 1962 SHLP e Prizrenit bëhet e pavarur. SHLP e Prishtinës themeloi edhe Qendrën për studime me korrespondencë në Novi Pazar, me 50 studentë.
UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 Nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës. Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posathemeluar ishin këto fakultete me seli në Prishtinë: Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë. Universiteti i Prishtinës ka 17 fakultete. Shkollat e larta pedagogjike dhe Fakulteti i Mësuesisë janë bartur në Fakultetin e Edukimit.
Fakultetet [redakto]
- Fakulteti Filozofik i UP-së
- Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
- Fakulteti i Filologjisë
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
- Fakulteti i Mjekësisë
- Fakulteti i Arteve
- Fakulteti i Bujqësisë
- Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë
- Fakulteti i Kulturës Fizike
- Fakulteti i Edukimit (Dega Prishtine, Gjakove, Prizren, Gjilan)
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Mitrovicë
- Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Feriz
- Fakulteti i Gazetarisë
Bashkepunime [redakto]
Universiteti i Prishtinës është anetarë i plotë i Asociacionit te Universiteteve Evropiane ([1])
Ish-studente te njohur [redakto]
- Fehmi Agani, doktoruar ne sociologji më 1973 në Fakultetin Filozofik.

