Gjermania
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
|
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
| Moto Kombëtare: Einigkeit und Recht und Freiheit Gjer.:Bashkimi, Drejtësia dhe Liria |
|||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Të dhëna tabelare
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||
Republika Federale e Gjermanisë (gjermanisht: Bundesrepublik Deutschland) ndodhet në pjesën qendrore të Evropës dhe ka kufi të përbashkët me (nga veriu) Danimarkën, Poloninë, Çekinë, Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun, Belgjikën dhe Holandën. Ndërsa në veri në anën perëndimore e përshkon kufiri natyral i detit verior dhe anën lindore deti lindor.
Kryeqendër e qeverisjes dhe kryeqytet është Berlini edhe pse disa ministri ndodhen ende në kryeqytetin e vjetër, në Bon(Bonn). Sistemi politik shtetëror është federatë dhe i organizuar si demokraci parlamentare, sipas paragrafit 20 të kushtetutës gjermane, Gjermania është një bashkësi shtetesh demokratike dhe sociale me të drejtën e pushtetit. Ky shtet federal përbëhet nga 16 vende pjesërisht sovrane. Tetëdhjetë e dy milionë banorë që banojnë në një hapësirë prej 349,223 kilometra katrorëve, e bëjnë Gjermanin të jetë vendi me dendësinë më të madhe në Evropë. Po ashtu Gjermania është e njohur si anëtare e Bashkësisë Evropiane (BE), Grupit të tetëshes dhe NATO-së.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
- Artikulli kryesor Historia e Gjermanisë
Historia e shtetit gjerman është shume e pasur. Te dhenat tregojne se ne mijëvjeçarin e parë para Krishtitit vendi filloi të banohet nga popullsi indoevropiane. Ne vitin 962 p.e.s u krijua Perandoria e Shenjtë Gjermane. Nga mesi i dytë i shek.XIX Prusia forcohet mjaft dhe bëhet nismëtarja e Luftës se Parë Botërore. Në vitet 1919-1933 zotëron Republika e Vajmarës. Ne vitet 1933-1945 vendoset diktatura e Adolf Hitlerit - Perandoria e III-të (gjer. Reich III). Pas luftës II-të botërore, historia e saj është lidhur me rindërtimin, fuqizimin ekonomik dhe me ribashkimin e të dy shteteve Gjermane(1990) pas shembjes se murit të Berlinit.
[redaktoni] Politika
- Artikulli kryesor Sistemi shtetror
Gjermania është republikë federale, parlamentare, reprezentative demokratike. Politika gjermane funksionon nën rregulloren e njohur si Grundgesetz ("Ligji bazik") i miratuar nga viti 1949. Amandamentet në Grundgesetz kërkojnë miratimin e dy të tretave (2/3) të shumicës (mazhorancës) parlamentare. Grundgesetz-i në vitin 1990 pësoi disa ndryshime në amandamente ndikuar nga ribashkimi i Gjermanisë.
Kancelari është udhëheqës i qeverisë dhe fuqi ekzekutive shtetërore. Fuqia legjislative federale parlamentare është Bundestagu dhe Bundesrati një trup unik legjislativ që nuk mund të krahasohet me asnjë sistem tjetër. Bundestagu zgjedhet përmes zgjedhjeve direkte, votimeve. Antarët e Bundesratit përfaqësojnë qeveritë e 16 federatave gjermane dhe janë antarë të kabinetit shtetërorë që mund t'i ndërrojë dhe largojë në çdo kohë.
Që nga viti 1949, sistemi partiak ka qenë i dominuar ngaUnioni Kristioano-Demokratik dhe Partia Social-Demokrate e Gjermanisë
Udhëheqësi gjerman i shtetit është Presidenti i Gjermanisë, i zgjedhur nga Bundesversammlungu, institut që përfshin antarët e Bundestagut dhe një numër të barabartë të delegatëve shtetërorë. Fuqia e dytë udhëheqëse politike në gjermani është Presidenti i Bundestagut, i cili zgjidhet nga vetë Bundestagu.
[redaktoni] Njësitë shtetërore
Gjermania ndahet në 16 njësi shtetërore të quajtura "lender" (org.:Länder; njëjës Land, thuhet edhe Bundesländer; njëjës:Bundesland). Këto njësi shterore ndahen në 439 njësi administrative. Gjermania është një federatë dhe njësit shtetrore të saj kanë kompetenca të barabarta ndërmjet veti dhe po ashtu kanë përfqsuesit e tyre në dhomën federative.
[redaktoni] Gjeografia
- Artikulli kryesor Gjeografia e Gjermanisë
Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L dhe 349,223 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,798 km 2 ujë. Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë.
Klima e Gjermanisë është e ndryshme në përgjithësi është klimë kontinentale me dimër e verë të lagësht.
Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta,në pjesën jugore e posaçërisht në Bavari tereni është malorë dhe përshkohet nga Alpet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin e detit në një vend të quajtur Nojdorf (gjer. Neudorf bei Wilster) (-3.54m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,963 metrave në vendin e quajtur Cugshpice (gjer.:Zugspitze).
[redaktoni] Ekonomia
- Artikulli kryesor Ekonomia e Gjermanisë
Gjermania është kolosi i kontinentit europian.Vitet e fundit është vërejtur nje rritje e madhe e industrisë dhe produkteve gjermane.Për nga GDP rradhitet e treta në botë pas SHBA-së dhe Japonisë.Sipas burimeve të Organizatës Botërore të Tregëtisë Gjermania u rradhit si eksportuesja më e madhe në botë.Prodhon qymyrguri të cilësisë së lartë, ka industri mekanike, metalurgji, industri kimike, elektronike, industri automobilash, ndërtim anijesh etj.Firmat gjigande te elektronikës si ajo Siemens dhe ato të ndërtimit te automobilave siç janë Volkswagen dhe DaimlerChrysler rradhiten ndër firmat më të mëdha në botë.Bujqësia gjermane është në nivelet më të larta.Me të merret 3% e popullsisë.Prodhon patate, panxharsheqeri, drithëra, bimë farogjere etj.Telekomunikacioni është ndër nivelet më të larta.Tonazhi i flotës detare është rreth 5 milionë ton.Frankufurti është aeroporti më i madh i vendit dhe një ndër më të mëdhenjtë në botë.Përdor monedhën e përbashkët evropiane.Së bashku me Francen ajo luan një rol kryesor në Bashkimin Evropian.
[redaktoni] Demografia
Artikulli kryesor Demografia e Gjermanisë
Në Gjermani jetojnë 82 437 995 banorë (2005.). Gjermanët përbëjnë shumicën e popullsisë 91.16% (75 148 846). Në Gjermani jetojnë 7 289 149 (2005.) shtetas të huaj, numrin më të madh e përbëjnë Turqit 2.4% (1,764,300) ndërsa të tjerët të gjithë 6.1% të popullsisë. Kryësisht janë Italianë, Serb, Grekë, Polakë, Kroatë (31.12.2005: 228 926), Rus, Shqiptarë dhe Boshnjak. Pjesën më të madfhe të të popullsisë së hujaj e përbëjnëe refuxhatët, punëtotrët e huaj (Gastarbeiter) me anëtarët e familjeve të tyre. Përveq gjermanëve dhe të të hyajve në Gjermani jetojnë edhe 4 pakica kombëtare (nationale Minderheiten). Në veri jeton pakica daneze me rreth 50 000 anëtarë edhe atë më së shumti në krahinën Schlesëig-Holstein. frizët(60 000) jetojnë në karhinë perëndimore të Schlesëig-Holsteina. Shkalla arsimore arrinë në 99%, ndërsa kohëzgjatja e jetesë 78 vjet (femrat 81, meshkujt 75). Sa I përket strukturës moshore 14.7% I takon grupmoshës 0-14vjet, 67.3% grupmoshës 15-64 vjet dhe 18% grupmoshës mbi 65 vjet.
[redaktoni] Kultura
- Artikulli kryesor Kultura e Gjermanisë
[redaktoni] Kultura shqiptare në Gjermani
[redaktoni] Shiko dhe këtë
- Lista e shoqatave shqiptare të zyrtarizuara në Gjermani
- Shoqata Studentore në Mainz (Mainz)
- Klubet futbolistike Kosova në Gjermani
[redaktoni] Lidhje të jashtme
- Qeveria :Bundesregierung Deutschland
- Kryetari :Bundesprësident
- Parlamenti :Bundestag
- Ministria :
- Ambasada :Ambasada në Tiranë
- Argumente rreth Gjermanise (zyrtare)
- Deutschland.de —(zyrtare)
- campus-germany.de —(studenteve)
- Deutsche Welle (radio stacion ne 30-te gjuhe)
- Statistikportal.de — (te dhena zyrtare)
- World Fact book — Germany (fakte amerikane rreth Gjermanise)
- Travel-Images.com - Gjermania — (foto)
- Stadtpanoramen.de — (foto)
- Germany travel guide(turizem)
- Germany travel guide(turizem)
- Wikipedia udhetime turistike
| Ky artikull nga Gjeografia e Evropës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
| Shtetet e Evropës | ||
|
|
||
|
Teritore tjera : Akrotiri2 · Dhekelia2 · Ishujt Faroe · Gjibraltari · Guernsey · Jan Mayen · Jersey · Ishulli i Njeriut · Svalbard |
||
Austria • Belgjika • Britania e Madhe • Danimarka • Estonia • Finlanda • Franca • Gjermania • Greqia • Holanda • Hungaria • Irlanda • Italia • Letonia • Lituania • Luksemburgu • Malta • Polonia • Portugalia • Qipro • Republika Çeke • Sllovakia • Sllovenia • Spanja • Suedia

