Richard Wagner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rikard Vagner 1813 - 1883

Wilhelm Richard Wagner (Vilhelm Rikard Vagner) lindi më 22 maj 1813Laipcig; vdiq më 13 shkurt 1883Venedik ne pallatin Vendramin-Calergi. Ishte nje kompozitor, teoricien muzikor, dirigjent, dhe eseist me ndikim në Gjermani. Ai njihej më parë për operat e tija ose "dramat muzikore" siç i quante ai ato më vonë. Muzika e tij ndikoi rrënjësisht në muzikën perëndimore ose nga shtrirja e zbulimeve të tija ose nga veprimi kundër tyre.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vagner lindi në Laipcig me 22 maj 1813 si fëmija i nëntë i juristit dhe aktorit diletant Karl Frederik Vagner (1770-1813) dhe i Johana Rozine Vagner, e lindur me mbiemrin Pec (1774-1848). Gjashtë muaj pas lindjes së tij, me 23 nëntor 1813 vdiq babai i tij nga tifoja. Në gusht 1814 e ëma e Vagnerit(Maria)u martua me aktorin dhe poetin Ludvig Gajer, i cili kujdesej për familjen pas vdekjes së të atit. Në vitin 1814 familja u shpërngul në Dresden. Me 16 shkurt 1815 lindi motra (nga ana e nënës) e Vagnerit, Sesilia.

Ne vitin 1817 Vagneri fillon shkollen. Ne vitin 1819 njerku i tij Ludvig Gajer u semur dhe vdiq me 30 shtator 1821ne Dresden. Vagneri u mor nen kujdestari nga ungji i tij Karl Geyer ne Eisleben. Me 22 dhjetor 1822 nen emrin Wilhelm Richard Geyer ai hyn ne shkollen Kreuzschule ne Dresden. Ne vitin 1826 familja e tij shperngulet ne Prage ndersa Rikardi mbetet ne Dresden por vizitonte edhe nganjeher familjen ne Prage, heren e pare ne vitin 1826, dhe heren e dyte ne vitin 1827. Për Krishtlindje ishte perseri prane familjes ne Lajpcig. Ketu ai mesonte nen emrin Vagner nga viti 1828 deri 1827 ne Nikolaischule dhe ne Thomasschule. Ai u ndikua ne kete kohe nga ungji i tij Adolf Wagner. Rikardi lexoi Shekspirin dhe romancieret p.sh. E.T.A. Hoffmann. Ne moshen 16 vjeçare Vagneri perjetoi kengetaren e operas Wilhelmine Schröder-Devrient ne Fidelion e Bethovenit. Qe nga kjo kohe ai vendosi te behet muzikant, dhe pak kohe me vone perpiloi sonatat e tij te para, nje kuartet si edhe operan e pambaruar „Die Hochzeit“. Nga viti 1831 ai studioi muzike ne Universitetin e Laipcigut, si edhe mori mesime kompozimi nga drejtuesi korit Tomasor Christian Theodor Weinlig, te cilit ai ia kushtoi edhe vepren e tij te pare "Klaviersonate in B-Dur" (Sonate për piano ne Si bemol magjor). Ne vitin 1832 Vagneri kompozoi Simfonine Do magjor (C-Dur) dhe ndermori udhetimin e tij te trete ne Böhmen (Bëmen).Ishte nje nder kompozitoret me te mire ai kompozoi 'OPERA ' ...

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

' Die Hochzeit '

Thënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gëzimi nuk është ndër gjëra, por është ndër ne
  • "Arti i sotëm i është dhënë industrisë. Zoti ynë është paraja, religjioni ynë eshte fitimi i parave, prandaj nuk duhet habitur qe edhe arti ecën kah paraja".
  • "Arti është momenti më i lartë i shoqërise njerëzore, vetëm atëherë kur nuk është i ndarë nga jeta por identik me shumë paraqitje te jetës".

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]