Opera

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Opera është vepër komplekse muzikore skenike, e cila është paraqitur në periudhën e Barokut. Shumë historianë të muzikës fillimin e Barokut e lidhin me paraqitjen e operës ose në vitin kur lindi ajo – 1594. Pra, opera e parë e quajtur “Dafne” e Jacopo Peri, u mbajt në Firencë, Itali në vitin 1594. Gjini muzikore që lindi dhe u zhvillua në periudhën e Rilindjes, nga fundi i shekullit XV dhe gjatë shekullit XVI. Opera ishte një gjini muzikore që përfshiu disa lloj artesh si: dramën, muzikën, skenografinë etj.

Përmbajtja e operës merret nga legjendat, historitë dhe mitet e ndryshme. Opera është dramë në të cilën bashkёveprojnё kënga me përcjelljen orkestrale (si recitativet, ariet dhe koralet) si dhe pjesët instrumentale (si uvertyrat, preludet dhe interludet). Kjo formë është mjaft komplekse me vetë faktin se involvon disa drejtime artistiko-muzikore (instrumentale dhe vokale), dramën, poezinë, aktrimin, vallëzimin, skenografinë, kostumografinë etj. Përpos orkestrit, korit, baletit dhe solistëve vokal, shfaqja e operës domosdoshmërisht kërkon objektin adekuat, kurse rrallë herë mund të prezantohet në formën koncertale.[1]

Kompozitorët më të njohur të operës së periudhës së Barokut janë:

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ LIGJIN PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS Në amëzën assembly-kosova.org