Krishtlindja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Adhurimi i të diturve.
Pritja e ardhjes së Krishtit që paraqitet në një skenë të Krishtlindjes, ku vërehet mungesa e statujzës së Jezusit fëmijë.
Skeda:Christmas collage.PNG
Pamje nga kremtimi i Krishtlindjes.

Krishtlindja, edhe Kërshëndellat apo shkurt Kshnellat ndër besimtarët katolikë, është një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 Dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Kollit apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.

Lindja e Jezu Krishtit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga MëriaBetlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.

Për nxënësit e tij, lindja e Krishtit është parathënë nga profetësi të ndryshme sipas të cilave mesia do të lindte nga shtëpia e Davidit për të shpëtuar botën nga mëkati.

Data e lindjes se Jezusit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Datëlindja e Jezusit sipas të krishterëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e re. Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbar bota krishtere apo e thënë më ndryshe edhe si datë e paqes.

Katolicizëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krishtlindja te katoliket dhe disa kisha ortodokse, përfshirë edhe ortodoksët shqiptarë (krahas kishave greke, rumune, bullgare, qipriote, etj) festohet me 24-25 dhjetor per shkak te kalendarit gregorian.

Ortodoksi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek një pjesë e kishave ortodokse dhe kishat e tjera lindore Krishtlindja festohet ne 7 janar për shkak të kalendarit julian.

Ungjillizëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Njëlloj si me katolikët gjithashtu edhe tek evangjelistët dhe kishat protestante Krishtlindja festohet më 24-25 dhjetor.

Kritika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]