Perëndia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Zoti të bashkohen në një artikull të vetëm.



Krijimi i Adamit nga Mikelangjelo. Afresk nga Kapela Sistine (1511); një nga veprat artistike më të njohura të botës.

Perëndiafetë dhe filozofitë monoteiste, është qenia hyjnore, e përsosur, më e lartë, e amshuar, e pakufishme, e gjithëdijshme, e gjithëfuqishme, dhe e gjithëpranishme, krijuesi dhe drejtuesi i gjithësisë. Përkufizimet mbi Perëndinë mund të ndryshojnë në vende e popuj të ndryshëm.

Perëndia përshkruhet nga teologët si një qenie personale, patrup, burimi i detyrimeve morale, dhe më e madhe që mund të përfytyrohet.

filozofi janë zhvilluar shumë argumente që janë për dhe kundra ekzistencës së Perëndisë.

Emrat e Perëndisë ndër fe të ndryshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Në gjuhën shqipe emri "Perëndia" është i përveçëm dhe i përket gjinisë femërore, (në shumë gjuhë të tjera "Perëndia" i përket gjinisë mashkullore, si p.sh. në gjuhën latine Deus, në gjuhën angleze: God; gjuhën franceze: Dieu; gjuhën gjermane: Gott; gjuhën greke: Theos; gjuhën italiane: Dio, gjuhën ruse: Bog etj.) por sipas teologëve Perëndia nuk është qenie trupore që ka trajtë apo gjini. Megjithëkëtë Perëndia paraqitet shpesh në arte si një burrë plak, i thinjur me mjekër.

Perëndia njihet në tradita të ndryshme fetare me emra të ndryshëm:

  • Në fenë e krishterë Perëndia njihet me emrin "Abba", që në gjuhën aramike dhe hebraike do të përkthehej "baba, at", si nënkuptim i termit "Ati Perëndi".
  • Allah është emri i Perëndisë në gjuhën arabe, i cili përdoret nga myslimanët dhe po ashtu nga arabët jo-myslimanë. Rrënja "ilah" në gjuhët semitike veriore El (hebraisht "El" ose më saktë "Eloha", aramisht "Eloi") është fjala lindëse për një perëndi (çdo hyjni), emri Allah përmban nyjën e shquar "Al", që i jep fjalë për fjalë kuptimin emrit "Allah" - "Perëndia". Në gjuhën shqipe, ndër myslimanët shqiptarë, Allahu nënkupton Perëndinë. Një traditë islamike pohon se Allahu ka 99 emra, apo veti, ndërsa të tjerë thonë se të gjithë emrat e mirë i përkasin Allahut. Ngjashmërisht, në gjuhën aramike, që besohet të jetë folur nga Jezusi, fjala "Alaha" përdorej për të treguar Perëndinë.
  • JHVH - Jahveh (hebraisht:'Jud-Haj-Vav-Haj', יהוה) janë disa nga emrat e përdorur për Perëndinë në përkthimet e ndryshme të Biblës (të gjitha e përkthejnë njëlloj me shkurtimin e katër shkronjave - JHVH). Katërshkronjëshi është emri me të cilin Perëndia iu bë i njohur Moisiut (në Bibël), kur ky e pyeti për emrin dhe Perëndia iu përgjigj emri im është: "Unë Jam Ai që Jam". (Tekstualisht, «Kur të të pyesin kush të dërgoi, thuaju "Unë Jam Ai që Jam" më ka dërguar».)
  • Elohim, "Perëndi" (me prapashtesën -im, që e kthen fjalën në shumës), përdoret nganjëherë me kuptimin "perënditë" apo më mirë gjykatësit e vdekatarëve.
  • Trinia e Shenjtë (një Perëndi në tre veta, Ati Perëndia, Perëndia Biri (Jezusi, Krishti), dhe Perëndia Shpirti i Shenjtë) emërtim që tregon Perëndinë pothuajse në të gjithë krishterimin. Të krishterët arabë përdorin shpesh gjithashtu fjalën arabe "Allah" për të treguar Perëndinë.

Çështja e ekzistencës së Perëndisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Janë parashtruar si edhe hedhur poshtë shumë argumente për dhe kundra çështjes së ekzistencës së Perëndisë nga filozofë, teologë dhe mendimtarë të ndryshëm. Në terminolologjinë filozofike, argumente të tilla lidhen me shkollat e mendimit mbi epistimologjinë e ontologjisë së Perëndisë.

Ka shumë tema filozofike që kanë të bëjnë me ekzistencën e Perëndisë. Disa përkufizime mbi Perëndinë janë aq të pacilësuara saqë diçka mund të ekzistojë që plotëson këto përkufizime, ndërsa përkufizime të tjera janë dukshëm vetëkundërshtuese.

Pikëpamja shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e monoteizmit[redakto | redakto tekstin burimor]

Monoteizmi dhe panteizmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]