Gjinia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Gjinia. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Gjinia është një lloj njësie (grup) përbrenda fisit (bashkësi) e cila përdoret si njësi bazë në disa lëmi.

Gjinia në komunitete primitive është një grup njerëzish me lidhje gjaku e me prejardhje nga një paraardhës i përbashkët, dhe ishte njësia ekonomike e shoqërore bazë në komunitetin primitiv.[1]

Po kështu shikuar nga aspekti etnografik përkufizimi i saj mbanë thelbin e kuptimit duke përshkruar njerëzit e afërt të një gjaku nga ana e gruas. Përpos përdorimit në bazë të thelbit të saj në disa lëmi ajo fillon të ndryshojë kuptimin sipërfaqësor duke ruajtur karekteristikat themelore. Gjinia si njësi në botanikë përshkruan kafshët apo bimët me disa tipare kryesore të përbashkëta. Në anën tjetër në biologji gjinia merret si tërësia e tipareve natyrore, që dallojnë mashkullin nga femra d.m.th seksin ndërsa në gramatikën e një varg gjuhësh trajtat ngjashme të lakimit të fjalëve ndahen në njësi të quajtura gjini.


Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980