Drita
| redaktoni skemën e spektrit EM |
Drita (lat. lux, lucis) është rrezatim elektromagnetik me një gjatësi valore që është e dukshme për sytë ( syri njerëzor kap valë elektromagnetike prej rreth 380 deri 780 nanometra) tanë (drita e dukshme) ose me një përkufizim shkencor dhe teknik : Drita është rrezatim elektromagnetik i valëve që studiohen në fushën e optikës. Tre përmasat themelore të dritës (të të gjitha rrezatimeve elektromagnetike) janë:
- Dendësia (apo gjerësia), që ka të bëjë me rrokjen njerëzore të ndriçueshmërisë së dritës,
- Gjatësia e valës, që kapet nga njerëzit si ngjyra e dritës dhe,
- Polarizimi ( ose këndi i dridhjes), që në rrethana të rëndomta është i pakapshëm nga njerëzit.
Emërtimi dritë vlen për tërë spektrin e valëve elektromagnetike. Për shkak të dualitetit (dyzimit) të përhajes së valës si grimcë e lëndës, drita shfaq njëkohësisht vetitë si të valës dhe si të grimcës. Natyra e saktë e dritës është një nga çështjet kryesore të fizikës moderne.
Drita si dukuri në të kaluarën ka qenë si është edhe sot, një dukuri tërheqëse e studiuesve. Për krijimin e dritës që në ato kohëra ka pasur mendime interesante. Kështu p.sh dijetarët e Greqisë së Lashtë, Demokriti dhe Epikuri e kuptonin dritën si jashtëqitje të trupave. Shpejtësia e dritës është 299,792,458 km/sek. Në të kaluarën shumë fizikanë kane provuar të matin shpejtësinë e dritës. Në mesin e këtyre ishte edhe Galileo Galilei. Ai e llogariti shpejtësinë e dritës dhe përfundimi i doli qe shpejtësia e dritës është e barabarte me 227,000,000 km/sek. Një fizikanë tjetër ka qene Hipolytte Fizeau të cilit përfundimi i doli 313,000,000 km/sek. Por me mjetet e sotme është llogaritur shpejtësia më e saktë e dritës d.m.th 229,729.458 km/sek.
| Ky artikull nga Fizika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
[redakto] Shiko dhe këtë
Radiovalët | Mikrovalët | Rrezatimi teraherc | Rrezet infra të kuqe | Drita e dukshme | Rrezet ultravioletë | Rrezet rentgen | Rrezet gama