Ngjyra
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ngjyra bën pjesë në grupin e materialeve grafike, e cila është substancë e ngjyrosur, që posedon ngjyrim të caktuar dhe ka aftësi që gjtatë procesit të shtypit të lidhet me bazën në të cilën shtypet. Çdo ngjyrë grafike është e përbërë edhe nga komponente të tjera, përmban bashkime apo grupe bashkimesh që i sigurojnë ngjyrim e të cilat i quajmë pigmente. Gjithashty ngjyrat përbëjnë edhe lidhëse të cilat bëjnë lidhjen e të gjitha komponenteve në ngjyra. Komponentet e tjera janë nga përbërjet e ndryshme kimike. Ngjyrat themelore grafike janë: e verdha, e kaltërta (cian) dhe purpure (magenta). Me përzierje në përmasa të barabarta të këtyre tri ngjyrave themelore përfitohet ngjyra e zezë.
Ngjyrat që shifen me dritën e syrit të njeriut
| Ngjyra | ndryshimi sipas gjtësisë valore | ndryshimi në frekuenca |
|---|---|---|
| kuqe | ~ 625-740 nm | ~ 480-405 THz |
| portokalle | ~ 590-625 nm | ~ 510-480 THz |
| verdha | ~ 565-590 nm | ~ 530-510 THz |
| gjelbër | ~ 500-565 nm | ~ 600-530 THz |
| cijan | ~ 485-500 nm | ~ 620-600 THz |
| kaltra | ~ 440-485 nm | ~ 680-620 THz |
| vjollcë | ~ 380-440 nm | ~ 790-680 THz |
