Saksonët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Central Europe, 919-1125.jpg
Trojet e udhëheqësve "Hercogëve" në shk. X
Three states called Saxony.png Saksonia, Saksionia Anhalt dhe Saksionia e Ultë si pjesë të Federatës Gjermane.

Saksonët (dhe: Saxones; gjer.: Sachsen shkurtes për "Sahsnotas" ~ fisi i njerëzve të shpatave )[1]si lidhje e fiseve gjerman për herë të parë përmenden nga Plolimeu (Ptolemaios) rreth viteve 150 p.e. sonë nën shkrimin "Saxones". Sipas tij, saksonët jetonin në veri të Elbës dhe ishin në bashkim i fiseve të afërta (ndë të tjerët edhe të fisit Chauken. Hapsira e tyre shtrihej në jug, ku që më së voni në shekullin e IV-të trekëndëshi i Elbës nihet si bërthama e tokave të saksonëve. Një pjesë e madhe e fisit të saksonëve, që nga shekulli V fillojë që të shpërngulej në ndrejtim të ujdhesës Britanike (Anglo-Saksonët). Pjesa e mbetur në tokat e brendëshme, të quajtur saksonët e vjetër (Etërsaskonët) për një kohë të shkurtë gjatë shekujve V/VI bien nën sundimin e turingenëve. Këta, të mbeturit ja arrinë që të pavarsohen nga sundimi, diku në fund të vitit 531, dhe të sundojnë pjesë tjera të pjesës veri-perendimore të Gjermanisë. Përleshjet e shpeshta në shekullin e VI deri në shekullin e VIII gjatë krijimit të mbretërisë së madhe të Frankëve, arrijnë kulmin me luftën e Saksonëve dhe të Karlit të Madhë (772-804). Kjo luftë përfundoj me nënshtrimin e Saksonëve të pa fe, sundimit të frankëve. Pas kësaj fillon nënshtrimi në masivë i saksonëve të vjetër fesë krishtere.

Saksonët nuk njihnin mbretër, por, për detyra të posaçme zjidhnin udhëheqës (Hercugë gjer.: Herzog) si p.sh. zgjedhja e Vindukindit (Windukind) si udhëheqës në luftë kundër Karlit të Madhë. Saksonët përbëheshin nga katër pjesë të fisit (pari): Engerët, Falenët e perendimit (Westfalen), Falenët e lindjes (Ostfalen) dhe njerëzit e veriut. Këta merrnin pjesë në kuvend të "Allthing"-ut të Marklo-së. Kanuni i fisit Sakson apo E drejta saksone (Lex Saxonum) u krijua më 802 nën sundimin e frankëve (Saksonia e Ultë).

Fisi i përzier gjermano-sllav[redakto | redakto tekstin burimor]

Po ashtu si Saksonë quhet edhe fisi i përzier mesjetar gjermano-sllavë që jetonin ndërmjet Elbës, vargmaleve dhe Salës.

Gjatë koshës së dyndjeve të fiseve gjermane në drejtim të lindjes, rreth vitit 1100. Banorë të Tyringenit (Theuringer), Flamenisë së lartë (Oberpfealzer), Bavarisë (Baiern) dhe tokave të frankëve të lumit Main u shpërnglën në pjesët lindore, jashtë Saksonisë, të popullzuar rrallë nga slavët. Këta mërgimtarë u bashkuan në një fist të quajtur Saksonë (Saksonia e lartë) në përbërjen e të cilit hynin edhe fise slave. Nga fiset sllave që hynë në përbërjen e këtij fisi, sot si sllav dallohen vetëm Soerbët.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Der Grosse Brock Haus, Band 18 - Wisebaden 1984 ISBN 3-7653-0363-1