Sistemi shtetëror në Gjermani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
President i SHBA-ve George W. Bush duke mbajtur fjalim në BundestagBerlin.

Gjermania është republikë federale, parlamentare, reprezentative demokratike. Ligjivënja gjermane është e ndërtuar mbi ligjin themelorë të quajtur "Grundgesetz" (lexo: Grund-gezetc} - një lloj i kushtetutes - i miratuar në vitin 1949. Amandamentet në Grundgezetc kërkojnë miratimin e dy të tretave (2/3) të shumicës (mazhorancës) parlamentare. Grundgezetci në vitin 1990 pësoi disa ndryshime në amandamente si rrjedhë e ribashkimit të Gjermanisë.

Kancelari është udhëheqës i qeverisë dhe fuqi ekzekutive shtetërore. Fuqia legjislative federale parlamentare është Bundestagu dhe Bundesrati një trup unik legjislativ që nuk mund të krahasohet me asnjë sistem tjetër. Bundestagu zgjedhet përmes zgjedhjeve direkte, votimeve. Antarët e Bundesratit përfaqësojnë qeveritë e 16 federatave gjermane dhe janë antarë të kabinetit shtetërorë që mund t'i ndërrojë dhe largojë në çdo kohë.

Që nga viti 1949, sistemi partiak ka qenë i dominuar ngaUnioni Kristioano-Demokratik dhe Partia Social-Demokrate e Gjermanisë

Udhëheqësi gjerman i shtetit është Presidenti i Gjermanisë, i zgjedhur nga Bundesversammlungu, institut që përfshin antarët e Bundestagut dhe një numër të barabartë të delegatëve shtetërorë. Fuqia e dytë udhëheqëse politike në gjermani është Presidenti i Bundestagut, i cili zgjidhet nga vetë Bundestagu. Sipas Kushtetutës, kancelarja federale Angela Merkel është "vetëm" personi i katërt që ka forcën e shtetit.

Formalisht Presidenti Federal, Presidenti i Këshillit Federal dhe Presidenti i Parlamentit kanë më shumë të drejta. Por faktikisht, kancelari, ose aktualisht kancelarja është politikani më i fuqishëm i Republikës Federale Gjermane. Kancelari ka kompetencat drejtuese, pra vendos parimet bazë të politikës së brendshme dhe të jashtme. Duke qenë kryetar i qeverisë ai drejton kabinetin me ministrat e fushave të ndryshme. Së bashku ata krijojnë qeverinë federale, udhëheqjen politike të vendit.

Populli gjerman nuk mund ta zgjedhë direkt kancelarin, por ai vendos për të një herë në katër vjet në zgjedhjet parlamentare. Kandidati për kancelar i propozuar nga fraksioni më i madh në parlament, është njeriu i paraparë për tu bërë kancelari i ri. Zakonisht ai duhet të kërkojë partnerë koalicioni, në mënyrë që qeveria e tij të përkrahet nga shumica e parlamentit. Tradicionalisht qeveritë e koalicionit në Gjermani përbëhen nga dy parti të ndryshme.

Kur ka gjetur partnerin e koalicionit, kancelari merret me krijimin e qeverisë, pra me zgjedhjen e ministrave. Ai merr vendimet sa sektorë politike dhe ministri do të ketë qeveria e tij. Ndër sektorët më të rëndësishëm bëjnë pjesë ekonomia, drejtësia, sektori i brenshëm, ai i jashtëm, financat dhe mbrojtja, por edhe familja, transporti dhe shëndetësia. Ministrat federalë drejtojnë sektorët e tyre, nën përgjegjësinë personale, sipas ligjeve të dhëna. Kancelari i propozon Presidentit ministrat e zgjedhur prej tij. Presidenti i emëron ata për një post katërvjeçar. Përveç kësah Presidenti ka për detyrë të propozojë si kancelar të ri të vendit, kandidatin e parashikuar. Zgjedhja bëhet nga deputetët e parlamentit. Shpesh kjo bëhet pasi ka marrë fund krijimi i qeverisë, pra janë krijuar sektorët dhe janë ndarë postet e ministrave.

Shih dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]