Komisioni Evropian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Komisioni Evropian (më parë i njohur si Komisioni i Komuniteteve Evropian) trupi ekzekutiv i Bashkësisë Evropiane. Së bashku me Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropian, është një nga tre institucionet kryesore të Bashkësisë.

Komisioni evropian ka 28 komisioner i pergadit projekt-ligjet apo legjislacionin e BE-se te cilat ia prezanton PE dhe KE per miratim. buxheti dhe menyra e implementimit ose zbatimit caktohen prej ketyre 2 organeve. Ai përbëhet aktualisht nga 28 anëtarë, të cilët propozohen nga qeveritë e shteteve anëtare dhe emërohen me një mandat pesëvjeçar, për të cilin ndërkohë nevojitet edhe miratimi i Parlamentit Evropian. Komisarët apo komisionerët nuk duhet të veprojnë për llogari të vendit të tyre të origjinës, por duhet të angazhohen në pavarësi të plotë për interesin e Komunitetit. Ata mbështeten nga plot 23.000 nëpunës i organizuar në të ashtuquajtura Drejtori të përgjithshme, të cilat mund të ndahen në katër grupe të mëdha: sektorët politikë (bujqësia dhe zhvillimi rural, politika e konkurrencës, politika industriale etj.) marrëdhëniet me jashtë (zhvillimi, zgjerimi, tregtia etj.) shërbimet e përgjithshme (Eurostat, Sekretaria e Përgjithshme etj.) shërbimet e brendshme (buxheti, përkthimet etj.) Detyrat qendrore të Komisionit mund të përshkruhen me katër fjalë kyçe: 1.E drejta për iniciativë: Çdo vendim i Këshillit duhet të paraprihet nga një propozim i Komisionit. Ai, si një motor i integrimit, duhet të përpunojë propozime për zhvillimin e politikës komunitare. E drejta për të përcaktuar rendin e ditës, për të bërë propozime në një moment të caktuar si dhe për të lidhur iniciativat me njëra-tjetrën, i lejon Komisionit të ushtrojë një ndikim të konsiderueshëm në procedurat ligjvënëse. 2.Mbrojtës i marrëveshjeve: Komisioni mbikqyr zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve dhe të vendimeve të marra nga organet e Komunitetit Evropian dhe, në rast se konstaton shkelje të tyre, mund të kërkojë ndërmjetësinë e Gjykatës Evropiane. 3.Përfaqësim i jashtëm: Komisioni duhet të përfaqësojë Komunitetin për shembull në seancat e GATT/WTO dhe përballë Organizatave Ndërkombëtare; kjo realizohet pjesërisht së bashku me shtetet anëtare dhe/ose me Presidencën e radhës. 4.Organ ekzekutiv për zbatimin e politikës komunitare: këtu përfshihet administrimi i financave publike si dhe zbatimi i politikave. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë, që vetë Komisioni do të marrë përsipër zbatimin konkret në shtetet anëtare të urdhëresave dhe direktivave të panumërta. Ai nuk do të kishte qenë absolutisht në gjendje për ta bërë këtë, qoftë edhe vetëm duke u nisur nga struktura e personelit të tij. Kjo është detyrë e administratës së shteteve anëtare apo edhe e njësive të tyre rajonale. Ndërsa detyra kryesore e Komisionit qëndron në mbikqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të këtyre rregullave nga shtetet anëtare. Roli kryesor i Komisionit është të propozojë dhe implementojë legjislacione dhe të mbikqyrë traktatet e BE-së, të cilat formojnë bazën ligjore të BE-së. Komisionerët nuk kanë të drejtë të marrin instrukcione nga shtetet anëtare dhe duhet të mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve të BE-së.

Komisioni drejtohet nga Presidenti i zgjedhur i Komisionit (për momentin ky është José Manuel Durão Barroso). Zyra qendrore e Komisionit gjendet në Bruksel dhe gjuhët që përdoren janë anglishtja, frengjishtja dhe gjermanishtja.


Lidhje të jashme[redakto | redakto tekstin burimor]