Perandoria e Shenjtë Romake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
"Zgjedhësit e princëve" të Perandorisë së Shenjtë Romake

Perandoria e Shenjtë Romake (anglisht; Holy Roman Empire; gjërmanisht:Heiliges Römisches Reich Deutscher Nation) Perandoria mesjetare ishte rezultat i ndarjes së Perandorisë Karolingiane843, e cila ishte themeluar nga Karli i Madh më 25 Djetor 800, dhe ekzistoi në forma të ndryshme deri më 1806, territori i saj shtrihej nga Lumi Eider në veri deri tek Deti Mesdhetar në jug. Shpesh i referuar si Perandoria e Shenjtë Romake (ose Perandoria e vjetër), ajo zyrtarisht ishte quajtur "Pernadoria e Shenjtë Romake e Kombit Gjerman ("Sacrum Romanum Imperium Nationis Germanicæ") duke filluar më 1448, për t'ia përshtatur titullin territorit atëherë të zvogëluar.

Nën sundimin e perandorëve Osmanë (919–1024), Lorraine, Saksonia, Frankonia, Suabia, Thuringia, dhe Bavaria u konsoliduan, dhe mbreti Gjerman u kurorëzua Perandori i Shenjtë Romak i këtyre regjioneve më 962. Nën sundimin e perandorëve Salianë (1024–1125), Perandoria e Shenjtë Romake "thithi" Italinë veriore Burgundinë, megjithëse perandorët humbën fuqi gjatë "Mosmarrëveshjes Investiture". Nën perandorët e Shtëpisë Hohenstaufen (1138–1254), princat gjermanë rritën influencën e tyre në territoret në jug dhe lindje të banuara me Sllavët, duke vazhduar me ngulimin gjerman në këto zona dhe ende më në lindje (Ostsiedlung). Qytetet gjermane veriore u rritën me lulëzim si anëtarë të Ligës Hanseatike.

Edikti i Demit të Artë1356 mundësoi kushtetutën bazë të perandorisë që zgjati deri në rënien e saj. Ajo kodoi zgjedhjen e perandorit nga shtatë princ-zgjedhës të cilët sundonin disa nga principatat dhe kryepeshkopatat më të fuqishme. Duke filluar nga shekulli XVI (15), perandorët u zgjodhën pothuajse ekskluzivisht nga dinastia Habsburge e Austrisë.