Ekonomia e Gjermanisë
| Ekonomia e Gjermanisë | |
| Valuta | Euro (EUR) |
|---|---|
| Viti fiskal | vit kalendarik |
| Organizatat tregtare | BE, OBT dhe OECD |
| Statistikat | |
| BPV (PPP) | $2.585 trilion (2006 est.) |
| rritja e BPV | 2.7% (2006[update]) |
| BPV për kokë banori | $31,400 (2006 est.) |
| BPV sipas sektorëve | agrikultura (0.9%), industria (29.1%), shërbimet (70%) (2006) |
| Inflacioni (CPI) | 1.7% (2006) |
| Popullsia nën vijën e varfërisë |
11% (2001) |
| Fuqia puntore | 43.66 million (2006 est.) |
| Fuqia puntore sipas okupimeve |
shërbime (63.8%), industri (33.4%), agrikulturë (2.8%) (2006) |
| Papunësia | 7.3% |
| Industritë kryesore | hekurit, çelikut, qymyrit, çimentos, kemikaleve, makinerive, automjeteve, veglat makinerike, elektronikës, industria ushqimore, anijeve, tekstilit |
| Të jashtme | |
| Eksporti | $1.354 trilion f.o.b. (2007 est.) |
| Të mirat e eksportuara |
makineri, automjete, kemikale, metale dhe prodhime të tyre, ushqim, tekstil |
| Partnerët kryesorë të eksportit | Franca 9.7%, ShBA 7.5%, Britania e madhe 7.3%, Italia 6.7%, Holanda 6.4%, Austria 5.4%, Belgjika 5.3%, Spanja 5% (2007) |
| Importet | $1.075 trilion FOB (2007 est.) |
| Të mirat e importuara |
makineri, automjete, kemikale, metale, ushqim, tekstil |
| Partnerët kryesorë të importit | Holanda 12%, Franca 8.6%, Belgjika 7.8%, Kina 6.2%, Italia 5.8%, Britania e madhe 5.6%, ShBA 4.5%, Austria 4.4% (2007) |
| Financat publike | |
| Borxhi shtetërorë | $1.93 trilion (66.8% të $2.89 trilion, BPV-së nominale) (2006) |
| Të ardhurat | $1.277 trillion (2006) |
| Shpenzimet | $1.344 trilion; përfshirë shpenzimet kapitale prej $NA (2006 est.) |
| Ndihma ekonomike | dhurues: $7.5 bilion, 0.28% të BPV-së (2004) |
| Burimi: CIA World Fact Book Të gjitha vlerat, përveç nëse thuhet ndryshe, janë në dollarë |
|
Gjermania është ndër vendet që kanë më së shumti përvojë në ekonominë e tregut. Ajo është është ekonomia e tretë në botë sipas termeve të kursit të këmbimit të dollarit,[1] e pesta sipas "purchasing power parity" (PPP),[2] dhe ekonomia më e madhe në Europë.
Ekonomia gjermane është kryesisht e orientuar në eksport; Gjermania zë vendin e parë në botë për eksportim, dhe eksporti përbën një të tretën e prodhimit kombëtar.[3] Si rezultat, eksportet tradicionalisht kanë qenë element kryesor në rritjen e makroekonomisë gjermane.
Përmbajtja |
[redakto] Bujqësia dhe blegtoria
Zhvillimi i bujqësisë i dedikohet makinerive dhe teknologjive nga më të fundit. Por klima dhe toka nuk janë shumë të favorshme. Shumë zona,kryesisht në perëndim janë ranore ose kënetore. Gjermania shquhet për kultivimin e patateve të cilat janë edhe ushqimi kombëtar. Është i lartë edhe prodhimi i panxharit të sheqerit, shumbullishteve (bimë që përdoret për aromatizimin e birrës) dhe vajit. Nga kulturat e tjera mund të përmendim orizin dhe drithërat e tjera gjithashtu edhe perimet si karrotën, lakrën, lulelakrën dhe qepet etj.. bujqesia munde te shquhet edhe si njera nder deget kryesore ekonimike.
[redakto] Mineralet
Produkti kryesor i mineraleve që nxerr Gjermania është karboni. Megjithëse Gjermania është një vend i pasur me minerale ajo preferon më shumë që t’i importojë ato me qëllim që të mos pakësojë mineralet e brendshme. Sëbashku me hekurin dhe metalet e tjera të ngjashme me të dhe karboni ka dhënë një ndihmesë të madhe në zhvillimin e industrisë Gjermane dhe konkretisht në zonat metalurgjike të Renit Verior, në portet e Detit Balltik (Hamburgut). Më i vonë ka qenë zbulimi i gazit natyror.
[redakto] Industria
Që prej dy shekujsh Gjermania ka praktikuar industrinë e rëndë. Duke shfrytëzuar më së miri praninë në sasi të mëdha të karbonit , ka filluar të ketë një përhapje të gjerë industria kimike që përdoret në miniera dhe industrinë mekanike që përdoret në armatime. Në kohët e fundit është zhvilluar edhe industria lehtë, kryesisht në lande. Industrinë e lehtë e kanë më të zhvilluar landet perëndimore (Bavaria, Badeni dhe Ëurttembergu) dhe ato lindore (Sasonia dhe Turinxhia). Industria Gjermane zhvillohet si nga sipërrmarjet gjysmë shtetërore dhe sipërrmarrjet e vogla dhe të mesme. Shteti Gjerman mban vendet e para në botë për shumë sektore industriale.
Metalugjia Gjermane është më e rëndësishmja në Europë (hekuri,giza, alumini). Kjo ka çuar në prodhimin e automobileve si Wolsvagen, Audi, Benz , Mercedez, BMW të cilat janë ndër më të kërkuarat dhe të shiturat jo vetëm në Europë. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe prodhimin e lartë të motoçikletave, materialeve elektronike, celularëve (SIEMENS) etj. Në qytete të ndryshme prodhohen instrumente muzikore. Në Turinxhi prodhohen materiale optike ndërsa Nurembergu ka të zvilluar industrinë e lodrave.
Industria kimike ka një përhapje dhe traditë të gjerë në Gjermani. Produktet kozmtike dhe detergjentët janë me famë Botërore(Bayer, Hoechst, BASF, Beiersdorf, Henkel). Shumë e zhvilluar është edhe industria ushqimor. Vlejnë për tu përmendur mishi, produktet si sheqeri,birra,kafeja dhe ësmbëlsirat. Janë prezente edhe industritë e tekstileve dhe materialeve sintetike.
Në këtë vend është shumë e zhvilluar edhe industria e hidroenergjitikës si pasojë e një rrjeti të dendur lumor. Gjithashtu prodhimi i energjisë shfrytëzon energjinë diellore kryesisht në vendet e verilindjes.
[redakto] Burimet
- ^ http://siteresources.worldbank.org/DATASTATISTICS/Resources/GDP.pdf
- ^ http://siteresources.worldbank.org/DATASTATISTICS/Resources/GDP_PPP.pdf
- ^ Library of Congress – Federal Research Division (April 2008), http://lcweb2.loc.gov/frd/cs/profiles/Germany.pdf (pdf), pp. p. 10, "Exports are responsible for one-third of total economic output, and at the prevailing dollar–euro exchange rate, no country exports more merchandise."
|
Ekonomia e shteteve të Evropës |
|
|---|---|
| Andorra · Austria · Belgjika · Bjellorusia · Bosnja · Britania e Madhe · Bullgaria · Republika Çeke · Danimarka · Estonia · Finlanda · Franca · Gjermania · Greqia· Holanda · Hungaria · IRJM · Irlanda · Islanda · Italia · Kosova · Kroacia · Letonia · Lihtenshtajni · Lituania · Luksemburgu · Mali i Zi · Malta · Moldavia · Monako · Norvegjia · Polonia · Portugalia · Qipro¹ · Rumania · Rusia¹ · San Marino · Serbia · Shqipëria · Sllovakia · Sllovenia · Spanja · Suedia | |
| ¹ Shtet pjesërisht në Azi. ² Gjeografikisht në Azi por i konsideruar Evropian për arsye historike dhe kulturore. | |
