Euro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Euro (shenja valutore: ; kodi valutor: EUR) është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian (BE). Pesëmbëdhjetë shtete anëtare e kanë adoptuar, këto vende së bashku njihen si Eurozona (Austria, Belgjika, Qipro, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Malta, Holanda, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja). Valuta gjithashtu përdoret në pesë shtete tjera me marrëveshje formale gjashtë shtete tjera pa marrëveshje të tilla. Si rezultat, euro është valuta e vetme për mbi 320 milion Evropianë.[1] Përfshirë zonat që përdorin valuta "të kapura" mbas euros, euroja direkt ndikon rreth 500 milion njerëz në mbarë botën.[2] Ndërsa janë mbi €610 miliardë në qarkullim që prej Dhjetorit 2006, euro ështa valuta me vlerën më të madhe të përbashkët të monedhave në qarkullim, duke e kapërcyer Dollarin e ShBA (USD).[3]

Sipas vlerësimeve zyrtare të 2007 GDP, Eurozona është ekonomia më e madhe në botë nga Marsi 2008 pasi që kursi i këmbimit USD/EUR kaloi 1.56.[4][5][6][7]

Euroja u prezantua në tregjet financiare të botës si valutë më 1999 dhe u lëshua në përdorim si monedha dhe banknota fizike më 1 Janar 2002. Ajo zëvendësoi ish-Njësinë Valutore Evropiane (ECU) me proporcione 1:1.

Euroja menaxhohet dhe administrohet nga Banka Qendrore Evropiane (ECB) me bazë në Frankfurt dhe Eurosistemi (i cili përbëhet nga bankak qendrore e vendeve të Eurozonës). Si bankë e pavarur qendrore, ECB-ja ka autoritet të vendosë politikat monetare. Eurosistemi merr pjesë në shtypjen dhe distribuimin e banknotave dhe monedhave euro, dhe operimin e sistemit pagues të Eurozonës.

Megjithëse gjithë shtetet anëtare të BE-së kanë të drejtë të bashkangjiten nëse i përmbushin disa detyrime monetare, jo të gjithë anëtarët e BE-së kanë vendorur ta adoptojnë valutën e re. Të gjitha vendet që i janë bashkuar BE-së qysh nga implementimi i Traktatit Maastricht kanë thënë se do ta adoptojnë euron në kohën e duhur. Maastrichti i obligoi anëtarët aktual të adoptonin euron; sidoqoftë, Britania e Madhe dhe Danimarka negociuan përjashtime nga ky detyrim për veten e tyre.[8] Suedia e refuzoi euron në një referendum më 2003, dhe e ka shmangur detyrimin për tu bashkangjitur duke mos i plotësuar kushtet. Përveç kësaj, tri Mikroshtete Evropiane (Vatikani, Monako, dhe San Marino), megjithëse nuk janë anëtarë të BE-së, kanë adoptuar euron për shkak të lidhjeve valutore me vendet anëtare. Tri shtete të tjera Evropiane, Andorra, Mali i Zi, dhe Kosova kanë adoptuar euron unilaterisht, megjithës edhe këto nuk janë anëtare.)

Përmbajtja

Karakteristikat [redakto]

Monedhat dhe banknotat [redakto]

Banka Qendrore EvropianeFrankfurt, Gjermani, është përgjegjëse për politikat monetare të Eurozonës

Euroja ndahet në 100 cent (gjithashtu të njohur si "euro cent" për t'i dalluar nga monedhat tjera). Të gjitha monedhat euro në qarkullim (ku përfshihen monedhat komemorative €2) kanë "anën e zakonshme" që tregon vlerën e saj me 15 shtetet para të BE-së në prapavijë. Kjo anë u dizajnua nga Luc Luycx. Nga viti 2007 ose 2008 (varësisht nga shtetet) harta e “vjetër” u zëvendësua me një hartë të Evropës, duke treguar kështu edhe shtete që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, p.sh. Norvegjia. Monedhat gjithashtu kanë një "anë kombëtare" që tregon një figurë të zgjedhur nga shteti që i prodhon. Monedhat Eura nga secili vend mund të përdoren në secilin vend tjetër të Eurozonës.

Donominimet e monedhave janë €2, €1, 50 cent, 20 cent, 10 cent, 5 cent, 2 cent dhe 1 cent. Në Holandë, disa, dhe në Finlandë, me ligj, transaksionet në para janë të rrethuara deri tek 5 centët e fundit, për të shmangur përdorimin e dy monedhave më të vogla.


Monedhat Komemorative me vlerë €2 janë vënë në qarkullim me ndryshime në anën kombëtare të monedhës - siç bëri Greqia për Lojërat Olimpike 2004. Këto monedha janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën. Monedha me denominime (vlera) të ndryshme (p.sh. monedha 25 euro) janë vënë në qarkullim gjithashtu, por but këto nuk janë të menduara për qarkullim gjeneral ose si mjet ligjor.

Dizajni për Banknota euro ka dy anë të zakonshme (por jo identike). Notat në qarkullim janë €500, €200, €100, €50, €20, €10, €5. Secila banknotë ka ngjyrën e saj dhe i dedikohet një periudhe artistike të arkitekturës Evropiane. Ana e përparme e notës ka dritare dhe porta kurse ana tjetër ka ura. Kujdes i veçantë i është kushtuar që shembujt arkitektonike të mos përfaqësojnë ndonjë monument ekzistues, me qëllim që mos të ketë probleme se cilat monumente duhet të përfshihen ose xhelozi. Disa nga banknotat me vlera të mëdha si €500 nuk prodhihen në secilin vend, megjithatë janë mjet ligjor në të gjithë Eurozonën.

Simboli [redakto]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Simboli i Euros.

Simboli grafik i euros () është inspiruar nga shkronja greke epsilon dhe ka të bëjë me shkronjën e parë të fjalës “Evropa”. Vijat paralele e përfaqësojnë stabilitetin e Euros. Shkurtesa zyrtare e euros, e cila është evidentuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe përdoret për qëllime zyrtare, financiare dhe komerciale, është ‘EUR’.

Prezantimi i Euros [redakto]

Valutat që i hapën rrugën euros s  d  r
Valuta Kodi Raporti E rregulluar më EMU III
Flag of Austria.svg Schillingu Austriak ATS 13.7603 1998-12-31 1999
Flag of Belgium.svg Franku Belg BEF 40.3399 1998-12-31 1999
Flag of the Netherlands.svg Guldeni Holandez NLG 2.20371 1998-12-31 1999
Flag of Finland.svg Marka Finlandeze FIM 5.94573 1998-12-31 1999
Flag of France.svg Franku Francez FRF 6.55957 1998-12-31 1999
Flag of Germany.svg Marka Gjermane DEM 1.95583 1998-12-31 1999
Flag of Ireland.svg Funta Irlandeze IEP 0.787564 1998-12-31 1999
Flag of Italy.svg Lira Italiane ITL 1936.27 1998-12-31 1999
Flag of Luxembourg.svg Franku Luksemburgez LUF 40.3399 1998-12-31 1999
Flag of Portugal.svg Eskudo Portugez PTE 200.482 1998-12-31 1999
Flag of Spain.svg Peseta Spanjolle ESP 166.386 1998-12-31 1999
Flag of Greece.svg Drakma Greke GRD 340.750[9] 2000-06-19 2001
Flag of Slovenia.svg Tolari Slloven SIT 239.640[10] 2006-07-11 2007
Flag of Cyprus.svg Funta Qipriote CYP 0.585274[11] 2007-07-10 2008
Flag of Malta.svg Lira Malteze MTL 0.429300[12] 2007-07-10 2008
Flag of Slovakia.svg Koruna Sllovake SKK 30.1260[13] 2008-07-08 2009
Flag of Estonia.svg Koruna Estonske EEK 15.6466[14] [[]] 2011

Euroja u themelua nga nenet në Traktatin e Bashkimit EvropianMaastricht1992 që u përdor për ta themeluar unionin ekonomik dhe monetar. Për t'u bërë pjesë e valutës së re, shtetet anëtare duhet t'i plotësonin kriteret e rrepta si deficit buxhetor më pak se tre përqind e GDP-së së tyre, një proporcion borxhi më pak se 60 përqind e GDP-së, inflacioni i ulët, dhe raporte interesi afër mesatares së BE-së. Në Traktatin Maastricht, Britania e Madhe dhe Danimarka u përjashtuan nga lëvizja në unionin monetar, i cili do t'i çonte në prezantimin e euros.

Ekonomistët që ndihmuan në krijimin e euros përfshijnë Robert Mundell, Wim Duisenberg, Robert Tollison, Neil Dowling, Fred Arditti dhe Tommaso Padoa-Schioppa. Emri euro u zgjodh më 4 Gusht 1995 nga Germain Pirlot, një esperantist belg dhe ish-mësues i Frëngjishtes dhe Historisë,[15] dhe u adoptua zyrtarisht në Madrid më 16 Dhjetor 1995.

Për shkak të dallimeve në konventa kombëtare për rrumbullakësimin dhe numrat domethënës, të gjitha ndërrimet mes valutave kombëtare duhet të kryheshin me procesion e triangulizimit me euron. Vlerat definitive në euro të këtyre ndarjeve (që pasqyrojnë kursin e këmbimit me të cilin këto valuta hynë në euro) janë treguar në të djathtë.

Kurset u vendosën nga Këshilli i Bashkimit Evropian, duke u bazuar në një rekomandim nga komisioni Evropian i bazuar në kurset e tregut më 31 Dhjetor 1998, në mënyrë që një NjVE (ECU (Njësia Valutore Evropiane)) të barazohej me një euro. (Njësia Valutore Evropiane ishte një njësi bashkangjitëse e përdorur nga BE-ja, bazuar në valutat e shteteve anëtare; ajo nuk ishte valutë në vete.) Vendimi i Këshillit 2866/98 (EC), më 31 Dhjetor 1998, i lëshoi këto kurse. Ato nuk mund të lëshoheshin më herët, sepse NjVE-ja varej nga kurset finale të këmbimit të valutove jo-euro (kryesisht funta angleze) atë ditë.

Shiko edhe këtë [redakto]

 Commons: Euro – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
 Commons: Euro – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Burime të dhënash [redakto]

  1. ^ www.eurodesigncontest.eu/emu.cfm?lang=en.
  2. ^ Number is a sum of estimated populations (as stated in their respective articles) of: all Eurozone members; all users of euro not part of Eurozone (whether officially agreed upon or not); all areas which use a currency pegged to the euro, and only the euro. — Please see detailed summation in article Eurozone
  3. ^ Ralph Atkins (27. Dhjetor 2006): Euro notes cash in to overtake dollar. Financial Times. Vizituar në 4. Maj 2007.
  4. ^ CIA — The World Factbook — Rank Order — GDP (purchasing power parity). CIA (20. Mars 2008). Vizituar në 6. Prill 2008.
  5. ^ Weak dollar costs U.S. economy its No. 1 spot. Reuters (14. Mars 2008). Vizituar në 16. Mars 2008.
  6. ^ Weak Dollar Costs U.S. Economy Its World No. 1 Spot. New York Times (14. Mars 2008). Vizituar në 16. Mars 2008.
  7. ^ U.S. No Longer World's Largest Economy. About.com. Vizituar në 16. Mars 2008.
  8. ^ The €uro: Our Currency. Economic and Financial Affairs. Vizituar në 4. Maj 2007.
  9. ^ Greqia fillimish nuk i plotësoi kushtet, kështu që ajo nuk u bashkua me valutën e zakonshme më 1 Janar 1999. Ajo u pranua dy vite më vonë më 1 Janar 2001, me një raport prej 340.750.
  10. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 11 Korrik 2006. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur Tolari Slloven u kapërcye nga euroja me 1 Janar 2007.
  11. ^ The final exchange rate was agreed on 10 July 2007. However, this rate was not formally effective until the pound was succeeded by the euro on 1 January 2008.
  12. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 10 Korrik 2007. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur lira u kalua nga euro më 1 Janar 2008.
  13. ^ Kursi final i këmbimit u arrit më 8 Korrik 2008. Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur koruna u kalua nga euro më 1 Janar 2009.
  14. ^ . Sidoqoftë, ky raport nuk ishte efektiv formalisht deri kur koruna u kalua nga euro më 1 Janar 2011.
  15. ^ Germain Pirlot 'uitvinder' van de euro | url= http://www.agendaplus.info/artikeleuro.jpg | publisher= De Zeewacht | language= Dutch | date=2007-02-16 | accessdate=2009-02-14

Lidhje të jashtme [redakto]