Saksonia Anhalt
| Flamuri zyrtar | |
|---|---|
| Flamuri shtetëror | Emblema |
| Statistika | |
| Kryeqyteti: | Magdeburg |
| Hapësira: | 20.454.000 km² |
| Banorë: | 2.337.000 (Nëntori 2010) |
| Dendësija e popullsisë: | 116 Banorë në km² |
| Website: | Sachsen Anhalt |
| ISO 3166-2: | DE-ST |
| Politika | |
| Kryeministri: | Reiner Haseloff (CDU) |
| Partia në pushtet: | CDU dhe SPD (24.Prill.2006) |
| Harta | |
Sachsen-Anhalt sqt. Zaksen Anhalt është republik në Republikën Federale e Gjermanisë. Kryeqyteti i saj është Magdeburg. Kufizohet me Niedersachsen, Brandenburg, Sachsen dhe Thüringen. Landi i Zaksen Anhaltit (Sachsen-Anhalt) ndodhet në qendër të Gjermanisë. Në formën e tij të sotme ai është shumë i ri, sepse si i tillë ekziston vetëm që prej 1947-ës.
Përmbajtja |
Gjeografia[redakto]
Historia[redakto]
Pesë vjet pas krijimit në kuadër të reformave në RDGJ (DDR) ai u shpërbë në dy qarqe, ai i Hales (Halle) dhe ai i Magdeburgut. Me ribashkimin e Gjermanive më 1990, Zaksen - Anhalt u krijua sërish si një nga pesë landet e reja federative. Në periudhën e RDGJ (DDR) zona midis qyteteve Lojna (Leuna) Shkopau (Schkopau) dhe Biterfeld (Bitterfeld) u quajt si trekëndëshi kimik. 120000 njerëz punonin këtu. Me ndryshimin e sistemit shumë ndërmarrje u mbyllën për shkak të mungesës së rentabilitetit. Zaksen Anhalt është duke e marrë ngadalë veten nga kjo goditje. I njohur Zaksen Anhalti është vëcanërisht si zonë ku ka patur ndikim reformatori i madh i Martin Luther, i cili në vitin 1517 ngjiti 95 tezat e tij në portën kryesore të kishës Schlosskirche në Vitenberg (ëittenberg). Qyteti 1000 vjeçar Hale (Halle an der Saale) është me 235 000 banorë qyteti më i madh i landit. Megjithatë kryeqytet i landit dhe seli e qeverisë është Magdeburgu.
Demografia dhe territori[redakto]
- Popullsia: 2,44 Millionen
- Sipërfaqja: 20.446 qkm
- Kryeqyteti: Magdeburg
- Data e themelimit: 3 tetor 1990
- Sektorë të rëndësishëm të ekonomisë: Kimia, industria e makinave
- Faqja zyrtare e internetit : www.sachsen-anhalt.de
Ekonomia[redakto]
Në këtë land papunësia është me 16 përqind, sa dyfishi i papunësisë në rrang federate. Megjithatë edhe këtu kanë filluar ndryshimet strukturore. Sektorët si ai i industrisë kimike, i ndërtimit të makinave, dhe i prodhimit të lëndëve ushqimore, por edhe të sektorit të shërbimeve dhe teknologjive të reja si ajo e teknikës diellore janë duke u zhvilluar. Edhe sipërmarrësit e huaj janë duke investuar gjithnjë e më shumë.
Kultura[redakto]
Arsimimi Sporti
