Paul Celan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Paul Celan
U lind më23 nëntor 1920
Vjenë
Vdiq më20 prill 1970
Paris
Emri i letravePaul Celan
Gjinitë letrarepoet, përkthyes

'Paul Celan', i njohur dhe si Paul Antschel, lindi në Czernovitz, të Rumanisë sot Ukraina më 23 nëntor, 1920 dhe vdiq më 20 prill, 1970 në Paris. Ai ishte një prej penave më të rëndësishme të poezisë së shkruajtur në gjermanisht, në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Paul Celan lindi në një familje hebreje gjermanishtfolëse në Czernovitz, një qytet i vogël në Rumani, sot pjesë e Ukrainës. I ati, Leo Antschel, ishte një zionist, mbështetës i kulturës dhe kombit izraelit, ndërsa e ëma, Fritzi, një admiruese eletërsisë gjermane. Paul Celan është pseudonimi me të cilin njihet më së shumti. Celan, është një anagramë e shqiptimit të Antschel në rumanisht[1].

Arsimin fillor e kreu në gjermanisht, dhe më pas vijoi gjimnazin në një shkollë hebreje po në vendlindje. Në 1938 filloi studimet e larta për mjekësi në Paris. Vetëm një vit më pas rikthehet në qytetin e tij, ku studion letersi dhe gjuhe romane. Paul Celan njihte gjashtë gjuhë të huaja duke përfshirë rumanishten, frëngjishten dhe rusishten.

Pak pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me mbërritjen e forcave SS në Bukovinë, Rumani, ai së bashku me familjen e tij intenohen ashtu si hebrenjte e tjerë në getot e krijuara për deportimin e hebrenjve, në Rumani. Prindërit e tij vdiqën në një kamp pune në Ukraninë. I ati mendohet të ketë vdekur prej tifos, ndërsa nëna u qëllua për vdekje nga një oficer nazist.

Celan mbeti i burgosur në një kamp në Rumani deri në mbërritjen e ushtrisë ruse në shkurt të 1944. Punoi për pak kohë në një spital psikiatrik në vendlindje. Gjatë kësaj periudhe shkroi një prej poemave të tij më të njohura dhe njëkohësisht një nga më përfaqësueset e vuajtjeve të hebrenjve në kampet naziste të përqëndrimit, titulluar në origjinal "Toddesfuge" (sq. ¨Fugat e Vdekjes¨).

Në 1945 u punësua në një shtypshkronjë në Bukuresht ku filloi të shkruajë poezi dhe të përkthejë pjesë të rëndomta nën pseudonime të ndryshme. Më 1948 u vendos përfundimisht në Paris. Atje ai studioi intesivisht Gjuhësi dhe Letërsi Gjermane.[2]

Paul Celan martohet me Gisele de Lestrange, një dizenjuese grafike, në 1952. Tri vjet më vonë lindën një djalë me emrin Eric.

Ishte libri i tij i dytë "Mohn und Gedechtnis" , që do të tërhiqte vëmendjen e kritikëve dhe vlerësimet e tyre pozitive.

Gjatë viteve 60´ ai boton dhe pesë vëllime të tjera poetike. Gjatë kësaj kohe përkthen dhe jep leksione të gjermanishtes në École Normale Supérieure një nga institucionet më presitigjoze universitare franceze. Krijon miqësi mjaft të ngushtë me Nelly Sachs, poete hebreje, fituese e cmimit ´Nobel´ në letërsi.

Në 1958 Celan vlerësohet me cmimin letrar ¨Bremen Literature Prize¨ dhe në 1960 me ¨Georg Büchner Prize¨.

Vitet e fundit të jetës së Paul Celan përshkohen nga një gjendje e lartë depresive, e cila e con drejt vetvrasjes.[3] Rreth datës 20 prill 1970, hidhet në lumin Senë në Paris, duke i dhënë kështu fund një jetë të shenjuar nga vuajtjet dhe depresioni i shkaktuar prej tmerreve të Holokaustit.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Der Sand aus den Urnen (The Sand from the Urns, 1948)
  • Mohn und Gedächtnis (Poppy and Memory, 1952)
  • Von Schwelle zu Schwelle (From Threshold to Threshold, 1955)
  • Sprachgitter (Speechwicket / Speech-Grille, 1959)
  • Die Niemandsrose (The Nomansrose / The No-One's-Rose, 1963)
  • Atemwende (Breathturn, 1967)
  • Fadensonnen (Threadsuns / Twinesuns / Fathomsuns, 1968)
  • Lichtzwang (Light-Compulsion / Lightstrength, 1970)
  • Schneepart (Snowpart / Snow-Part [posthumous], 1971)
  • Zeitgehöft (Timestead / Homestead of Time [posthumous], 1976)

Thënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asgjë në botë nuk mundet ta ndalë një poet prej të shkruarit, edhe nëse ai është hebre dhe gjuha e poezive të tij është gjermanishtja.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Paul Celan : The Poetry Foundation
  2. ^ Paul Celan - Die Todesfuge
  3. ^ Anderson, Mark A. (31 dhjetor 2000). "A Poet at War With His Language". The New York Times. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] - Regjistrime audio të Paul Celan duke lexuar disa prej poemave të tij.

[2] - Paul Celan meets Becket, John Felstiner

[3] - Walks with Paul Celan, Jean Daive (1996)