Holokausti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Holokausti është inciativa më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës.

Në oborrin e krematoriumit, qytetarët e Weimar u përballën me ushtarët e ShBA me kufomat e gjetura në kampin e përqëndrimit Buchenwald. Ishte fotografia e parë e kampit Buchenwald e publikuar, dhe e shfaqur në Londër më 18 prill 1945.

Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se Raca gjermane është racë e pasardhëse e racës ariane (popull që ka jetuar shumë vitë më parë-qytetërim i zhdukur tanimë) dhe racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta sundojë botën... disa popuj duhet të zhduken nga faqja e dheut, hebrenjtë, romët dhe sllavët.

Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte krijuar shumë burgje dhe kampe përqendrimi. Kampet kishin kishin filluar të hapen që nga viti 1940. Ndër kampet më të njohura ishin ; Kampi i Aushvicit, i Dahaut, i Mat'hauzenit, i Belsenit, i Firensburgut. Në këto vende ishin vendosur njerëz nga të gjitha vendet e pushtuara nga blloku nazi-fashist.

Në këto kampe, u mbytën, u torturuan, dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale. Shumë njerëz për të mos parë skenat e tilla dhe për të mos përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje.

Ana Frank[redakto | redakto tekstin burimor]

Kampi i Dachaut u krijua për të mbajtur kundërshtarët politikë. Në kohën e Krishtlindjeve 1933 rreth 600 të burgosur u liruan si pjesë e një veprimi falës. Tabloja e mësipërme përshkruan një fjalim nga komandanti i kampit Theodor Eicke drejtuar të burgosurve që po liroheshin.
Inspektimi nga ana e partisë naziste dhe Himleri në kampin e Dachaut më 8 maj 1936.

Në Belsen, nga Holanda, ishte depërtuar edhe 15 vjeçarja (hebrenje) me familjen e saj 4 anëtarshe. Ajo kishte mbajtur ditar gjatë kohës që ishte e izoluar në bodrumin e një firme në Belsen. Ajo gjithashtu tregon torturat që ushtronin nazistët, dhe rrethanat e kohës. Është i njohur Ditari i Ana Frankut.

Mbytja e njerëzve në dhomat me gaz[redakto | redakto tekstin burimor]

Nazistët kishin tubuar shumë njerëz në kampet e tyre. Vrasjet me bomba, armë zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura... ishin bërë të zakonshme.

Tani terrori ndaj njerëzve në kampet e përqendrimit kishte ndërruar formën. Nazistët donin t'i mbysnin njerëzit pa lënë gjurmë. Prandaj, filluan asgjësimin e tyre nëpërmjet helmimit masiv në dhomat me gaz në shumicën e kampeve të përqendrimit.

Mbytja me gaz brenda një dite arrinte deri në 20.000 njerëz. Trupat e pajetë të njerëzve hidheshin në furra me temperatura të larta, për të zhdukur çdo gjurmë. Shumica e këtyre njerëzve ishin hebrenj.

Statistikat e holokaustit[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kampin e Aushvicit u vranë mbi 2.000.000 hebrenj. Përveç hebrenjve, në kampet e përqendrimit u vranë dhe u zhdukën edhe pjesëtarë të popujve të tjerë. Këtu numërohen rreth 2.600.000 polakë, 750.000 rusë, 750.000 rumunë, 402.000 hungarezë, 180.000 çekë dhe sllovakë, 108.000 holandezë, 104.000 lituanezë. Nga këto shënime del se hebrenjtë kishin pësuar më së shumti.

Në disa vende të Evropës, popullsia vendase vetë i dorëzonte hebrenjtë në duar të nazistëve. Por pati popuj të atillë që i fshihnin dhe strehonin dhe i mbronin hebrenjtë. Shembulli më i njohur janë shqiptarët. Hebrebjtë në Shqipëri kaluan mirë dhe nuk përjetuan fatin tragjik të bashkëkombësve të tyre. Shqipëtarët i mbrojtën aq shumë hebrenjtë sa që i mbajtën edhe në familjet e tyre. Kjo ndodhi në shumë qytete të Shqipërisë si në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Krujë, Shkup, Prishtinë, etj.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Kampi i përqëndrimit