Bamir Topi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Bamir Topi
Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit
(1996 - 1997)
President i Shqipërisë
2007- aktiv

Emri: Bamir
Mbiemri: Topi
Emri alternativ:
Profesioni: biolog, politikan
Ditëlindja: 24 prill, 1957
Vendlindja: Tiranë
Ditëvdekja:
Vendvdekja:
Nënshtetësia: shqiptar

Bamir Myrteza Topi, lindi më 24 prill të vitit 1957Tiranë, është politikan shqiptar dhe presidenti aktual i Shqipërisë. Është i martuar me Teuta Topi dhe ka dy vajza, Nada Topi e Etida Topi.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Edukimi

Pas përufndimit të ciklit shkollor me rezultate të larta, z. Topi ka punuar fillimisht në Petrelë të Tiranës dhe nga viti 1984 në Institutin Shkencor të Kërkimeve Veterinare. Ka kryer studimet për doktoraturë në Itali dhe ka qenë Drejtor i Institutit Shkencor të Kërkimeve Veterinare në vitet 1992-1996. Ka fituar titullin e lartë “Profesor” në vitin 1995. Në fushën profesionale z. Topi ka një aktivitet të madh punimesh shkencore dhe botime të shumta.

[redaktoni] Aktiviteti politik

Në tri Legjislatura është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Dy herë është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së. Në dy mandate është zgjedhur nënkryetar i PD-së. Në periudhën 19961997 ka ushtruar detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit.

Ka qenë anëtar i Komisionit Parlamentar për Veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Bamir Topi ka publikuar shumë botime shkencore në periodikun shqiptar dhe të huaj, si dhe analiza politike aktuale.

[redaktoni] Aktiviteti presidencial

Figura presidenciale e Bamir Topit
Figura presidenciale e Bamir Topit

Bamir Topi u zgjodh president i Shqipërisë më 20 korrik të vitit 2007 nga Parlamenti i Shqipërisë duke marrë 85 vota kundrejt rivalit Neritan Ceka që arriti të merrte vetëm 5 vota. Presidenti Bamir Topi mori në dorezim detyrën nga paraardhësi i tij presidenti Alfred Moisiu24 korrik të vitit 2007 pas betimit në Kuvend.

[redaktoni] Tituj nderi

[redaktoni] Lidhje të jashtme




Emblema Kryetarët / Presidenti i Shqipërisë

Ahmet Zogu | Enver Hoxha | Ramiz Alia | Sali Berisha | Rexhep Mejdani | Alfred Moisiu | Bamir Topi