Alfred Moisiu
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| Alfred Moisiu President i Shqipërisë 2002- 2007 |
|
| Emri: | Alfred |
| Mbiemri: | Moisiu |
| Lindi më: | 1 dhjetor, 1929 |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Profesioni: | diplomat, ushtarak |
Alfred Spiro Moisiu lindi më 1 dhjetor 1929 në Shkodër si biri i Spiro Moisiut dhe ishte President i Republikës së Shqipërisë që nga 24 qershori i vitit 2002 deri më 24 korrik të vitit 2007.
Përmbajtja |
President i Shqipërisë[redakto]
Moisiu u zgjodh president i Shqipërisë nga parlamenti më 24 qershor të vitit 2002 dhe e mori detyrën më 24 korrik 2002 duke zëvendësuar presidentin paraardhës Rexhep Meidani. Këtë funksion Moisiu e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur kreun e shtetit e mori presidenti Bamir Topi i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë më 20 korrik 2007
Edukimi dhe kualifikimi[redakto]
- 1941-1945 Studime në gjimnazin e Tiranës.
- 1946-1948 Shkolla e Inxhinierisë Ushtarake në Petersburg, Rusi.
- 1952 - 1958 Akademia e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë. Laureuar me Medalje të Artë.
- 1967 -1968 Kursi i Lartë i Shtabit i Përgjithshëm. Akademia e Mbrojtjes në Tiranë.
- 1995 Kursi për Personalitete të Larta në Kolegjin Ushtarak të NATO-s, Romë
Karriera profesionale[redakto]
- 1943-1945 Pjesëmarrës në Luftën Antifashiste NÇL.
- 1948-1949 Komandant toge në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë
- 1949-1951 Instruktor në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.
- 1958-1966 Në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.
- 1966-1971 Komandant i Brigadës së “Urave të Rënda” në Kavajë.
- 1971-1981 Drejtor i Xhenios dhe i Fortifikimit ne Ministrinë e Mbrojtjes.
- 1981-1982 Zëvendësministër i Mbrojtjes, deri në Tetor 1982.
- 1982-1984 Komandant i Kompanisë së Xhenios në Burrel.
- 1985-1991 Pension
- 1991-1992 Ministër i Mbrojtjes së Qeverisë Teknike.
- 1992-1994 Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes.
- 1994-1997 Zëvendësministër për Politikën e Mbrojtjes.
- 1994 President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut.
- 24 qershor, 2002 President i Republikës së Shqipërisë.
Aktivitete[redakto]
- 1994 Organizator dhe drejtues i shtatë konferencave ndërkombëtare për Problemet e Paqes dhe të Sigurisë (Shoqata Shqiptare e Atlantikut).
- 1998-2002 Organizator dhe drejtues i tre konferencave kombëtare për Problemin e Grumbullimit të Armëve.
- 2002 Organizator dhe drejtues i Konferencës Rajonale për Problemet e Kontrollit të Armatimit dhe Sigurisë Njerëzore.
- 2002 Propozohet për t’u zgjedhur Zv/President i Shoqatave të Atlantikut, organizatë ndërkombëtare ku bëjnë pjesë Shoqatat Kombëtare Atlantike të vendeve anëtare të NATO-s dhe të vendeve anëtare të PFP-s.
- 2002 Zgjedhur anëtar i Komitetit të Patronëve të ATA-së
- 2001 – 2002 Prezanton në Bruksel, Zagreb dhe në Bukuresht projektin “Integrimi i 6000 Ushtarakëve në Lirim në Ekonominë e Tregut”, përfshirë në agjendën e Paktit të Stabilitetit
Veprat[redakto]
Është autor i mjaft shkrimeve, artikujve dhe studimeve të botuara në shtypin shqiptar e të huaj, për problemet e artit ushtarak, të politikës së mbrojtjes e të sigurisë rajonale si dhe për zhvillimet në Kosovë.
Mirënjohjet[redakto]
Tituj shkencore[redakto]
- 1979 Doktor i Shkencave Ushtarake
Dekorata dhe medalje[redakto]
- Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit
- Medalja “Shërbime Ushtarake”
- Urdhri “Ylli i Kuq”
- Urdhri i Skënderbeut, Klasi III
- Urdhri “Shërbime Ushtarake”
- Medalja e Çlirimit
- Urdhri i Skënderbeut, Klasi II
- Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë
- Qytetar Nderi i Bajram Currit
- Qytetar Nderi i Barit (Itali)
- Urdhri i Shën Mikelit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)
- Urdhri i Shën Gjergjit (akorduar nga Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II)
- Urdhri i Mbretit Tomislav (Kroaci)
Lidhje të jashtme[redakto]
|
Kryetarët e Shqipërisë / Presidentet e Shqipërisë |
|
|---|---|
| Princ Vidi · Ahmet Zogu · Enver Hoxha · Ramiz Alia · Sali Berisha · Rexhep Mejdani · Alfred Moisiu · Bamir Topi · Bujar Nishani | |