Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kuvendi i Republikës së Kosovës (anglisht: Assembly of the Republic of Kosovo), i njohur zakonisht si Kuvendi, është organi ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe përbëhet nga një dhomë 120-anëtarëshe.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Arikulli kryesor : Historia e Kuvendit të Kosovës

Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës gjatë kohës së pas luftës, ishte i përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ishte institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës. Si i tillë, Kuvendi kishte disa përgjegjësi të caktuara nga UNMIK-u të cilat në shumicën e rasteve binin në pajtim me kuvendet lokale të Kosovës.

Nga dita e shpalljes së Repulikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, Kuvendi i Kosovës ngrihet në nivel ndërkombëtar dhe merr të gjitha përgjegjësitë legjislative në territorin e Kosovës.

Struktura e Kuvendit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuvendi i Republikës së Kosovës është kuvend shumëpartiak. Në të kuvendojnë përfaqsues të propozuar nga parit politike e të zgjedhur në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare të Kosovës. Me qëllim të kuvendimeve më cilësore, në gjirin e vetë ka një struktur të kordimimit dhe të organizimit të kuvendimeve. Për këtë delegatët , përfaqsues të zgjedhur në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare, të organizuar në të ashtuquajtura grupe parlamentare zgjedhin kryesin e Kuvendit, më në krye kryesuesin e Kuvendit. Pas zgjedhjes së kryesis vije deri tek zgjedhja e Kryetarit të Republikës i cili e autorizon një deputet apo grup parlamentar për krijimin e një qeverie të Republikës. Për çështje të ngritura në kuvend, delegatët organizohen në komisione. Si komisione të "përhershme" që nga themelimi i Kuvendi e deri më tani janë paraqitur: Komisioni për Buxhet dhe Financa; Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport; Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor; Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media; Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi; Komisioni për Punë të Jashtme; Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit; Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim; Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion; Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale; Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri; Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione; Komisioni për Integrime Evropiane;.

Kryesia e Kuvendit 2008[redakto | redakto tekstin burimor]

Deputetët e Kuvendit[redakto | redakto tekstin burimor]

Deputetët e Kuvendit u takojnë grupeve parlamentare të Kuvendit, të cilat janë shtatë:

  • Grupi i PDK-së me 37 vende
  • Grupi i LDK-së me 25 vende
  • Grupi i AKR-së me 13 vende
  • Grupi i AAK-së me 13 vende
  • Grupi i LDD-së
  • Grupi SLS me 7 vende
  • Grupi 7+ me 7 vende
  • Deputetë pa grupe parlamentare 7 vende.

Komisionett e Kuvendit[redakto | redakto tekstin burimor]

Komisionet janë trupa punues të Kuvendit të cilat përbëhen nga deputetë që përfaqësojnë grupet parlamentare në Kuvend. Komisionet themelohen nga Kuvendi, si mënyrë praktike e ndarjes dhe menaxhimit efikas të punës. Komisionet parlamentare janë forma më e përshtatshme ku mundësohet krijimi i një ambienti për punë, gjë që nuk mund të ofrohet gjatë seancave plenare. Përmes punës në komisione, Kuvendi ka mundësi që njëkohësisht të shqyrtojë çështjet e shumta në agjendën e tij. Komisionet shqyrtojnë të gjitha çështjet të cilat iu referohen nga Kuvendi dhe pas analizës në detaje, përgatisin dhe i parashtrojnë rekomandimet dhe opinionet e tyre. Në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores, Kuvendi themelon komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione të përkohshme (ad hoc). Kuvendi në Legjislaturën III ka themeluar 16 komisione, nga të cilat katër (4) janë të përhershme dhe 12 funksionale[1]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Zgjedhjet elektorale: KQZ - lokale - parlamentare
  1. ^ Rawls, John. A Theory of Justice. Harvard University Press, 1971, p. 1.