Universiteti Shtetëror i Tetovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), i njohur si Universiteti i Tetovës, njëri nga katër universitetet shtetërore në Republikën e Maqedonisë, u themelua më 4 qershor të vitit 1994, me iniciativë të Bashkësisë Kulturore Shqiptare. Ideator për themelimin e këtij Universiteti ka qenë profesor Abdulla Mehmeti, i cili në cilësinë e Kryetarit të BKSH-së e ka thirrur dhe organituar Kovendin për themelimin e Universitetit të Tetovës, të mbajtur më 4 qershor 1994, në sallën e Kuvendit të Komunës së Tetovës; i ka hartuar dhe nënshkruar aktet për themelimin e Universitetit të Tetovës: Deklaratën për themelimin e Universitetit të Tetovës; Vendimin për Kryesinë e përkohshme të Universitetit, në përbërje: Prof. dr. Fadil Sulejmani, Prof. dr. Murtezan Ismaili dhe Prof. dr. Agni Dika; Vendimin për Komisionet amë të fakulteteve dhe akte të tjera të UT-së. Universiteti i Tetovës është zyrtarizuar në janar të vitit 2004, kur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonsië u miratua Ligji për themelimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Mësimi zhvillohet kryesisht në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën maqedonase dhe gjuhën angleze. Data të rëndësishme të Universitetit janë: 4 qershori, Dita e themeilimit të Universitetit; 17 dhjetori, dita e nënshkrimit të Aktvendimit për funksionimin e këtij Universiteti nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare, shoqatat e qytetarëve, Kuvendet e komunave, të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës, si dhe përfaqësues të tjerë. Rektor i parë i këtij Universiteti ka qenë, prof. dr. Fadil Sulejmani, ndërsa pas tij këtë detyrë e kanë ushtruar: Prof. dr. Ramiz Abdyli, Prof. dr. Nexhbedin Beadini, Prof. dr. Sadi Bexheti dhe Prof. dr. Agim Vela, Prof. dr. Agron Reka. Ndërsa aktualisht detyrëne Rektorit të këtij institucioni të arsimit ët lartë e ushtron Prof. dr. Vullnet Ameti.



REKTOR: Prof.dr.Vullnet Ameti

PROREKTORË: Prof.dr. Fehari Ramadani, për arsim Prof.dr. Serafim Tomoski, për financa



REKTOR: Prof.dr.Vullnet Ameti

PROREKTORË: Prof.dr. Fehari Ramadani, për arsim; Prof.dr. Serafim Tomoski, për financa;

Lidhje të jashtme [redakto]