Bahri Beci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bahri Beci (Shkodër, 6 mars 1936 - Paris, 20 gusht 2023) është akademik dhe gjuhëtar shqiptar.[1] Veprimtaria e tij shkencore është shtjelluar në fushën e dialektologjisë, të fonetikës, të gramatikës, të gjuhës letrare, të historisë së gjuhës, si edhe të marrëdhënieve të shqipes me gjuhët ballkanike.[2] Anëtar i shumë asociacioneve kombëtare e ndërkombëtare. Për punën e tij ka marrë medalje nga Kuvendi dhe nga Presidenti i Republikës.[3]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkodër më 28 shkurt, por u regjistrua në gjendje civile nga familja më 6 mars, i biri i Jonuzit dhe Nadires. Familja e tij nga i ati e kishte prejardhjen e rishtë nga Ulqini, prej ku njëri prej prijësve të Lidhjes së Prizrenit, Mehmet Beci (gjyshi i të atit) ishte zhvendosur pas dorëzimit të qytetit Malit të Zi. Banonin në rrugën Dervishbeg dhe Bahrija studimet fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e lindjes,[4] këtë të fundit duke e ndjekur tek instituti i mesëm pedagogjik që më pas u mori emrin "Shejnaze Juka".[5]

Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës (1954-1958) në fushën e Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe. Nga shtatori i vitit 1958 e deri më 1977 u emërua Punonjës Shkencor në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë. Ndoqi dhe kreu studimet pasuniversitare në Paris (1975-'77),[3] ku mbrojti tezën e doktoraturës me temë "Le système vocalique et consonantique du parler de la ville du Shkodra" (shqip: Sistemi zanor dhe bashkëtingëllor i së folmes së qytetit të Shkodrës).[3][6] Më 1979 ka marrë gradën shkencore “Kandidat i shkencave” për disertacionin “Të folmen e gegërishtes qendrore” dhe titullin “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor" në Shqipëri. Më 1984 në Tiranë, mbrojti sërish doktoratën me temën “Të folmet veriperëndimore të shqipes dhe sistemi fonetik i të folmes së Shkodrës” dhe në vitin 1994, titullin “Drejtues kërkimesh ose Profesor”. Në vitet 1974-1975 ishte sekretar shkencor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, kryeredaktor i revistës “Studime filologjike” (1984-1993), sekretar i revistës “Studia albanica” (1993-1997), shef i Sektorit të Gramatikës dhe të Historisë së Gjuhës në Institutin e Gjuhësisë (1993-1997) dhe drejtor i këtij instituti (1993-1997).[3] Më 1997, ka shkuar në Francë si pedagog i Shqipes në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Lindore të Parisit (INALCO).[2]

Më 2008 u zgjodh si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Të folmet veriperëndimore të gjuhës shqipe dhe sistemi fonetik i së folmes së Shkodrës, Tiranë: 1995;
  • Gramatika e gjuhës shqipe, për mësuesit e gjuhës shqipe, Tiranë: 1997, Prishtinë: 1998 dhe 2002;
  • Gramatika e gjuhës shqipe për të gjithë, Shkodër: 2000, Prishtinë: 2001, Shkup: 2004; Tiranë: 2004
  • Probleme të politikës gjuhësore dhe të planifikimit gjuhësor në Shqipëri, Pejë: 2000;
  • Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, Tiranë: 2002;
  • Probleme të lidhjeve të shqipes me gjuhët e tjera ballkanike, Pejë: 2002;
  • Fonetika e gjuhës shqipe, Prishtinë: 2004; Tiranë: 2004;
  • Gegërishtja qendrore dhe grupimi i të folmeve të saj, Tiranë: 2007;
  • Historia e standardizimit të shqipes, Tiranë: 2010;
  • Struktura dialektore e shqipes, Tiranë: 2016;
  • Historia e formimit të strukturës dialektore të shqipes, Tiranë: 2019;
  • L’union linguistique balkanique a la lumière des données de la langue albanaise, Tiranë: 2020;

Përsiatje, ese, memuare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Një libër që nuk do të doja ta shkruaja, Tiranë: 2013;
  • “Homo ideologicus” në shkencën shqiptare, Tiranë: 2015;
  • “Përjetime” 1936-2021, Tiranë: 2021;

Bashkëautorësi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe, Napoli: 2007;
  • Atlasi Gjuhësor Evropian, ALE;
  • Të mësojmë shpejt gjuhën shqipe (metodë për mësimin e shqipes nga të huajt, e botuar dhe ribotuar në gjuhët kryesore, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht etj.);

Libra shkollorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Abetarja “hap pas hapi”, Tiranë: 2006-2020;
  • Seri të plota të librave të gjuhës shqipe për shkollat nëntëvjeçare (klasat II-IX) në Shqipëri (1970-2004, me bashkautorë), në Kosovë (2004-2020) dhe në Mal të Zi (2004-2020).

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 37. ISBN 9780810861886.
  2. ^ a b ""Përjetimet" e një akademiku si Bahri Beci". liberale.al. 2021.
  3. ^ a b c d "Bahri Beci". ashak.org.
  4. ^ Beci, Bahri (2021). Përjetime” 1936-2021. UET press. fq. 7–10. ISBN 9789928320438.
  5. ^ Beci 2021, fq. 24.
  6. ^ Dërhemi, Eda; Pani, Pandeli (2006). Sociolinguistic Studies on the Albanian Language (në anglisht). Mouton de Gruyter. fq. 21. ISSN 0165-2516.