Mark Krasniqi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko


Mark Krasniqi

Fotografi e Mark Krasniqit
Informacione
Emri i plotë: Mark Krasniqi
Ditëlindja: 19 Tetor 1920
Vëndi i lindjes: Gllaviçicë, Pejës
Aktiviteti: ProfesorAkademik
PolitikanShkrimtar
Nënshtetësia: Shqiptar
Vëndi i rrjetit

Mark Krasniqi është profesor, shkrimtar e akademik, lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Biografia

Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946- l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.

Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i pėrmbledhjes së poezive pėr fėmijė "Posta e porositur". autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore në lëmitë e gjeografisë dhe etnografisë.

[redaktoni] Tituj të veprave

Letërsi

[redaktoni] Mirënjohjet

[redaktoni] Lidhje të jashtme