Komuna e Mamushës

Coordinates: 42°19′12″N 20°43′19″E / 42.32°N 20.722°E / 42.32; 20.722
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna e Mamushes)

42°19′12″N 20°43′19″E / 42.32°N 20.722°E / 42.32; 20.722

Komuna e Mamushës
Komunë
Popullsia
 • Gjithsej5.507
{{{postal_code_type}}}
20540
Faqja zyrtareKK Mamushe

Komuna e Mamushës apo Mamusha (Shqip: Mamushë apo Mamusha; Turkish: Mamuşa) është njësi administrative në pjesën jug-perëndimore të Kosovës.Në vitin 2008 Mamusha u shndërrua në Komunë dhe është ndër komunat më të vogla në Kosovë. Shndërrimi i saj në komunë u bë në kohen e decentralizimit. Mamusha është vendi i vetëm në Kosovë me shumicë Turke 93.1 %,Ka florë dhe faunë relativisht të pasur. Banorët e Mamushës i takojnë besimit Islam. shtrihet në lartësi 450–500 m mbi nivelin e detit ,me klimë kryesisht kontinentale. Vërehen ndikimet orientale në jetën e banorëve të Mamushes. Vendi ka një infrastruktur të dobët dhe bugjet të plogësht.

Pak histori[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Mamushës shtrihet mes dy komunave,Prizrenit dhe Gjakoves.Vendi shtrihet në një lartësi mbidetare rreth 500m, kufizohet me fshatrat si:Medvec,Napërbisht,Leshan,Samadregjë dhe Reti e poshtme. Nëpërmes Mamushës kalon "Rruga e Fermave" që ndan rajonin e Prizrenit me atë të Gjakovës. Për nga forma tokësore është një luginë dhe shtrihet në rrafshin e Dukagjinit.Ka një largësi prej 17 km me qytetin e Prizrenit. Ashtu si në të gjitha vendet e rajonit të Dukagjinit edhe në dominon klima kontinentale ,por vërehen edhe shenja të klimës mesdhetare për shkak të afërsis që ka Dukagjini me detin Adriatik.Ky Iloj i konfiguracionit krijon parakushte për pasuri dhe ne resurset tjera, si p.sh: Në bazë të sasisë së ujit është një vend mjaft i pasur.Nëpër Mamush kalon edhe nje lumë dhe ka tokë pjellore.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekonomia e Komunës së Mamushës është e bazuar kryesisht në bujqësi dhe në shkallë të vogël të tregtisë aktive. Ka rreth 70 biznese private të regjistruara që veprojnë në komunë,prej tyre shumica janë autoservise dhe dyqane te Agrokultures.Mamusha njihet si vend bujqësor me kultivimin e bimëve bujqësore,e sidomos patates ku në vitin 2012 kishte 9.000.000 kg patate ose 90.000 ton,që është shumë në siperfaqen që ka prej 23 km2.Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e njerëzve të punsuar në sektorin privat në Mamushë. Në sektorin publikë në Mamushë janë të punësuar 90 banorë. Prej tyre 15 në kuvendin komunal të Mamushës,4 prej tyre në mesin e subjekteve politike,10 pjestarë të policisë së Kosovës, dhe 55 mesimdhënës(50 Turq dhe 5 Shqiptarë)dhe 10 teknik në një shkollë fillore dhe një të mesme që gjenden në Mamushë,dhe disa në mjekësi. Sipas struktures kombëtare numri i të punësuave në sektorin publik ka këtë përbërje: 83 Turq, 23 Shqiptarë, 3 Romë dhe 2 Boshnjak.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti përbëhet nga Turqit vendas,Shqiptrët dhe një pakice simbolike të komunitetit RAE. Shtimi i populsisë(Nataliteti i lart) ka pasur rol në rritjen maksimale të populsisë së Mamushës.Në vitin 1961 Mamusha kishte 1590 banorë. Më 1971 ky numer u rrit në 2038 banorë,duke pasur nje shtim për rreth 32%.Në vitin 1981 Mamusha numëronte 2752 banorë ,këtë herë me një rritje për rreth 37% me regjistrimin paraprak.Rritje drastike e numrit të popullsisë u shënua ndërmjet viteve 1981-2011 ku popullsia u dyfishua dhe arriti numer rekord banorësh për këtë komunë me 5507 banorë ,apo me një rritje prej 94% vetë gjatë këtyre 30 viteve. Natalitet të lart ka pasur kryesisht në popullaten turke ,ngase shqiptarët kanë pasur një rritje minimale dhe kohëve të fundit edhe ulje të popullsisë kryesisht për shkak të migrimit në vendet përendimore dhe qytetet e tjera të Kosoves.

Përbërja etnike
Viti/Etnia Turq  % Shqiptarë  % Të tjerë  % Total
1961 1,220 76.73 367 23.09 - - 1,590
1971 1,794 88.5 241 11.83 - 2,038
1981 2,372 86.19 366 13.30 - - 2,752
2011 5,128 93.1 327 5.9 52 0.9 5507

[1]

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edukimi Në komunën e Mamushes gjendet një shkollë fillore "Anadolu",me 891 nxënës dhe 47 mësimdhënës dhe teknik,dhe një shkollë e mesme me 165 studentë dhe 18 mësimdhënës. Mësimi në shkollen fillore "Anadolu" bëhet në dy gjuhë,gjuhen turke dhe gjuhen shqipe.Shumica e 891 nxënësve janë turq por me pjesmarrje të vogël të nxënësve shqiptarë. Ndërsa në shkollen e mesme të Mamushës mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën turke. Nxënësit shqiptarë shkollen e mesme e vijojnë në shkollat e mesme të Prizrenit ose në vendet fqinje dhe një pjesë vijojnë mësimet në Mamushë në gjuhen turke. Kultura Në Mamushë ekziston edhe klubi i futbollit të Mamushes si dhe disa shoqëri të vogla(lokale)kulturore. Infrastruktura e vendit nuk është në nivelin e duhur dhe ka ngecje të mëdha gjë që vështirson jetën kulturore në Komunen e Mamushes. Banorët e Mamushes janë të gjithë të religjionit(Fesë)Mysliman. Në këtë komunë janë të ndërtuara dy xhamija ,njëra prej tyre në vitet e fundit .Këto janë objektet e vetme fetare funksionale. Në stilin e jetës shohim permbajtjen e theksuar orientale(lindore),e cila pasqyrohet më shumë në doket dhe zakonet e tyre sesa në objektet e banimit,rrugët ,parqet etj. Mediat në komunën e Mamushes prezentohen si radi të vogla lokale,një ndër ta është edhe radio Mamusha.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2009 në zgjedhje elektorale,Mamusha kishte 2835 votues.Dalja e tyre në zgjedhje ishte 65.1% ,apo 1759 votues. Kuvendi Komunal i Mamushes(organi legjislativ) përbëhet nga 15 antarë,11 nga KDTP apo 73%, 2 nga AKR apo 13%, 1 nga KBT apo 7%dhe 1 nga PDK apo 7%. 5 nga 14 antarët jan femra.Kryetar i Kuvendit Komunal të Mamushës është Seylan Mazrek nga KDTP. Antare për komunitete është Ganimete Sadiku nga PDK.Kryetari i deputetëve është Abdulhadi Krasniç (KDTP). Kryesia (organi ekzekutiv) përbëhet nga:administrata e përgjithshme për punë sociale (KDTP),bugjet dhe financa(KDTP),edukimi(KDTP), shëndetsi(KBT),planifikimi urban,kadastra,dhe gjeodezi(KDTP),dhe probleme publike(KDTP). Në komunen e Maumshës nuk ka gjykata për kundërvajtje apo të qarkut por banorët i shfrytëzojnë gjykatat në Prizren. Sa i përket prezencës së sigurisë shtetrore,Mamusha ka një stacion policor i cili u formua në shtator të vitit 2011,ndërsa më parë ishte vetëm një nën-stacion policor i Prizrenit i cili është mbyllur me hapjen e plotë të stacionit. Stacioni i sapo themeluar ka 10(dhjetë) policë,7 Shqiptarë dhe 3 Turq ,2 prej të cilëve janë pjestare femra. Stacioni policor në Mamushë është i vetmi stacion policor në rajon që udhëhiqet nga një togere femër. KFOR-i Turk është i pranishëm dhe i stacionuar në Komunen e Mamushës menjëherë pas luftes së vitit 1999.

Më poshtë janë paraqitur rezultatet e zgjedhjeve të fundit të vitit 2009. Në këto zgjedhje kryetar i Komunes së Mamushës u zgjodh Arif Bytyq me 80.10% të votave ,qysh në rundin e parë dhe pa ndonjë koalicion.

zgjedhjet elektorale të vitit 2009
Partia Vota  % Ulëse Kombësia
KDTP - KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI 1.134 68.85% 11 Turq
AKR – ALEANCA KOSOVO E RE 254 15.42% 2 Shqiptarë
PDK - PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 151 9,17% 1 Shqiptarë
SAMI TAÇ 108 6.56% 1 Shqiptarë
Total 1.647 100% 15

[1]

Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Telekomunikacioni-Në këtë rajon operojnë telefonitë mobile të Kosovës dhe rrjeti telefonik është i shpërndarë po prej këtyre telefonive.
  • Transporti-Zhvillohet si në pjesët e tjera të Kosovës.
  • Ushtria-Nuk ka njësite rezidente te Forcave të Sigurisë së Kosovës(FSK),por janë të pranishme trupat e KFOR-it Turk.
  • Pushime-Mamusha ndonëse një vend i bukur nuk ka ndonje specifik të rrallë,apo përshkruar më mirë ,nuk është ndër vendet turistike që njihet për turist.

Burimi i informacionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Final Results of the 2011 Kosovo census". Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2013. Marrë më 3 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj