Shqiptarë të Kosovës
Kosovar është termi me të cilin identifikohen shtetasit e Kosovës. Ky term më së shumti është i njohur ndër shqiptarë por pas vitit 1998 filloi të shqiptohej edhe në arenën ndërkombëtare kur Kosova u bë e njohur në mbarë botën si rrjedhim i konfliktit shqiptaro-serb.
Kohëve të fundit, sidomos pas themelimit të Republikës së Kosovës, ky term përdoret zyrtarisht për të treguar zyrtaret e kësaj republike dhe veprimet e tyre, pa dallim përkatësie të etnive. Si do që të jetë, në praktik kuptimi tradicional përdoret paralel me atë zyrtarë. Kjo shpesh shpije në ngatrrim të kuptimit të shprehjes.
Përmbajtja |
Këndvështrimi shqiptar[redakto]
Nga këndvështrimi shqiptar, një kosovar është një shqiptar i kulluar që banon në krahinën shqiptare të Kosovës. Adhuron flamurin kombëtar, ka një dashuri të skajshme për Mëmëdheun Shqipëri. Shprehet me dialektin e vet por e konsideron të paprekshme gjuhën standarte shqipe. Një kosovar e kritikon Shqipërine kur përdor fjalë italiane por një kosovar mund të përdorë edhe ai fjalë të huaja (majicë, pasosh, sobë) ose versione jo shqiptare (baba dimri në vend të plaku i vitit të ri apo regjion në vend të rajon). Një kosovar ka të veçantat e tij krahinore siç mund ti ketë një mirditor, zadrimor, myzeqar, lab apo çam.
Këndvështrimi serb dhe i pakicave të tjera[redakto]
Termi kosovar për serbët nuk ka kuptim. Një serb nga Kosova është njëlloj me një serb nga Serbia. Një serb nga Kosova nuk i shton asgjë serbizmit perveç se një numër. Përkundër asaj që mendojnë, për serbët Kosova ka vetëm kuptim teoriko-letrar. Shqiptarët e Kosovës, për shqiptarinë janë copë mozaiku. Janë copa holografike të së tërës. Pakicat e tjera në Kosovë nuk kanë asnjë opinion mbi termin kosovar. Thjesht janë turq, ashkalij apo bosnjak që jetojnë në një territor të quajtur Kosovë ku nuk kanë mundësi ndikimi apo pretendimi në mos respektimin e të drejtave të tyre njerzore dhe kombëtare.
Këndvështrimi ndërkombëtar[redakto]
Të huajt janë pak të ngatërruar për termin kosovar. Ata shihen shtrëmbër kur u drejtohen banorëve të Kosovës si kosovar prandaj janë të detyruar të përdorin terma neutralë dhe politically correct si: Kosovo-Albanian, Kosovo-Albaner apo Kosovaro albanese. Termi kosovar i shqiptuar nga një i huaj duket sikur do të krijojë një kombësi që nuk egziston dhe nuk i pëlqen asnjë banori të Kosovës.
Kosovari në Republikën e Kosovës[redakto]
Edhe në Republikën e Kosovës, fjala kosovar, nënkupton shqiptarë që jetojnë në Kosovë.
Kosovarë të famshëm[redakto]
Para 1950[redakto]
- Gjergj Pelini (-1463), Prift katolik dhe pjesmarrës në Lidhjen e Lezhës.
- Andrea Bogdani (rreth 1600-1683), Katolik dhe Kryepeshkop i Shkupit.
- Pjetër Bogdani, (1630–1689), katoli, Kryepeshkop i Shkupit dhe autor i Cuneus Prophetarum vepër e rëndesishmë në letërsinë shqiptare
- Toma Raspasani, (1648-17??), murg.
- Isa Boletini (1864–1916), lider i lëvizjeve shqiptare kundër osmane.
- Bajram Curri (1862–1925), ministër i mbrojtjes në Shqipëri dhe pjestar i Komiteti i Mbrojtes Kombetare e Kosoves.
- Nexhip Draga (1867–1920), deputet osman she më vonë and në parlamentin Jugosllav.
- Azem Galica (1889–1924), kryengritës anti jugosllav.
- Shote Galica (1895–1927), kryengritëss anti-jugosllave, bashkëshortja e Azem Galicës.
- Shtjefën Gjeçovi, (1873–1929), prift katolik, folklorist dhe etnolog.
- Pjetër Mazreku, prelat katolik, Kryepeshkp i Bar and Peshkop of Prizren.
- Shaban Polluzha, lider anti-komunist.
- Hasan Prishtina (1873–1933) (1873–1933) lindur në Vushtri, ish-kryeministër shqiptar, organizator i lëvizjeve kundër osmane të vendosura në Kosovë.
- Ymer Prizreni (1820–1887), lider i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
- Sulejman Vokshi (1815–1890), lider i degës ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Të tanishëm[redakto]
- Nexhmije Pagarusha, lindur më 7 maj 1933, këngëtare dhe aktore.
- Ibrahim Rugova ish President i Kosovës dhe kryetar i LDK-së organizator i lëvizjeve paqsore në 1990 - 1999 (vdiq nga kanceri në mushkëri më 21 janar 2006).
- Adem Jashari, (1955–1998), lindur në Drenicë, komandant i UÇK-së , i vrarë më 1999 Lufta e Kosovës.
- Veton Surroi ish publicist i Koha Ditore, ish lider i ORAs.
- Nexhat Daci Ph.D. në Kimi, profesor universiteti, dhe kryeparlamentar i Kuvendit Kosovar. Ish pjestar iLDK-së , tani është lider iLidhja Demokratike e Dardanisë.
- (Zahir Pajaziti),lindi 1962 ne llap dhe vdiq me 31 janar 1997 ne Pestove ka qen komandant legjendar dhe heroik i UÇK-së i paharruar
- Agim Çeku ish kolonel i ushtrisë kroate, ish komandant i UÇK-së dhe më vonë Trupat e Mbrojtjes së Kosovës ish kryeministër kosovar.
- Rifat Kukaj (25 tetor 1938 – 11 shtator 2005) shkrimtar i suskeshëm në letërsinë për fëmijë. Lindur në Drenicë.
- Anton Çetta lindur në Gjakovë, patriot, folklorist, akademik, profesor universiteti. Krijues i "Komiteti per pajtimin e gjaqeve ne Kosovë" dhe shumë i suskesshëm në këtë punë.
- Albin Kurti lider i Vetëvendosje!.
- Xhevad Prekazi futbollist.
- Shefki Kuqi futbollist.
- Bojan Neziri futbollist.
- Valbona Gusija, lindur më 1968 në Prishtinë.
- Marigona Dragusha, modele, pjesmarrëse në Miss Universe, shoqëruesja e dytë.
- Zana Krasniqi, modele, pjesmarrëse në Miss Universe, top 10.
- Afërdita Dreshaj këngëtare, modele, pjesmarrëse në Miss Universe, top 16.
- Benet Kaci lindur më 4 Gusht 1978.

