Varfëria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Djalosh në Xhakarta duke kontrolluar në plehra.

Varfëria është gjendja në të cilën mungon një sasi e caktuar jetike e pasurisë materiale ose të të hollave.[1] Varfëria absolute apo skamja i referohet mungesës së nevojave themelore të njeriut, të cilat zakonisht përfshijnë ushqimin, ujin, higjienën, veshjen, strehimin, kujdesin shëndetësor dhe arsimimin. Varfëria relative përkufizohet si pabarazi ekonomike në vende apo në shoqëri në të cilën jetojnë njerëzit.[2][3]

Në pjesën më të madhe të historisë, varfëria është konsideruar gjerësisht si e pashmangshme, pasi mënyrat tradicionale të prodhimit ishin të pamjaftueshme për ti dhënë të gjithë popullsie një standard komod të jetesës. [1][4] Pas revolucionit industrial, prodhimi masiv në fabrika e bëri pasurimin gjithnjë e më të arritsëm. I një rëndësie shumë të madhe është modernizimi i bujqësisë, në mënyrë që të sigurohet më tepër ushqim për të popullatën.[5] Ofrimi i nevojave themelore në një vend nga ana e shtetit mund të kufizohet nga fenomene të të tilla si korrupsioni, ivazioni fiskal, borxhi dhe kushtëzimi i kreditimit si dhe nga largimi i profesionistëve jashtë vendit. Strategjitë themelore për rritjen e të ardhurave zakonisht përfshijnë lirinë ekonomike, sociale, dhe ofrimin e shërbimeve financiare.

Ulja e varfërisë është një objektiv i madh dhe çështja për shumë organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore. Banka Botërore në vitin 2008 ka vlerësuar se 1,290,000,000 njerëz jetonin në varfëri absolute. Nga këta, rreth 400 milionë njerëz në varfëri absolute jetojnë në Indi dhe 173 milionë në Kinë. Në SHBA 1 në 5 fëmijë jeton në varfëri.[6]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b http://www.britannica.com/EBchecked/topic/473136/poverty, [[w:Poverty (sociology):|]], britannica.com, <http://www.britannica.com/EBchecked/topic/473136/poverty>. Retrieved on 24 tetor 2010 
  2. ^ Measuring Inequality. The World Bank (2011).
  3. ^ Instituto Nacional de Estadistica (2009): Poverty and its measurement - The presentation of a range of methods to obtain measures of poverty S. 2–3.
  4. ^ Krugman, Paul, and Robin Wells. Macroeconomics. 2. New York City: Worth Publishers, 2009. Print.
  5. ^ "Obama enlists major powers to aid poor farmers with $15 billion", The New York Times, 9 July 2009. Korrigjuar më 2011-05-27. 
  6. ^ "Frontline: Poor Kids".