Juniku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Juniku
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
12,500 banorë
145 banorë/km²
Sipërfaqja 86.231,259 m2 / 86,2 km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Gjakovë
Adresa e kuvendit Rr.ABC 00
Kodi postal 51050
Prefiksi telefonik - 039
Faqe zyrtare KK Junik
Politika
Kryetar Agron Kuqi
Partia udhëheqëse AAK
-


Junik (Juniku) është një komunë dhe qytet i vogël në rrethin e Kosovës perëndimore Qarkut të Gjakovës Ajo është e vendosur në perëndim të Kosovës, në mes të Deçanit dhe Gjakovës, përgjatë kufirit malor të Kosovës me Shqipërinë.. Ajo është e populluar me shqiptarë etnikë. Juniku është vendlindja për shumë njerëz të njohur gjerësisht, duke përfshirë ish-kampion peshë e rëndë boks Evropian Luan Krasniqi, artist dhe shkrimtarit Rexhep Goçi, politikani dhe shkrimtari Haxhi Kraki dhe poetit Din Mehmeti për të përmendur disa. Kjo është vendosur të jetë një nga komunat e reja të Kosovës.

Juniku, bënte pjesë në Alltun-Ilisë e cila përmendet në krisovulën e Stefan Deçanit dhe Stefan Dushanit. Në krisovulen e Stefan Deçanit, që ja dhuroi manastirit të Deçanit (1330), në Alltun- Ilisë përfshihen 10-të fshatra (të malësisë së Gjakovës dhe viset e Shqipërisë veriore (Brenc).

Emërtimi i këtij fshati, rrëzë Alpeve shqiptare rrjedhë nga fjala latine:

Judico- avi, atum, are: që do të thotë me gjaku.
Junetio-onis: që do të thotë, bashkim, lidhje.
Unus, a unum: që do të thotë i vend i jashtëzakonshëm, i veçantë i pashoq.

Kufizohet me komunën Deçan, Gjakovës, dhe me Shqipërinë. Është i njohur për rrugët historike në mes Deçanit dhe Gjakovës.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesor : Historia e Junikut

Për bashkerendimin e forcave, me nismen Hasan Prishtina, u mblodh me 21 maj 1912, ne Junik u mbajtë nje kuvend i posaçem. Ne te moren pjese, kryesisht, perfaqesues te Kosoves, disa perfaqesues te Dibres dhe te Shkodres dhe ndonje perfaqesues nga Jugu. Pas shume debatesh u lidh besa për rifillimin e kryengritjes se pergjithshme. Ne themel te programit te kryengritjes u vu kerkesa për autonomine e Shqipërise. Programi i Kuvendit te Junikut permbante: ngritjen e nje administrate shqiptare ne te cilen shqipja te perdorej si gjuhe zyrtare; ngritjen e flamurit shqiptar ne te gjithe vendin dhe garancine e Fuqive te Medha për zbatimin e ketyre kerkesave.

Kuvendi i Junikut, me programin e tij kombetar, ndikoi ne zgjerimin e kryengritjes ne viset e tjera dhe ne shtimin e radheve te saj me mijera luftetare.

Ne korrik, kryengritja ishte shtrire pothuajse ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Mitrovica, ne veri, dhe deri ne Cameri, ne jug. Forcat kryengritese cliruan qytete dhe krahina te tera, sidomos ne vilajetin e Kosoves. Veprimet e reparteve ushtarake dhe te autoriteteve osmane ne Shqipëri u paralizuan.

pozita gjeografike

Juniku, shtrihet në bregun e majt të lumit Erenik, dhe në të djathtë të lumit Trava, me lartësi mesatare detare prej 367-500 metrash. Juniku gjendet mes gjërsisë gjeografike 42,22 shkallë dhe gjatsisë gjeografike prej 20,26 shakallë. Në drejtim të këtij fshati gravitojnë fshatrat e Vokshit dhe të Rekës së Keqe, duke u shtri rrenze Alpeve Shqiptare. Mu të burimi i lumit Erenik, ngritet maja me e lartë e Alpeve Shqiptare Gjeravica. Juniku karakterizohët me klimë të mesme kontinenatale të modifikuar me komponente të klimës mesdhetare. Vera është e nxehtë dhe e thatë. Temperatura mesatare e muajt korrik është 21 C , kurse gjatë dimrit - janar është minus 11 C . Burimet e ujrave që vinë nga kurorat e maleve nga gropa e Erenikut dhe nga Alpet Shqiptare, formojnë rrjedhat sipërfaqsore të ujërave në fshatin Junik. Të gjitha prrojet e këtij teritori derdhen në lumin Erenik, i cili derdhet në Dri afër Urës së Fshejtë. Ereniku buron nga Bjeshkët e Junikut (liqejt e gjeravices),në lartësi afër njëmi metra, kalon nëpër bjeshkët e Erenikut (Junikut) , Malin e madhë. Lipovicat, në anën e djathtë të lagjës Gacafer, rrënze bregut Moronica, në mesin e lagjës Berishë dhe kalon tërë fshatrat e rekës, dhe në dalje të Gjakovës derdhet në Dri të Bardhë. Ereniku me kapacitetin e ujit, ujitë fushën e Junikut, që është shumë pjellore, rrafshinat e tyre kanë rëndësi të madhe ekonomike dhe antropogjeografike.

Bjeshket e Junikut .

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Duke u mbështetur në të dhënat statistikore të vitit 1981 dhe disa regjistrimeve lokale që janë bërë pas luftës, vlerësohet të ketë:

  • Popullsi prej 12.500 banorë (me njësi tjera kadastrave).
  • Dendësia e popullsisë afërsisht 145 banorë / 1km2
  • Familje prej mesatarisht 7 anëtarë.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Sporti[redakto | redakto tekstin burimor]

Një ndër boksierët më të spikatur janë Luan Krasniqi, dhe Robin [Haxhi] Krasniqi qe po arrijne suksese te shumta ne arenen nderkombetare. Klubi i atletikes se Junikut ka arritur poashtu suksese te shumta ne duke fituar trofe dhe medalje te dhumta ne te gjitha diciplinat. Vlene te permenden Burneta Rama, Arsim Miroci,Taulant Llolluni,Rrustem Pepshi si dhe trajneri Kadri Shala(i cili njeheresh është edhe trajneri me i spikatur ne republiken e kosoves . Si dhe kickboxerat e njohur Burim Gjoci dhe Mergim Gacaferi .

Edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna e Junikut i ka dy Objekte shkollore ate te shkollimit fillor dhe te mesem.Objekti mesimor i shkollmit te mesem është me kushte Evropiane dhe është objekti me i mir ne Kosovë Institucionet shkollore: Shkollat fillore me 1124 nxënës dhe shkollimin e mesëm me 220 nxënës, me numër të mësimdhënësve: profesor 56 personel administrativ 2 dhe personel teknik 7. Ndërsa në shkollimin e mesëm me gjithsejtë 9 profesor dhe 1 koordinator.

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Telekomunikacioni

ne telekomunikacion juniku ka bere perparime te medha pozitive. Tash Juniku ka asfalltuar rrugen junik-dobrosh-rrac-pac-sheremt-gjakov rrugen Junik-botushe-ponashec-gjakove rrugen Junik-voksh-sllup-dranoc-carrabreg si dhe ka asfalltuar pjeserisht rrugen junik-rastavic. Keto rruge dukshem kane ndikuar ne permiresimin e infrastruktures si dhe ne zhvillimin ekonomik.

  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime
  • Infrastruktura

deri me tani ne junik është punuar ne qender(trogovisht) ne te cilen janë bere punime te mira dhe perparimtare.

Shiko edhe këtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Personalitete të dalluara[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaji*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Obiliqi  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaji