Vlora
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë. Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi afërsisht 200,000 (2013). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e Rrethit të Vlorës dhe të Qarkun së Vlorës.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.
Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.
Osmanët e pushtuan këtë zonë më 1417 dhe kjo zonë ofronte portin e parë të pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm u bë edhe qendër sanxhaku, i cili u trashëgua gati pa ndërprerje nga Vlorat, oxhaku i qytetit. Më 1531, kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, Sulltan Sulejmani i Madh vizitonte zonën dhe më gurët e Aulonës u ndërtua një kala afër detit (në vendin e stadiumit të sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brenda kishte kulla 7-katesh e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evlija Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar.[2] Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812. [3]
Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e Vlorajve dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore në 1989.
Në 1997, Vlora ishte qendra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë që solli dhe rënien e qeverisë.
Sot, Vlora është një qendër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.
Politika [redakto]
Kryetar i Bashkisë së Vlorës është Shpëtim Gjika. Ne 2003 ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH, vit në të cilën vendosi dhe kandidaturën për kryetar bashkie. Zoti Gjika, me devotshmëri dhe përkushtim vazhdon te kryej detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës.
Ekonomia [redakto]
Vlora është një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. E zhvilluar në qytet është industria e manifakturës tekstile si dhe ajo e ndërtimit.
Vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve.
Transporti [redakto]
Transporti rrugor [redakto]
Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 72 milje e ndajnë nga Italia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobusë e mjete të shumta, që mundësojnë transportin e njerëzve.
Transporti hekurudhor [redakto]
Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Gjendja e tanishme bën që hekurudhat praktikisht mos të përdoren pothuajse fare.
Transporti detar [redakto]
Vlorën e ndajnë vetëm 72 km nga Italia. Çdo ditë nisen tragete për në Brindisi, Otranto.
Transporti ajror [redakto]
Në Vlorë ndodhet dhe aeroporti ushtarak, tashme jashtë përdorimi.
Klima [redakto]
Klima e Vlorës është tipike mesdhetare me një dimër te lagësht e te ngrohte dhe me një vere te nxehte e cila arrin deri ne 40 grade.
| Climate data for Vlore | |||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Month | Jan | Feb | Mar | Apr | May | Jun | Jul | Aug | Sep | Oct | Nov | Dec | Year |
| Source: http://www.bbc.co.uk/weather/world/city_guides/results.shtml?tt=TT003320 | |||||||||||||
Edukimi [redakto]
Vlora është qyteti i dytë me universitetin më të madh në Shqipëri. Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali" u krijua ne vitin 1994 si një universitet teknologjik. Përpara rreth qindra studentë ndiqnin këtë, ndërsa tani rreth 15,000. Fusha e përqendrimit eshte teknologjia, por vitet e fundit asaj i jane shtuar dhe ekonomia, financa, edukimi.
Sporti [redakto]
- Shiko edhe: FK Flamurtari
Qytetaret e Vlorës pëlqejnë një llojshmëri sportesh. Me popullori midis tyre është futbolli. Vlora ka dy ekipe profesionale: KS Flamurtari dhe Vlora City FC. Flamurtari luan aktualisht në superligën ndërsa Vlora City ne kategorinë e dyte. Sporte te tjera qe luhen janë: volejboll, basketboll, hendboll, atletike dhe notim. Vlonjatet ne realitet pëlqejnë sportet ekstreme.
Panorama e qytetit [redakto]
Burimet [redakto]
- ^ Kodet postare të Shqipërisë
- ^ Kalaja e Skelës : Në gropën e zezë të pallateve. Datë 17.04.2006 www.shekulli.com.al
- ^ Bluze nga VLORA www.zemershqiptare.com
Shiko edhe [redakto]
- Fotografi nga Vlora
- Amantia
- Brigada e V-të Sulmuese
- Kalaja e Skelës
- Lufta e Vlorës
- Mavrovë
- Vlora e lashtë
- Selam Musai
|
Vlora |
|---|
|
Bashkitë dhe Komunat e Vlorës |
||
|---|---|---|
| Qendra: Vlora | ||
| Rrethi i Delvinës | Bashkitë: Delvinë Komunat: Komuna Finiq · Komuna Mesopotam · Komuna Vergo |
|
| Rrethi i Sarandës | Bashkitë: Konispol · Sarandë Komunat: Komuna Aliko · Komuna Dhivër · Komuna Ksamil · Komuna Livadhja · Komuna Lukovë · Komuna Markat · Komuna Xarrë |
|
| Rrethi i Vlorës | Bashkitë: Himarë · Orikum · Selenicë · Vlorë Komunat: Komuna Armen · Komuna Brataj · Komuna Horë-Vranisht · Komuna Kotë · Komuna Novoselë · Komuna Qendër · Komuna Sevaster · Komuna Shushicë · Komuna Vllahinë |
|
| Qytete: Delvina · Himara · Konispoli · Orikumi · Saranda · Selenica · Vlora | ||
|
|
|
|---|---|
| Tirana • Durrësi • Elbasani • Shkodra • Vlora • Korça • Fieri • Berati • Lushnja • Kavaja • Pogradeci • Laçi • Gjirokastra • Patosi • Kruja • Kuçova • Kukësi • Lezha • Saranda • Peshkopia • Burreli • Cërriku • Çorovoda • Shijaku • Librazhdi • Tepelena • Gramshi • Poliçani • Bulqiza • Përmeti • Fushë-Kruja • Kamza • Rrësheni • Ballshi • Mamurrasi • Bajram Curri • Erseka • Peqini • Divjaka • Selenica • Bilishti • Roskoveci • Puka • Memaliaj • Rrogozhina • Ura Vajgurore • Himara • Delvina • Vora • Kopliku • Maliqi • Përrenjasi • Kruma • Libohova • Orikumi • Fushë-Arrëza • Shëngjini • Rubiku • Miloti • Leskoviku • Konispoli • Këlcyra • Krasta • Kërraba | |

