Pogradeci

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Pogradeci
Të dhëna bazë
Sipërfaqja: 13 km²
Banorë: 40.000 banorë
Dëndësia e popullsisë:
Kodi postar: 7301-7303
Prefiksi: +355 (0) 83
Pozita gjeografike:
Lartësia:
Targa e automjetit: PG
Kodi zyrtar i komunës:
Zonat banuese
Adresa e administratës së qytetit
Adresa e bashkisë:
Telefon/Fax:
Internet: [1]
Politikë
Kryetari bashkisë: Artan Shkëmbi
Partia në pushtet:
Vendet parlamentare:
Zgjedhjet e fundit:
Zgjedhjet e ardhshme:
Përfaqsia parlamentare
Vota në parlament:
Vendndodhja e qytetit


Pogradeci është qytet në Shqipërinë juglindore.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Pak histori

Emri i qytetit të Pogradecit lidhet me historinë e krijimit të qytetit. Enkelejtë kanë qenë fis që kanë jetuar brenda mureve të kalasë së ndërtuar në majë të kodrës pranë qytetit, në pjesën veri-perëndimore të qytetit. Dikur qyteti kishte dimensionet e kalasë, ku momentalisht gjenden vetëm rrënojat. Me rritjen e popullsisë dhe mbarimit të luftërave lindi nevoja e zgjerimit. Fillimisht rrëzë kodrës e më vonë deri në atë skaj saqë kalaja e vjetër nuk përbënte më qendrën e qytetit.

Invadimi avaro-sllav në shekullin e VII-VIII dhe sidomos perandoria Bullgare në shekujt XI-XII ndryshoi mënyrën e jetës në këtë zona nga ajo "polis" (jetohej brenda mureve të kalave) në atë sedentare fushore duke formuar vendbanime me toponimi sllave. Kjo ka lëne gjurme në gjuhën dhe kulturën tonë. Pogradeci do të shkruhej "Pogda grada", që do të thotë "nën qytet". Tashmë qyteti i ri shtrihej nën kalanë e vjetër ilire që është Kalaja e Pogradecit.

[redakto] Qytetarë nderi

[redakto] Politika

Kryetar i Bashkisë së Pogradecit është Artan Shkembi.

[redakto] Ekonomia

Pogradeci në të kaluarën ka qenë një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Për tu përmendur në atë kohë janë industria e kromit, e hekurit, e nikelit, e qymyrit, e turizmit (deri në vitet '90 qyteti pothuajse trefishohej gjatë verës), peshkimit, e përpunim drurit, pijeve etj.

[redakto] Transporti

Pogradeci ndodhet rreth 139 km larg nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, 40 km larg nga Korça, 5 km larg nga Tushemishti (pikë kalimi kufitar me Maqedoninë), 25 km larg Ohrit (qytetit përballe Pogradecit në anën tjetër të liqenit).

Aeroporti më i afërt është ai i Ohrit. Pogradeci është ndalimi i fundit i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Elbasan-Librazhd-Pogradec.

[redakto] Panorama e qytetit

[redakto] Fshatrat

Buçimas (Starove), Verdove, Geshtenjas (Zervaske), Remenj, Tushemisht, Ccerave, Peshkepi, Alarup, Grunjas (Zagorccan), Lin, Memelisht, Hudenisht, Trebinje, Pevelan, Selce, Dunice, Potkozhan, Pleshisht, Piskupat, Osnat, Dardhas (Beragozhd), LLenge, Golik.

[redakto] Shiko edhe këtë

[redakto] Lidhje të jashtme