Prrenjasi
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Përrenjasi është vendbanim në jug-lindje të Shqipërisë në Rrethinë i Librazhdit.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Ne periudhën e luftërave shqiptaro-turke fusha ku ngrihet qyteti i Përrenjasit quhej fusha e Torviollit. Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, para se te nisej ne beteje (beteje e cila ne histori njihet si beteja e Torviollit) kundër turqve porosit luftëtaret e tij, duke u thëne se këtë beteje duhet ta fitojnë me domosdo, nga ku me vone fusha e Torviollit u njoh me emrin "Fusha e Domosdoves".
Edhe emri i qytetit te Përrenjasit ka lidhje pikërisht me te njëjtën beteje, te cilën Skënderbeu e fitoi por pati humbje te mëdha ne njerëz si nga pala turke ashtu dhe nga ajo shqiptare. Nga gojëdhënat thuhet se janë vrare aq shume luftëtare sa gjaku i tyre rridhte si përrenj. Pikërisht nga kjo gojëdhëne, pas luftës nacionale çlirimtare, kur u krijua ky qytet vendosen te quhet Përrenjas.
Fusha e Domosdoves dhe zonat përreth saj kane pasuri te shumta minerare e për këtë fakt u vendos qe ne këtë zone te ndërroheshe qyteti i ri i Përrenjasit.
Gjeografia [redakto]
Pozita gjeografike, konfiguracioni i relievit, lartësia absolute mbi nivelin e detit dhe largësia nga deti Adriatik ka mundësuar natyrën kontinentale te klimës e cila duket ne dimrin e ftohte e te lagësht dhe ne vëren e skurter, te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore është 13,4 °C,temperatura max. e regjistruar është 40,7 °C me 14 shtator 1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15,7 °C.
Flora [redakto]
1857 lloje bimësh spontane, enezore,te cilat peraqesojne 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te florës se Evropës e renditin Librazhdin ne një nder rrethet me te pasura te vendit me bime te lljeve te ndryshme. Gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore zë rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.
Ekonomia [redakto]
Qyteti i Përrenjasit ka pasuri te shumta minerare e ne baze te tyre janë ngritur miniera për përpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Perrenjas-Fshat, Miniera e Nikel-Silikatit ne Pishkash,e Sektori Minerar i Bushtricës dhe Skroskes.
Ne fillim te viteve '90 është zhvilluar dhe sektori privat ne te cilën rendësi te madhe kane bizneset e vogla kryesisht ne sektorin e shërbimeve, blegtori, bujqësi gjithashtu dhe ne shfrytëzimin e pyjeve.
Sporti [redakto]
Futbolli është sporti me i përhapur ne qytetin e Përrenjasit. Klubi i këtij qyteti dhe ekipet e futbollit te grup-moshave te ndryshme mbajnë emrin Domosdova.
Disa nga emrat me te njohur ne futbollin prrenjasak janë : Enver Caushi (trajner i skuadrës se te rriturve te Domosdoves), Jordan Macolli, Ismail Dervishi, Arjan Hysenllari, Kujtim Nezha, Lefter Macolli, Romeo Vila, Luli Rira e shume tjerë.
Demografia [redakto]
Popullsia qe u vendos ne qytetin e Përrenjasit ne fillimet e tij përbehej me se shumti nga banore te erdhur nga rrethet jug-lindore te Shqipërisë. Ne fillim te viteve '90 filloi një fluks shpërnguljesh masive nga zonat rurale drejt qytetit e cila vazhdon dhe ne ditët e sotme duke rritur gjithnjë e me tepër popullsinë dhe si rrjedhim sipërfaqen e qytetit.
Administrimi [redakto]
Qyteti i Perrenjasit bën pjese ne e rrethit Librazhdit i cili është krijuar si njësi administrative ne vitin 1958. Sot bën pjese ne prefekturën e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti I Librazhdit. Rrethi I Librazhdit përbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit te pushtetit lokal ne vitin 1992. Popullsia : - Popullsia e Librazhdit përgjithësisht paraqitet autoktone. Me 1 janar 1998 ajo arriti ne 82.411 banore edhe rreth 18.203 familje. Ne qytetet Librazhd e Përrenjas banojnë rreth 27.963 banore ose 29.7 % e popullsisë kurse pjesa tjetër banon ne fshat.
Arsimi [redakto]
- Arsimi 8-vjeçar "Shkolla Qybra Sokoli"
- Arsimi i mesëm " Shkolla Halit Berzezhda"
Lidhje të jashtme [redakto]
Shih edhe [redakto]
|
Bashkitë dhe Komunat e Elbasanit |
||
|---|---|---|
| Qendra: Elbasani | ||
| Rrethi i Elbasanit | Bashkitë: Belsh · Cërrik · Elbasan Komunat: Bradashesh · Fierzë · Funar · Gjergjan · Gjinar · Gostimë · Graçen · Grekan · Kajan · Klos · Labinot-Fushë · Labinot-Mal · Mollas · Papër · Rrasë · Shalës · Shirgjan · Shushicë · Tregan · Zavalinë |
|
| Rrethi i Gramshit | Bashkitë: Gramsh Komunat: Kodovjat · Kukur · Kushovë · Pishaj · Poroçan · Shënepremte · Skënderbegas · Sult · Tunjë |
|
| Rrethi i Librazhdit | Bashkitë: Librazhd · Prrenjas Komunat: Stravaj · Steblevë · Rrajcë · Qukës · Qendër · Polis · Orenjë · Lunik · Hotolisht |
|
| Rrethi i Peqinit | Bashkitë: Peqin Komunat: Shezë · Përparim · Pajovë · Karinë · Gjoçaj |
|
| Qytete: Belshi · Cërriku · Elbasani · Gramshi · Librazhdi · Peqini · Prrenjasi | ||
|
|
|
|---|---|
| Tirana • Durrësi • Elbasani • Shkodra • Vlora • Korça • Fieri • Berati • Lushnja • Kavaja • Pogradeci • Laçi • Gjirokastra • Patosi • Kruja • Kuçova • Kukësi • Lezha • Saranda • Peshkopia • Burreli • Cërriku • Çorovoda • Shijaku • Librazhdi • Tepelena • Gramshi • Poliçani • Bulqiza • Përmeti • Fushë-Kruja • Kamza • Rrësheni • Ballshi • Mamurrasi • Bajram Curri • Erseka • Peqini • Divjaka • Selenica • Bilishti • Roskoveci • Puka • Memaliaj • Rrogozhina • Ura Vajgurore • Himara • Delvina • Vora • Kopliku • Maliqi • Përrenjasi • Kruma • Libohova • Orikumi • Fushë-Arrëza • Shëngjini • Rubiku • Miloti • Leskoviku • Konispoli • Këlcyra • Krasta • Kërraba | |
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |

