Himara
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Himara Himarë |
|
| Statistika | |
| Popullsia -dendësia |
rreth 2000 banorë 5 banorë/km² |
| Sipërfaqja | 500 km² |
| Administrata | |
| Shteti | Shqipëria |
| Qarku | Vlorë |
| Adresa e kuvendit | Këshilli Bashkiak në Himarë |
| Posta | 9425 |
| Prefiksi telefonik | 0393 |
| Faqe zyrtare | Krahina e Himarës |
| Politika | |
| Kryetar | Savo Prifti - Kryetar i Këshillit Bashkiak të Himarës |
| Partia udhëheqëse | Lidhje partish: partia social demokrate, partia demokratike, partia socialiste, partia bashkimi për të drejtat e njeriut, lëvizja socialiste për integrim |
| Shoqata "Labëria" ka degen e vet me shumë anëtarë dhe me një veprimtari të gjërë në tërë Himarën | |
Himara (pa shquar: Himarë) është qytezë në jug-perëndim të Shqipërisë.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Historia
Emri Himarë e ka origjinën nga fjala e vjetër Shqipe e përdorur në këto anë "Hi(j) Marë" - "Eja Marë", qe ka të bëje me ftesën që i bëhet një vajze apo fqinje të marrë pjesë në një gëzim familiar apo ti bashkohet nje grupi që këndon një kënge shumë-zërëshe. Marë eshte emër i njohur Shqip vajze në Himarë, në jug të Shqipërisë dhe në veri të saj.
I ndërtuar në pjesën jugore të bregdetit shqiptar, qyteza e Himarës ka qenë gjithmonë qendër e një zone që ka përfshirë jo vetëm fshatrat e jugut, por edhe Labërinë e Kuveleshin. Ajo përmendet që në kohët e lashta ku parardhësit ishin fisi Ilir i Kaonëve, por historia moderne duket se fillon në 1199, kur në qytet u vendos sundimi i Venedikasve. Fqinjet tanë veriorë nuk mundën ta mbanin për shumë kohë dhe në shekullin e XIII zona e Himarës u përfshi nga Karli i Anzhuinëve në atë që ai e quajti Mbretëria e Arbërisë. Zona ka qenë gjithmonë me një popullsi autoktone shqiptare, kryesisht me origjinë nga ajo që sot njihet si zona e Labërisë dhe duke filluar që nga shekulli i XV edhe me të ardhur nga zonat e Mirditës dhe Krujës. Më 1431 Himara u përfshi nga Perandoria Turke si një krahine e Sanxhakut të Shqipërisë. Duke filluar që nga shekulli i XVI, si pasojë e disa kryengritjeve, Himara, ashtu si edhe Mirdita, siguroi një sërë privilegjesh dhe një lloj autonomie, që e lejoi të ruante fenë dhe flamurin Shqiptar. Fatkeqësisht, mungesa e rrugëve dhe zona malore krijoi vështirësi në komunikimin e saj me zonat e brendëshme të vendit. Perveç gjuhës amëtare Shqipe, duke shfrytëzuar detin banorët e këtyre anëve vendosën lidhje tregtare me Greqinë e Venedikun e kryesisht me Korfuzin dhe si pasojë e ketyre lidhjeve, filloi te përdorej edhe gjuha Greke e Italiane për qëllime tregtare. Më 1912 Himara ngriti flamurin e pavarësisë dhe dërgoi përfaqësinë e saj në Vlorë.
[redakto] Gjeografia
Himara përbëhet nga dhjetë fshatra: Himara, Palasa, Dhërmi (nga Shqipja e vjetër - Dhëri Mbi, Dhër Mbi, Dhër Mi, Dhëri Im), Vuno (nga Shqipja e vjetër - Vëne, Vure, Vono), Qeparo (nga Shqipja e vjetër - Qëparë, Që Para, Që Par-o, Më Parë), Kudhës (nga Shqipja e vjetër - Kudhër, Kudhësi), Shën Vasil, Pilur (nga Shqipja e vjetër - Pi Ulur, Pij Ujë Ulur), Jale dhe Ilia. Himara si krahinë shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë në anë të bregdetit të detit Jon. Krahina e Himarës ka një sipërfaqe me gjatësi rreth 50 km dhe gjërësi rreth 10 km.
Rajoni është vënd malor dhe karakterizohet nga male e kodrina që thepisen drejtpërdrejt në një det të kristaltë, dhe është një vënd detar me klimë mesdhetare. Himara bën pjesë në Qarkun e Vlorës.
[redakto] Popullsia
Himara ka rreth 2000 banorë. Nga familjet e njohura dhe me vazhdimësi të hershme në Himare janë familjet: Gjoleka, Kolila, Gjini, Kokaveshi, Cani, Gjicali, Marku, Gjergji, Prifti, Koleka, Koka, Zaho, Gjoka, Nikolla, Duna, Kushta, Kocana, Pali, Dudushi, Vreto, Memi, Zoti, Duka, Xhagjika, Milo, etj. Me të prurat e lëvizjes së popullsisë për arsye ekonomike dhe sociale familje të sapoardhura i janë bashkuar krahinës së Himarës këto kohët e fundit. Ka familje për shëmbull që janë vendosur në Himarë në 20 vitet e fundit, duke ardhur nga krahina e Kurveleshit. Himara mirëpret njerëz dhe familje nga cdo anë e Shqipërisë, sepse Himara është e njohur për mikëpritjen e saj të vecantë dhe bujare Shqiptare.
[redakto] Lëvizja/Emigracioni
Himariotët kanë emigruar në vënde të ndryshme të botës, si në Itali, Francë, SHBA, Greqi, etj. Kjo ka bërë që ata të ndihmojnë vëndlindjen me njohuritë dhe te ardhurat e tyre.
[redakto] Ekonomia
Himara ka të zhvilluar turizmin, tregtinë, peshkimin, dhe sipërmarrjen e mikëpritjes (hotele, restorante, bujtina - sidomos në breg të detit).
[redakto] Kultura, Gjuha dhe Besimi
Himara ka një kulturë te lashtë shqiptare dhe një popullsi autoktone Shqiptare. Dallohet sidomos për këngët me shumë zëra (polifonike), për vallet e shtruara dhe veshjet tradicionale në raste gëzimesh. Po ashtu vajet e Himarës janë të dëgjuara në tërë Shqipërine e Jugut. Zhvillim në Himarë ka edhe letërsia dhe artet. Petro Marko - një nga mjeshtrat e gjuhës dhe letërsisë shqipe ishte nga Dhërmiu i Himarës.
Himara ka hapur një nga shkollat e para shqipe rreth vitit 1660-1661 nga Onufër Kostandini dhe Zef Skiroi - dy Shqiptarë të shquar të asaj kohe, megjithë kushtet e rënda të pushtimit Osman. Kjo e bëri Himarën një nga nismëtaret e para të Rilindjes Shqiptare.
Dialekti i Shqipes së folur në Himarë është po ashtu i ngjashëm me Shqipen e folur sot në Çamëri (në veriperëndim te Greqisë) dhe nga më shumë se 2 milionë Shqiptarë etnikë në Greqi që jetojnë në trojet e tyre qe prej dhjetë mijë vjetësh.
Në Himarë besohet më së shumti në fenë e krishtere të traditës.
[redakto] Politika
Himara drejtohet nga Këshilli Bashkiak, Kryetar i Këshillit Bashkiak është Z. Savo Prifti. Këshilli Bashkiak është organi më i lartë ligjvënës dhe qeverisës në Himarë.
Kryetari i Bashkisë zgjidhet për një periudhë 2 vjeçare. Mënyra se si u zgjodh Kryetari i tanishëm i Bashkisë (2007-2009) ka lënë një shije të hidhur dhe një ndjenjë frikësimi e terrori në popull. Flitet se procesi ka qenë i rremë, me ndërhyrje nga jashtë, jo demokratik dhe i blerë e nuk përfaqëson vullnetin e lirë të popullit të Himarës. Këtë e ka pohuar edhe Këshilli Bashkiak i Himarës.
[redakto] Njerëz të dalluar nga Himara
- Petro Marko- Shkrimtar
- Prof. Petro Cani - Mjek kirurg, petagog. U quajt babai i kirurgjisë bashkëkohore shqiptare
- Irakli Gjicali - Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Himarës. Ka dhënë ndihmesë të cmuar në nxjerrjen në dritë të ndihmesës së vecantë që ka dhënë Himara në historinë e Shqipërisë, si dhe në letërsinë, kulturën dhe shkencën Shqiptare.
- Prof. Dr. Paskal Milo - Kryetar i Partisë së Demokracisë Sociale të Shqipërisë, deputet në Parlamentin e Shqipërisë dhe Profesor dhe Studiues i Historisë dhe Letërsisë Shqipe dhe të Huaj. Njohës i thellë i rrënjëve historike Ilire të krahinës së Himarës.
- Nikollë Neranxi - deputet në Parlamentin e Shqipërisë.
- Dhimitër Anagnosti - regjizor i pamorit të madh (filmit me ekran të madh).
- Odhise Grillo - Shkrimtar dhe Poet.
- Pirro Dhima - peshëngritës që ka marrë katër medalje Olimpike në rang botëror. Në ndërshikimin me pamorin Top-Channel në Tiranë në Shtator 2008 (me rastin e Kampionatit Europian të të Rinjve zhvilluar ne Tiranë), pohoi me krenari se fëmijët e tij janë gjak Shqiptari.
- Janko Pali - Mësues i Merituar dhe njohës i thellë i gjuhës së lashtë Shqipe, ndër të tjera përmëndet edhe në librin "Historiku i Shkollës së Qeparoit" botuar nga shtëpia botuese Albin më 2008.
[redakto] Lidhje të jashtme
[redakto] Literature
- Çami, Muin (2004). Himara në 1912-1914 (Vështrimi historik). In: Nasi, Lefter, Kristaq
- Prifti, et.al. (eds.). Himara në Shekuj. Tiranë: Akademia e Shkencave Shqipërisë.