Maliqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Maliqi
Maliqi (Shqipëria)
Maliqi
Maliqi (Shqipëria)

Koordinatat:40°42′30″ Veri 20°42′00″ Lindje 40.708333° Veri 20.7° Lindje

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Korçës
Rrethi Rrethi i Korçës
Targat e automjeteve KO
Aeroporti Nënë Tereza 209 km nga Maliqi
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Gëzim Topçiu
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Vendbanim në Shqipëri.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndodhet 13km larg qytetit të Korcës Maliqi është një qytet në juglindje të Shqipërisë në Qarkun e Korçës me rreth 6000 mijë banorë. Është një qytet relativisht i ri në Republikën e Shqipërisë i krijuar nga ish-regjimi komunist. Maliqi është një zonë e rëndësishme arkeologjike ndër të vetmet në Shqipëi për periudhën e paleolitit të hershëm. Nga gërmimet arkeologjike atu janë gjetur ndërtesat palafite (ndërtesa me drurë mbi ujë) si dhe shumë sende të rëndësishme me vlerë arkeologjike. Dy pika të tjera arkeologjike pranë tij janë du kodrat e Gradishtës si dhe të Hijes së Korbit të cilat në lashtësi kanë qenë dy qytet të hershme në mbretërinë e parë ilire. Maliqi ka qenë kënetë deri në vitin 1946 kur u tha këneta me forca vullnetare nga gjithë Shqipëria. Pas bonifikimit u popullua nga banorë të krahinave përreth si dhe nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Menjëherë pas bonifikimit u nis ndërtimi i Kombinatit të Sheqerit, një vepër madhore për ekonominë e Shqipërisë, një kombinat i cili ishte ndër më të mëdhenjtë në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kështu nga mesi i vitetve '50 u vendos në punë kombinati i sheqerit që punësoi më shumë se gjysmën e popullsisë së asaj kohe. Në kompleksin e kombinatit prodhohej dhe akool, vodkë si dhe niseshte. Pjesë e tij ishte dhe TEC-i i cili furnizonte me energji qytetin dhe një pjesë të rrethinave përreth. Nga të gjitha këto tashmë funksionon vetëm prodhimi i niseshtesë kurse pjesa tjetër e tij që pas viteve '90 e në vazhdim amortizohet nga viti në vit dhe ka dalë plotësisht jashtë përdorimit.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]