Korça

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Korça
Emblema e Korçë
Emblema
Korça
Korça (Shqipëri)
{{{alt}}}
Korça

Koordinatat: 40°37′06.99″Veri 20°46′50.99″Lindje 40.6186111, 20.7808333

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Korçës
Rrethi Rrethi i Korçës
Targat e automjeteve KO
Sipërfaqja 10.13 km²
Popullsia 86 176 banorë
Kodi postar 7001-7004 [1]
Prefiksi telefonik +355 (0) 82
Aeroporti Nënë Tereza 196 km nga Korça
Bashkia Bashkia
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Niko Peleshi (PS)
Partia udhëheqëse Partia Socialiste
Të tjera
Vendasit Korçarë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)
Portali Korça

Korça është një qytet në Shqipërinë jug-lindore. Korça është edhe qendra e prefekturës me të njëjtin emër. Është një nga bashkitë më të mëdha të vendit me rreth 90.000 banorë të regjistruar.

Përmbajtja

[redakto] Historia

Themeluesi i qytetit të Korçës është Iljas Mirahori. Është vërtetuar nga studiuesit se zona ku nodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët e lashta. Kështu, në rrethinën e qytetit është gjetur ndër të tjera edhe një kodër varrimi e vjetër diku rreth 7 mijë vjetë me një diametër prej 10.47 metrash dhe lartësi 114 centimetra. [2]

[redakto] Demografia

Korça, pamje ajrore

Korca ka rreth 90 000 banore.

[redakto] Politika

Kryetar i Bashkisë së Korçës është Niko Peleshi. Përpara tij kanë qënë Robert Damo, Gjergji Duro, Dhioni Kotmilo dhe Gjergji Gjinko. Këta janë kryebashkiakët e Korçës nga viti 1992 e në vazhdim.

[redakto] Ekonomia

Ekonomia e qytetit të Korçës i ka themelet e saj ne zhvillimin bujqësor, por nuk mund të lihen pa përmendur bizneset e mëdha të qytetit të cilat përfshijnë kryesisht sektorin e ndërtimit civil dhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, sektorin ushqimor dhe atë të shërbimeve. Edhe pse Korça ofron mundësi të mira për zhvillimin e turizmit, ngelet akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Niveli ekonomik i qytetit aktualisht ndodhet në një rritje kostante edhe pse duhet të sigurohet akoma stabiliteti ekonomik sipas standarteve të BE-së.

[redakto] Kultura

Katedralja ortodokse në qendër të qytetit

Korça përbën një nga qendrat kulturore më të rëndësishme të Shqipërisë. Vetë muzeumet e shumta në qytet përshkruajnë aktivitetin kulturor ndër shekuj. Është e mirënjohur shkolla e parë shqipe në këtë qytet që daton në vitin 1887, shkolla e parë në Shqiperi për vajza, si dhe liceu Francez i ndërtuar në vitin 1917. Edhe pse ndër vite qyteti ka qënë pushtuar disa herë, ndikimet e huaja përbejnë një pjesë të vogël te kulturës korçare.

[redakto] Turizmi

Turizmi ne kete qytet ka dy pika te rendesishme e te frekuentuara shpesh nga turistet, fshatrat Voskopoje e Dardha. Pervec klimes malore, me pyje te dendur me pisha e bredha, dhe prezencen e nje peisazhi mbreselenes, turistet mund te gjejne pjese nga historia dhe trashegimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit Bizantin. Ne Voskopoje gjenden nje numer i konsiderueshem kishash ortodokse dhe manastiresh qe i perkasin kesaj periudhe. Gjate dimrit te dy keto fshatra turistike ofrojne pista skijimi per vizitoret e tyre.

Mësonjëtorja e parë në shqip

[redakto] Transporti

Korça është një nyje e rëndësishme për trasportin shqiptar. Qyteti ndodhet 181 km larg kryeqytetit. Aksi rrugor Korçë-Tiranë është pothuajse tërësisht i rindërtuar dhe largësia kohore është rreth 3 orë. Aksi rrugor Korçë-Kapshticë (Doganë) është nga të paktat rrugë në Shqipëri që plotësojnë standartet ndërkombëtare dhe mund të përshkohet në rreth 30 min. Korça shërben edhe si pikë-lidhje me zonën Jugore të Shqipërisë, por në këtë drejtim rrugët lënë shumë për të dëshiruar dhe ngelet akoma shumë për të bërë. Linja hekurudhore kombëtare nuk ka perfshirë këtë qytet për arsye te trajtave të ashpra të relievit. Vitet e fundit janë bërë shumë investime dhe pritet që brënda pesë-vjeçarit të ardhshëm të përmirësohet më tej sektori i transportit.

[redakto] Personazhe nga Korça

[redakto] Shiko edhe

[redakto] Burim i të dhënave

  1. ^ Kodet postare të Shqipërisë
  2. ^ Panorama qershor 2005, Shekulli shtator 2005 Rruzull.net internet prill 2007

[redakto] Lidhje të jashtme

 Commons: Korça – Mbledhja e fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

[redakto] Institucionet në Korçë

[redakto] Lajme nga Korça


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera