Thanas Floqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Thanas Floqi

Thanas Floqi(1884-1945), firmëtar i Aktit të Pavarësisë në Vlorë 1912,[1] ishte ndër themluesit e shoqërisë "Malli i Mëmëdheut", e cila u shkri më vonë me shoqërinë "Vatra".

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Lindi në Korçë në 14 Janar 1884, pasi përfundoi gjimnazin në MisolongjiGreqisë, vazhdoi studimet për Drejtësi në Universitetin e Athinës, por kthehet në atdhe pa mundur t'i përfundojë. Më pas migron në SH.B.A ku merret me veprimtari atdhetare, në shoqëritë "Malli i Mëmëdheut" dhe "Vatra". Në 1908 kthehet dhe vendoset në Vlorë, ku kontribuon në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe merret gjithashtu edhe me veprimtari në fushat e artit dhe muzikës. Hap shkollën e parë shqipe të FieritCakran. Në Vlorë përgatit sëbashku me Marigo Pozion dhe Petro Fotografin bocën e flamurit të pavarësisë.

Pas shpalljes së Pavarësisë, vazhdon të merret me aktivitete në shërbim të çështjes Shqiptare, si jurist për administratën, si përkthyes për Komisioni Ndërkombëtar të Kontrollit dhe si kryesekretar në Ministrinë e Drejtësisë. Në 1913 vendoset në Elbasan ku bashkëpunon me Aqif Pashë Elbasanin dhe jep mësim në Normalen e këtij qyteti. Aty shquhet, veç të tjerash, edhe për organizimin e aktiviteteve muzikore të qytetit.[2]

Vdiq në vitin 1945.

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër veprat e tij artistike mund të përmendim kompozimin e vjershës "O Flamur i Shqypnies" të Murat Toptanit.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Firmëtarët e aktit të pavarësisë
  2. ^ Eno Koço: Albanian Urban Lyric Song in the 1930s, S. 92–, Scarecrow Press 2004, ISBN 978-0-8108-4890-0 (Lexuar më 16 March 2013)