Vlora
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Vlora | |
![]() |
|
| Statistika | |
| Koordinatat | 140° 27' 56" V, 19° 29' 17" L |
| Popullsia -dendësia |
124.000 banorë ? banorë/km² |
| Sipërfaqja | ? km² |
| Administrata | |
| Shteti | Shqipëria |
| Rrethet | Vlorë |
| Posta | 9400 |
| Prefiksi telefonik | 00355 33 |
| Faqe zyrtare | Bashkia e Vlorës |
| Politika | |
| Kryetar | Shpëtim Gjika |
| Partia udhëheqëse | PSSH |
| Komunikacioni | |
| Targa e automjeteve | VL |
| Aeroporti | Mother Tereza IATA-Code:TIA 154 km nga qendra |
| redaktoni kutinë | |
Vlora (Koordinata 40°27′N 19°29′EKoordinatat: 40°27′N 19°29′E) është një qytet në Shqipërinë jugore. Vlora është qyteti i dyte më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi afërsisht 124.000 (2006). Ndodhet ne jugperëndim te Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe ështe qendra e Rrethit të Vlorës.
Tabela e përmbajtjeve |
[redaktoni] Historia
Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar.
Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanet, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.
Në shek. V. u bë një qendër e lulëzuar tregtare e zejtare, si despotat më vete. Kaloi ne shek. XIV nën sundimin e Balshajve. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, te mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj. Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëvonshëm ishte qendër sanxhaku. Më 1531 sulltan Sulejmani më gurët e Aulones ndërtoi një kala afër detit (ne vendin e stadiumit te sotëm) me trajtë 8-këndëshe, e përshtatur për artilerinë. Brënda kishte kulla 7-kateshë e banesa. Mendohet se është projektuar nga arkitekt Sinani. Kalaja njihet edhe si Kalaja e Skelës. Historiani turk Evliha Çelebiu e konsideronte Kalanë e Skelës si një nga mrekullitë e arkitekturës osmane dhe në të njëjtin nivel me Kullën e Selanikut. Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. [1] Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812.
Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombetar shpall Pavarësinë dhe formoi qeverinë me Ismail Qemalin në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti "Mbrojtja Kombëtare", i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e Qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72000 banore ne 1989.
Në 1997, Vlora ishte qëndra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë qe solli dhe rënien e qeverisë.
Sot, Vlora është një qëndër e rëndesishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.
[redaktoni] Politika
Kryetar i Bashkisë së Vlorës është Shpëtim Gjika. Ne 2003 ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH, vit në te cilën vendosi dhe kanditaturën për kryetar bashkie.
[redaktoni] Ekonomia
Vlora është një qendër e rëndësishme tregetare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. E zhvilluar ne qytet eshte indrustria e manifaktures tekstile si dhe ajo e ndertimit.
Vitet e fundit ka patur një zhvillim të madh turizmi, duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve,restoranteve,plazheve. Ndertimi i petroliferes mund te demtoje turizmin ne te ardhmen.
[redaktoni] Transporti
- Transporti rrugor
Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 77 milje e ndajne nga Greqia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobuzë e mjete të shumta,qe mundesojne trasportin e njerëzve.
- Transporti hekurudhor
Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Gjendja e tanishme ben qe hekurudhat praktikisht mos te perdoren pothuajse fare.
- Transporti detar
Vlorën e ndajnë vetëm 72 km nga Italia. Çdo ditë nisen tragete për ne Brindisi, Otranto.
- Transporti ajror
Në Vlorë ndodhet dhe aeroporti ushtarak, tashme jashte perdorimi.
[redaktoni] Panorama e qytetit
[redaktoni] Referencat
- ^ Kalaja e Skelës: Në gropën e zezë të pallateve. Datë 17.04.2006 [www.shekulli.com.al]
[redaktoni] Shiko edhe këtë
[redaktoni] Lidhje të jashtme
Tirana · Durrësi · Elbasani · Shkodra · Vlora · Korça · Fieri · Berati · Lushnja · Kavaja · Pogradeci · Laçi · Gjirokastra · Patosi · Kruja · Kuçova · Kukësi · Lezha · Saranda · Peshkopia Burreli · Cërriku · Çorovoda · Shijaku · Librazhdi · Tepelena · Gramshi · Poliçani · Bulqiza · Përmeti · Fushë-Kruja · Kamza · Rrësheni · Ballshi · Mamurrasi · Bajram Curri · Erseka · Peqini · Divjaka · Selenica · Bilishti · Roskoveci · Puka · Memaliaj · Rrogozhina · Ura Vajgurore · Himara · Delvina · Vora · Kopliku · Maliqi · Përrenjasi · Kruma · Libohova · Orikumi · Fushë-Arrëza · Shëngjini · Rubiku · Miloti · Leskoviku · Konispoli · Këlcyra · Krasta · Kërraba


