Lufta e Vlorës
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Nuk mund të merret si i saktë, derisa të rregullohet. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Në 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtarë në qytetin e Vlorës, duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i Vlorës, por edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.
[redakto] L U F T A E V L O R Ë S 1920
GJËNDJA NË PRAG TË LUFTËS
Në Baçalla,Dukat në 29 maj 1920, u mblodhën rreth 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia imperialiste. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 Nëndor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bishtë të qënit, ata donin t’u përgjigjen edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e fshatrave të Vlorës, që u kërkonin laberve vajzat për të bërë dashuri, e pa pranueshme për mentalitetin e kohës dhe të labit. Ata i jepnin përgjigje edhe konspiracive qe u ngriten ne Konferencës së Paqes, sipas ketyre konspiratoreve Vlora i jepej Italis.
Në Vlorë ishin përqëndruar rreth 10.000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë: 1] në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piaçentini. Komandant Divizioni-- Major General Emanuele Pulieze, ndimës i tij General De Luca. Pulieze kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit,nen komanden e kolonel Messe. 2] Quotta 115- qëndër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim. 3]Gjormi-qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi 4] Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major. 5] Kalaja Tepelenë -qëndër enjë batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini 6] Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea. 7] Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli. 8] Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi. 9] Në gjirin e vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vaporri “Loyd Triestino”. 10] Aviacioni në Ujin e Ftohët 11] Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë, Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët. Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italianë. Përball këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës, por që në zemrat e tyre kishin dipllomën e të drejtës, të mbrojtjes dhe të patriotizmit. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emroi një Komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajtë ”Komiteti Mbrojtja Komtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrushme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Këshilli zgjodhi antarë të “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi- Vlorë 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Durro Shaska-Kocul 5) Beqir Sulo Agalliu-Vlorë 6) Qazim Koculi- Kocul 7) Ali Beqiri- Velçë 8) Murat Miftari-Tërbaç 9) Hamit Selmani-Dukat 10) Hysni Shehu-Sevaster 11)Myqerem Hamzarai-Kaninë 12) Sali Bedini-Armen . Këta të dymbëdhjet zgjodhën njëzëri kryetar të “ Komitetit” Osman Haxhiun . Ahmet Lepenica - Lepenicë-- ushtarak i vjetër i Perandorisë Osmane¬, i qetë dhe serioz, kërkonte garanci për çdo veprim. Në Baçardha u emrua Komandant i përgjithshëm i luftës, pas një jave, në Kotë dha dorë-heqjen dhe u caktua në policinë e luftës, së bashku me Shero Eminin. Vdiq në 1942. Osman Haxhiu --Armen--një nga mbështetësit e Ismail Qemalit, ish prefekt i Vlorës, një nga njerzit më të pasur në Vlorës, që e vuri pasurin e tij në shërbim të Atdheut. Kryetar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Pas luftës deputet në Parlamentin e parë Shqiptarë. Djali i tij Myhedin Haxhiu, Kryetarë i Bashkisë së Vlorës. Pas “çlirimit” u arratisë jasht shtetit së bashku me vëllan e tij Galip Haxhiun. Qazim Koculi-Kocul--mbaroi shkollën e lartë të marinës në Stamboll, shërbeu tre vjet në marinën turke, mbështeti Ismail Qemalin, në Beun u zgjodh antar i “ Komitetit Mbrojtja Kombtare“. Me dorheqjen e Ahmet Lepenicës në Kotë u emrua Komandant i Luftës së Vlorës, të cilën e udhhoqi gjatë gjithë luftës deri në fitoren e saj. Pas luftës prefekt në Vlorë, senator në Lushnje, deputet në Parlament, Kryeministër në 1921. Mbështeti fuqishëm Fan Nolin, ministër në qeverrin e tij. U arratis si kundërshta i Zogut, u këthye në qershor 1939, pas 15 vjetësh. Në dhjetor antar i këshillit të lart. Në 25 nëndor 1942 emrohet nga qeveria e Mustafa Krujës komisar i lart në Vlorë. Pas 40 ditësh pushkatohet nga italianët si hakmarje për 1920-tën
Durro Shaska – Kocul - një nga themelusit e “Klubit Labëria” rrezikoi dënimin me Vdekje në 1908 nga turqit ne në Stamboll. Një nga mbështetësit më të fuqishëm të Ismail Qemalit. Luftoi kundra andartëve grek në Tepelenë dhe trupave të Haxhi Qamilit në Lushnje. Një nga më të pasurit në Vlorë, që vuri në dispozicion të luftës djemt dhe pasurin. U zgjodh në Baçardha antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Djali i tij Sadik Shaska, mbështetës i monarkis përfaqsoi Vlorën në katër legjislatura në Parlamentin Shqiptar. Pas “çlirimit” familja pësoi persekutim të rënd. Vdiq në 1924
Myqerem Hamzarai-Kaninë--antari më i ri në moshë i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Në aktin e shpalljes së Pamvarsisë është edhe firma e Zini Hamzarait, i së njëjtës familje. Senator në Kongresin e Lushnjes.Antar i shoqëris Bashkimi. Ishte njëri nga kryesorët e 1932 në “Lëvizjen e fshehtë të Vlorës” në 1932. Në vitet e luftës antifashiste u angazhua familjarisht. Vdiq në 1946.
Qazim Kokoshi-Vlorë--Delegat në Kuvendin e Vlorës firmosi dokumentin e Pamvarsisë. U zgjodh antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare” Mbështeti Fan Nolin në 1924. Një nga kryesorët e lëvizjes së fshehtë të Vlorës në 1932. Kryetar Bashkie Në Vlorë, deputet i Vlorës, me bindje social-demokrate. Mbas “çlirimi” u burgos dhe vdiq në burg,në 1948 një nga familjet më të persekutuara të Vlorës.
Murat Miftari-Tërbaç--nënpunës, i aktivizuar në te gjitha lëvizjet kombtare. U zgjodh antar I ”Komitetit të Mbrojtjesë Kombtare”. Nga kryesorët në lëvizjen e Vlorës. Familja e tij gjat luftës antifashiste ishte në krye të Nacional Çlirimtares. Në gjyqet e 1946, si dëshmitar kërkoi maturi dhe mosteprime. Alem Mehmeti-Tragjas- mori pjesë në të gjitha lëvizjet Kombtare kundra turqisë. Një nga njerzit më të afërt të Ismail Qemalit. Komandant i xhandermarisë (pa rrogë) në qeverinë provizore të 1912. U zgjodh antar i ”Komitetit Mbrojtja Kombtare” Vdiq në 1927.
Ali Beqiri-Velçë-mori pjesë në lëvizjen kombtare, edhe ky rrezikoj dënimin me vdekje në Stamboll në 1908. I squat dhe i shkathët në të folur, këto cilsi bë të zgjidhet antar i Mbrojtja Kombtare”. Vdiq në 1942.
Beqir Sulo Agalliu-Vlorë-një nga familjet e Vlorës me kontribut në lëvizjen kombtare U zgjoth antar I “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Përkrahës i Nolit në 1924.Antar i lëvizjes së fshehtë të Vlorës. U internua nga gjermanët dhe vdiq në Mathausen.
Hysni Shehu-Sevaster-një nga njerzit më me autoritet të krahinës së Kudhsit, të cilën e përfaqsoi denjësisht në Luftën e Vlorës si antar i “Komitetit Mbrojtja Kombtare”. Pasardhësit e tij u vran dhe u burgosën pas “çlirimit”
Hamit Selmani-Dukat -u zgjodh antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare në moshën 76 vjeç. I hipte kalit dhe gjëndej në Baçardha, në Beun, në mal të Shashicës e kudo ishin shokët. Vdiq në vitin 1923.
Sali Bedini-Armen-dy herë mori pjesë në aktivitetet kombtare, në shpalljen e Pamvarsisë dhe në Luftën e Vlorës, në Baçardha u zgjoth antar i Komitetit Mbrojtja Kombtare. Vdiq në 1925. Familja e tij përkrahu luftën Na-Çl
Azbi Cano - Mavrovë - Kur Ahmet Lepenica dha dorheqjen në Kotë, u zëvendësua nga Qazim Koculi si Komandant I përgjithshëm i luftës, sipas vendimeve të Baçardhas, nuk ishte më antarë i Komitetit. Në vend të tij në Kotë, Azbi Cano u zgjodh antar i Komitetit. Familja mbështeti fuqimisht luftën Nacional-Çlirimtare.
[redakto] SKEMA E LUFTËS SË VLORËS
KOMISIONI Osman Haxiu - Vlorë Qazim Kokoshi - Vlorë Murat Miftari - Tërbaç Alem Mehmeti - Tragjas Hamit Selmani - Dukat Durro Shaska - Kocul Hysni Shehu - Sevaster Beqir Sulo Agalliu - Vlorë Myqerem Hamzarai - Kaninë Qazim Koculi - Kocul Sali Bedini - Armen Ali Beqiri - Velçë Azbi Çano - Mavrovë
Komandant i Përgjithshëm i Luftës Ahmet Lepenica-(dha dorheqjen pas 6 ditëve Qazim Koculi. Pesë Çetat e mëdha dhe Komandantët e fshatrave (Komandantët e vrarë u zëvendësuan menjëherë0,
1)Çeta-Shullërit Komandant Kalo Telhai(dha dorëheqjen pas 6 ditëve) - Barjam Qamili, Ramica-Caush Tafili, Elmas Ademi, Bashaj-- Zigur Lelo, Zyber Musai, Dushan Qamili, Matogjin-Demir Mystehaku, Velçë-Caush Mehmeti, Hasan Hyso, Vajzë-Çoban Nuredini,
2) Çeta-Kudhës Komandant Rrapo Çelo, Sevaster-Hamit Mahili Dushkarak-Qëndro Fega, Shkoza-Kanan Maze, Mane Aliu Rexhepaj-Halim Rakipi, Mërtiraj-Salo Islami,
3) Çeta-Dukat Komandant Sheme Sadiku, Dukat-Hodo Zeqiri, Muhamet Maze, Tragjas-Yzeir Muço, Sinan Mete, Radhima-Bilbil Sinani, Xhafer Asllani, Imer Radhima,
4) Çeta-Lumi Vlorës Komandant Sali Vranishti, Vranisht-Azem Sulo, Daut Seferi, Bolenë -Mato Robi, Kallarat-Feim Çelo, Tërbaç-Selman Hyseni, Selam Abazi, Lepenicë-Sheme Jazo, Gjorm-Selam Hasani, Gumenicë-Bajram Mehmeti, Deli Bajrami, Lapardha- Selim Suleimani, Drashovicë-Hysni Fallani, Vërmik-Neim Braka, Brataj- Memo Meto, Kuç-Xhafer Aliko,
5)Çeta e Fëngut, Komandant Muço Aliu, Treblovë-Hakim Hyseni, Kocul-Lilo Hakani, Bylysh Latifi, Mavrovë - Isuf Rustemi, Romës- Mehmet Musai, Mallkeq-Mehmet Selimi, Armen-Fejzo Islami, Karbunar- Muhamet Cenaj, Gërnec- Dushan Kaçi,
Të pa inkuadruara në këto pesë çeta ishin:
Kanina-Komandant Beqir Velo, Muhamet Bedini, Mustafa Bega Topalltia- Kom. Neki Hoshtima Narta- Kosta Mano Çeprat- Vesel Çeprat Trevllazri- Kom. Qazim Ismaili, Ahmet Hoxha
Në Vlorë erdhën shumë çeta nga të gjitha anët e vendit:
Çeta e Salaris me Komandant Selam Musai
Kurveleshi- Kom. Riza Runa
Fterra Xhaferr Shehu me 48 vete(Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Neirn Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e të tjere. Dhe në ndihmë të tyre Jahja Mato, Shefqet Shkurti, Dervish Shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Çallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.)
Mallakastra- Kom. Bektash Cakrani, Kamber Belishova, Hysni Toska
Mallakastra e egër- Kom. Halim Hamiti N/kom.BABA HASAN KREMENARI
Skrapari- Kom. Riza Kodheli
Berati-Kom. Seit Toptani, Izedin Vrioni
Peqini-Kom.Adem Gjinishi
Gjirokastra- Javer Hurshiti, Xhevdet Picari
Çamëri-Alush Seit Taka, Muharem Rushiti
Korça Kom. Kapiten Ferit Frashëri Sami Koprencka, Tosun Selenica
Tirana-Ismail Haki Kuçi, Ismail Haki Libohova erdhi edhe një çetë nga
Amerika me në krye Aqif Përmetin dhe Kareiman Tatzatin, me Luftën e Vlorës u bashkuan edhe çetat e Shaqo Llapit, Duro Durmishit dhe Myslym Çorrit.
Kishte edhe një grup artilierësh me Kom. Azis Çamin dhe zëvendës Elmas Ademi, me artilier Xhafer Xhuveli dhe Avduraman Çiraku. Policia e luftës komandohej nga Shero Emini e Ahmet Lepenica. Të gjitha këto çeta dhe komandantët e tyre komandoheshin nga 12 antarët e “Komitetit të Mbroitjes Kombtare” dhe Komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi.
Në organizimin e luftës ishte edhe gjykata, me Kryetar Neki Xhenetin, prokuror Rasim Babameto dhe Avdul Kuçi antarë gjyqi Sif Kedhi e Agjah Libohova. Sekretar ishin Meçan Selami (Kallarat) e Halim Xhelo (Tërbaç) Pas luftrave të ashpra u çlirua Kota dhe Drashovica, komanda dhe qëndra u vendos në Drashovicë. Pas disa polemikave u caktua Qazim Kokoshi prefekt. Një nga problemet më të rëndësishme të luftës ishte furnizimi me ushqime dhe municion. Xhafer Ypi, Prefekti i Beratit, vendosi ti sjell deri në lum pranë Selenicës të gjitha ndihmat e qeveris. Kryeministri Sulejman Delvina dhe ministri i brëndëshëm Ahmet Zogu ishin dy njerzit më të fuqishëm, që përkrahën pa rezerva Luftën e Vlorës. Dy nga antarët e “Komitetit” Sali Bedini dhe Durro Shaska bënë organizimin e Vllehëve të zonës, të cilët me në krye Kol Kitën, me karvanet e kuajve ,e shpinin furnizimin në magazinat e Llakatundit, Picarit, Lubonjës dhe prej andej në Kotë ku merrej në dorzim nga Ali Gjiriti dhe Izet Borshi.
Përfaqsus i luftës pranë qeveris ishte ministri fuqiplot Spiro Jorgo Koleka dhe përfaqsus në shtetin grek me qëndër në Korfus Hamza Isai. Himara kishte përfaqesues të saj Naqe Konomin. Spitali në Kotë drejtohej nga Dr Sezai Çomo, për mjekimet pëdoreshin mjekët italian të zënë rob dhe dy amerikan që kishin ardhur për ndihmë. Me ilaçe furnizonin farmacit e Rexhep Hitos, Syrja Libohova, Fadil Kotoni, Nazif Halite dhe Kryqi i Kuq Amerikan. Në Vajzë u grumbulluan robrit dhe Komandant i kampit të robërve ish vendosur Rexhep Suleimani. U vendos që Piaçentinit t’i dërgohej ultimatumi, tekstin e pregatiti Avdul Kuçi, u dorzua nga Mehmet Selimi (Mallkeq) i shoqëruar nga Halim Laze (Kaninë) dhe Adem Aliko (Vranisht). Përkëthimin e bëri Ulise Bozo i cili shërbeu si ndërlidhës ndërmjet shqiptarve dhe italianve. Shtypi- ngjarjet e Vlorës u pasqyruan në gazetën “Drita” të Veli Harshovës Gjirokastër, “Kuvendi” “Dielli” të Bostonit etj.
Shoqëria “Vatra” e Amerikës dërgoi “Bandën” e shoqërisë së bashku me trupat vullnetare. Bandën e drejtonte muzikanti Thoma Nasi. Nuk mbetën pas as fetarët në këtë luftë, ku spikasin Babai Teqes Tepelenës Ahmet Turhani Baba Xhaferi Përmet, Don Marku, miftiu Osman Muka etj. Një rrol të veçant pati edhe Xhovani Valencia, arbresh magazinier në Panaja, i cili u dorzoi magazinat shqiptarëve.
[redakto] Literature
Gazeta “Vlora” 3 korrik 2006
Gazeta “Vlora” 10 Korrik 2006
| Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

