Saranda

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Saranda
Të dhëna bazë
Sipërfaqja: 0.8 km2
Banorë: 30.155
Dëndësia e popullsisë:
Kodi postar: 9701-9703
Prefiksi: 085
Pozita gjeografike:
Lartësia: 0
Targa e automjetit: SR
Kodi zyrtar i komunës:
Zonat banuese
Adresa e administratës së qytetit
Adresa e bashkisë:
Telefon/Fax:
Internet: [1]
Politikë
Kryetari bashkisë: Edmond Gjoka
Partia në pushtet: Partia Demokratike
Vendet parlamentare:
Zgjedhjet e fundit: 2007
Zgjedhjet e ardhshme: 2011
Përfaqsia parlamentare
Vota në parlament: 1
Vendndodhja e qytetit


Saranda është qytet në Shqipërinë jugore i vendosur ne bregun e detit Jon. Është i vendosur ne një shpat mali.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Historia

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (?). Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtoreve ("Ágii Saránda" në greqisht, "Santi Quaranta" në italisht).

Me pare njihet ne histori me emërtimin Onhezmi ose Porto Edda për nder te vajzes se Benito Mussolinit gjate periudhes se mbreterise se mbretit Zog.

[redakto] Politika

Kryetar i Bashkisë së Sarandës është Edmond Gjoka i zgjedhur në vitin 2003 dhe rizgjedhur serisht ne vitin 2007 përfaqesus i Partisë Demokratike.

[redakto] Ekonomia

Saranda është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Burim kryesor i te ardhurave është turizmi dhe emigracioni. Pozita e saj gjeografike favorizon shume bujqesine dhe blegtorin edhe pse pas komunizmit prodhimi është shume i paket. Ne zonen perreth Sarandes u ndertuna me pune vullnetare rinore dhe me te burgosur jo politike tarraca me agrume te cilat ne te shumten e rasteve u shkatërruan pa u ngritur as edhe një padi e vetme nga asnjë instance.

[redakto] Transporti

Saranda ndodhet rreth 280 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Është e arritshme ne disa menyra tokësore dhe detare. Nga Tirana arrihet nepermjet linjave te ndryshme te autobuzave si dhe me automjete private, qofte duke kaluar nga rruga kombetare e brendshme, si dhe nga ajo e Rivieres Shqiptare. Ndërsa nga Greqia mund te arrini ne Sarande nepermjet zones kufitare te Kakavijes dhe ate te Qafe Botes me rruge tokësore. Nga Athina ka linja ditore me drejtim Saranden. Për sa i përket lidhjeve detare përkohësisht ekziston vetëm linja e përditshme me ishullin grek te Korfuzit. Ekzistojnë gjithashtu edhe linja urbane qe lidhin Saranden me Butrintin, Ksamilin, Konispolin e zonat perreth. Është projektuar ndërtimi i aeroportit të qytetit në fshatin Vrion, 1 km larg tij.

[redakto] Turizmi në Sarandë

[redakto] Panorama e qytetit

[redakto] Shiko edhe këtë

[redakto] Lidhje të jashtme

Albume fotografike