Selenica
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||
Selenica është një qytet në Shqipëri me rreth 6,900 banorë. Bashkia e Selenicës shtrihet rrëzë kodrave në bregun e majtë të Vjosës, pikërisht në afërsi të fushës ku lumi i Vlorës (apo i Shushicës, si quhet në rrjedhën e sipërme të tij) derdhet në Vjosë, si një degë e rëndësishme e tij. Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Emri i këtij qyteti është i lidhur kryesisht me pasuritë e nëntokës së saj, nxjerrjen dhe shfrytëzimin e bitumit natyror, gjë që ka ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta të shfrytëzimit çnjerëzor që u janë bërë burimeve natyrore të bitumit nga shoqëritë e huaja. Në fillim nga Perandoria Turke, më pas nga shoqëritë angleze, franceze e më pas ato italiane para dhe gjatë Luftës II Botërore. Miniera e parë e organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe është ngritur nga një shoqëri angleze. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të Selenicës bëhej nga shoqëritë italiane, revolta e punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërore, ku si rrjedhojë e shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune dhe numri i banorëve u rrit ndjeshëm. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë dhe kujtohet me nostalgji që në Selenicë kishte trupë amatore teatri, estrade dhe sallë kinemaje, pallat kulture dhe muze, shkollë të mesme dhe bujqësore, si edhe bibliotekë publike.
Përmbajtja |
Historia [redakto]
Dëshmitë e para për emrin Selenicë datojnë në vitin 1700 dhe deri më sot vazhdon të njihet me këtë emër. Emri i këtij qyteti është i lidhur kryesisht me pasuritë e nëntokës së saj, nxjerrjen dhe shfrytëzimin e bitumit natyror, gjë që ka ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e qytetit. Në fillim të shekullit të kaluar ka dëshmi të shumta të shfrytëzimit çnjerëzor që u janë bërë burimeve natyrore të bitumit nga shoqëritë e huaja. Në fillim nga Perandoria Turke, më pas nga shoqëritë angleze, franceze e më pas ato italiane para dhe gjatë Luftës II Botërore. Miniera e parë e organizuar si e tillë daton rreth vitit 1830 dhe është ngritur nga një shoqëri angleze. Gjatë kohës së mbretërimit të Zogut shfrytëzimi i bitumeve të Selenicës bëhej nga shoqëritë italiane, revolta e punëtorëve ndaj të cilave është e njohur nga ngjarjet e viteve 1937, 1940, 1941 dhe 1942. Zhvillimin më të madh Selenica e mori pas Luftës II Botërore, ku si rrjedhojë e shfrytëzimit të bitumeve të saj u hapën shumë vende pune dhe numri i banorëve u rrit ndjeshëm. Në fillim të viteve ’90 Selenica numëronte mbi 8000 banorë.
Gjeografia [redakto]
Qyteti i Selenicës shtrihet rrëzë kodrave në bregun e majtë të Vjosës, pikërisht në afërsi të fushës ku lumi i Vlorës (apo i Shushicës, si quhet në rrjedhën e sipërme të tij) derdhet në Vjosë, si një degë e rëndësishme e tij.
Demografia [redakto]
Ekonomia [redakto]
Kultura [redakto]
Një nga figurat e njohura te ketij qyteti te vogëel eshte piktori David Selenica i cili ka jetuar ne shekullin e 17-te edhe fillimin e shekullit te 18-te. Ai eshte nje nga figurat me te njohura shqiptare te periudhes post-Bizantine.
Në fillim të viteve ’90 Selenica kishte trupë amatore teatri, estrade dhe sallë kinemaje, pallat kulture dhe muze, shkollë të mesme dhe bujqësore, si edhe bibliotekë publike.
Politika [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
Shiko dhe këtë [redakto]
|
|
|
|---|---|
| Tirana • Durrësi • Elbasani • Shkodra • Vlora • Korça • Fieri • Berati • Lushnja • Kavaja • Pogradeci • Laçi • Gjirokastra • Patosi • Kruja • Kuçova • Kukësi • Lezha • Saranda • Peshkopia • Burreli • Cërriku • Çorovoda • Shijaku • Librazhdi • Tepelena • Gramshi • Poliçani • Bulqiza • Përmeti • Fushë-Kruja • Kamza • Rrësheni • Ballshi • Mamurrasi • Bajram Curri • Erseka • Peqini • Divjaka • Selenica • Bilishti • Roskoveci • Puka • Memaliaj • Rrogozhina • Ura Vajgurore • Himara • Delvina • Vora • Kopliku • Maliqi • Përrenjasi • Kruma • Libohova • Orikumi • Fushë-Arrëza • Shëngjini • Rubiku • Miloti • Leskoviku • Konispoli • Këlcyra • Krasta • Kërraba | |
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |

