Poliçani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Poliçani
Poliçani (Shqipëria)
{{{alt}}}
Poliçani

Koordinatat: 40°37′50″ Veri 20°05′00″ Lindje 40.630556° Veri 20.083333° Lindje

Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Beratit
Rrethi Rrethi i Skraparit
Targat e automjeteve SK
Popullsia 12,000 banorë
Prefiksi telefonik +355 (0) 3682
Aeroporti Nënë Tereza km nga Poliçani
Faqja zyrtare
Politika
Kryetari Adriatik Zotkaj
Partia udhëheqëse PBDNJ
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Poliçani është qytet në Shqipëri.

Përmbajtja

[redakto] Historia

Poliçani është një qytet i vogël në pjesën qendër-jugore të Shqipërisë, bën pjesë në Qarkun e Beratit.I populluar prej afro 12.000 banorësh, qyteti është i rrethuar nga disa kodra, nga të cilat mendohet të ketë lindur edhe vetë emri Poliçan.

Qyteti është ndërtuar në vitet '60 (1960) nga qeveria komuniste, qëllimi i së cilës ishte të krijonte një qytet industrial për prodhimin e armëve dhe municioneve. Ka qenë për një kohë të gjatë një qytet "fantazmë" rreth së cilit nuk dihej shumë, kjo për motive sigurie.

[redakto] Gjeografia

Qyteti ndodhet në lartësinë 519 m m.n.d por prania e lumit Osum i jep qytetit një klimë të tipit mesdhetar, me të katra stinët.

[redakto] Demografia

[redakto] Ekonomia

Ekonomia e qytetit përqendrohet akoma në industrinë e armëve, në të cilën është e punësuar pjesa dërrmuese e qytetit. Pas ngjarjes së Gërdecit mendohet se pjesë të tjera të Kombinatit, të mbetura në harresë, do të riaktivizohen për vazhdimin e procesit të demontimit të armëve. Ky proces do të bëjë të mundur që një pjesë e mirë e punëtorëve të specializuar dhe me eksperiencë që i kanë kushtuar jetën këtij Kombinati, pas daljes në pension të parakohshëm të mund të rikthehen në punë.

Në Poliçan gjendet edhe një fabrikë e vogël dhe modeste birrë, e cila duke përdorur një ujë shumë të mirë e të kristaltë si ai i Bogovës ka pasur sukses të konsiderueshëm duke shitur edhe në qytetet fqinjë si Çorovodë e Berat, por edhe në Tiranë në sasi modeste.

Aktivitetet komerciale janë zakonisht ndërmarrje të vogla biznesi si dyqane ushqimore, veshmbathje, bare, restorante, internet center, etj.

Aktivitetet bujqësore praktikohen në fushat e "Kullusmës", të cilat ndodhen rreth 2 km nga qyteti, terrene këto para rënies së regjimit në pronësi të shtetit dhe me rënien e këtij të fundit iu shpërndanë qytetarëve. Kultivohen më së tepërmi grurë, misër, fasule dhe perime të shumëllojshme. Në kodrat që rrethojnë qytetin kultivohen ulliri, gështenjat, arrat, fiqtë, qershitë dhe rrushi. Prej rrushit nxirret pikë së pari rakia, e cila konsiderohet më e mira në rang vendi. Gjithashtu në lagjen Kalluç ndodhet edhe një serë, edhe kjo e trashëguar prej regjimit komunist, me një sipërfaqe prej 0,5 km² e cila është në gjendje punë dhe administrohet nga fermerë lokalë.

[redakto] Kultura

Pallati i Kulturës, i cili ndodhej në qendër të qytetit, kishte sallë kinemaje dhe teatri, bibliotekë, sallë provash muzikore, ambient konferencash e mbledhjesh nuk i shpëtoi dot idiotësisë dhe verbërisë inatçore të vitit 1997 dhe u dogj. Kjo ndërtesë vitet e fundit është rikonstruktuar por ende në të nuk është prezent asnjë projekt kulturor, ndërkohë që në vitet kur kjo qendër ishte funksionale qyteti merrte jetë dhe frymë nga kinemaja, biblioteka dhe aktivitetet muzikorë që zhvilloheshin në të.

[redakto] Politika

[redakto] Lidhje të jashtme

[redakto] Shiko dhe këtë

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera