Roskoveci
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
| Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat ë, Ë, Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet. |
| Roskoveci |
|
|---|---|
| Të dhëna bazë | |
| Sipërfaqja: | |
| Banorë: | 12000 |
| Dëndësia e popullsisë: | |
| Kodi postar: | |
| Prefiksi: | 0382 |
| Pozita gjeografike: | |
| Lartësia: | 18m mbi nivelin e detit |
| Targa e automjetit: | Fr |
| Kodi zyrtar i komunës: | |
| Zonat banuese | |
| Adresa e administratës së qytetit | |
| Adresa e bashkisë: | |
| Telefon/Fax: | {{{TEL-FAX}}} |
| Internet: | |
| Politikë | |
| Kryetari bashkisë: | Ylli Kola |
| Partia në pushtet: | PDS |
| Vendet parlamentare: | Kan zbritur UFO |
| Zgjedhjet e fundit: | 2005 |
| Zgjedhjet e ardhshme: | 2009 |
| Përfaqsia parlamentare | |
| Vota në parlament: | |
| Vendndodhja e qytetit | |
Vendbanim në Shqipëri.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Historia
Është një qytet që pas viteve 90 ka marrë një zhvillim të fuqishëm. Numri i popullsisë është trefishuar që nga rënia e komunizmit pasi ka pas ardhje të shumta nga fshatrat e ndryshme.
[redakto] Gjeografia
Është një zonë fushore. Qyteti ndodhet në një koder te ulet. Pjesa bujqësore ndodhet në veri të qytetit dhe përbëhet nga një fushë tepër e madhe. Roskoveci gjithashtu ka një liqen artificial. Roskoveci dhe zona perreth, është një qendër e banuar e herëshme. Fakti që ndodhet ndërmjet dy qyteteve të hershëm, atij të Beratit dhe Bylisit, tregon që kjo trevë i përket një qytetërimi të hershëm. Sic dihet në afërsi të Roskovecit, ka qënë një nga kishat më të vjetra në Shqipëri, bëhet fjalë për kishën e Kurjanit. Nga dokumenta të studiuesve të huaj,një nga degëzimet e rrugës Egnatija, ka qënë me pikë fundore pikërisht në ketë zonë. Kjo shpjegon faktin tjetër të lindjes dhe funksionimit të njerit prej pazareve më të mëdhenj në vend, ai i quajturi Pazari i Roskovecit, i cili shërbente jo vetëm për tregëtimin e mallrave të gjithë zonës deri në thellësi të Skraparit, Beratit, Tepelenës etj. Mendohet gjithashtu, që në këtë pazar bëhej tregëtia më e madhe e gurëve të çmuar dhe e materialeve prej argjendi në kohën e Perandorisë Osmane. Ky qytet ka gjithashtu një klimë shumë të mirë për zhvillimin e kulturave bujqësore e blektorale. Roskoveci është shquar për rritjen e prodhimin të mishit të derrit.
[redakto] Demografia
Roskoveci ka një popullsi që jeton në këto toka prej shumë kohësh. Roskoveci njihet qysh prej kohëve më të hershme si qendër e banuar. Ngujimet e zbuluara arkeologjike dhe, sidomos kishtare, flasin për një popullim dhe zhvillim domethënës të paktën që prej shekullit 12-të pas Krishtit të kësaj treve. "Pazari i Roskovecit" është toponimi më i hasur dhe më popullori në të gjithë zonat shqipfolëse, jo vetëm për hershmërinë e zhvillimit të këtij tregu mbarekombëtar, por dhe për madhësinë e konsiderueshme të marreveshjeve financiare dhe juridike të lidhura në këtë qytet në ditët e zhvillimit të "pazarit". Jo më kot, ngrehinat më të vjetra të qytetit, një pjesë e të cilave mbijetojnë dhe sot, janë të njohura si ngrehina tregtare. Zhvillimi si qendër tregtare i Roskovecit ka ecur natyrshem per shkak te vendndodhjes se tij ne kryqezim te udheve te rendesishme te kohes si: Vlore-Fier-Berat, me heret, pranë udhës "Egnatia", degëzimi më i rëndësishëm i së cilës zbriste deri në Roskovec. Banorët e qytetit dhe të zonave përreth kanë ditur të shfrytezojnë me zgjuarësi këtë vendndodhje jo vetëm për tregtinë e produkteve bujqësore-blegtorale, por edhe për tregtimin e orëve, argjendit dhe arit, saqë Roskoveci për një periudhë kohe të caktuar, ka qënë "bursa" formale e Shqiperise për arin dhe argjendin dhe ka diktuar edhe cmimin e këtyre produkteve në tregun kombëtar. Qyteti mori një zhvillim më te madh me ardhjen e banorëve të fshatrave të Jagodinës, për shkak të ngritjes së argjinaturës së Lumit Seman, si dhe të banorëve nga fshatrat Matke dhe Kurjan. Gjithashtu, në periudhën e zhvillimit të vrullshëm të Roskovecit në vitet '60-të pati ardhje nga zonat e Mallakastrës dhe të Labërisë. Fiset më të mëdha për nga numri, sipas radhës, janë: Çepelet,Kolanjakët, Gogat, Hajdinët, etj. Të gjitha fiset, banorë të qytetit të Roskovecit, kanë jetuar në një harmoni perfekte në këtë qytet. Gjithashtu duhet përmendur prania e një popullsie rome shumë mirë të integruar me pjesën tjetër të qytetit.
[redakto] Ekonomia
Shumica e popullsise është e punësuar në Ndërrmarjet shtetërore ku një pjesë të madhe e zë Nderrmarja e Albpetrolit. Pjesë e mirë e të ardhurave është edhe nga emigracioni.
[redakto] Kultura
Në fund të vitit 2008 ka dalë për botim gazeta "Roskoveci" fryt i dëshirës së madhe të një grupi intelektualësh roskovecarë për të promovuar vlerat e trevës së Roskovecit. Në këtë mënyrë qyteti fiton një dimension të ri i cili do të fuqizohet së tepërmi me themelimin e shoqates Roskoveci ne mesin e muajit maj 2009.
[redakto] Politika
Në zgjedhjete e fundit vendore fitoi PDS dhe u zgjodh Kryetar Bashkie Ylli Kola.
[redakto] Shiko dhe këtë
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Tirana · Durrësi · Elbasani · Shkodra · Vlora · Korça · Fieri · Berati · Lushnja · Kavaja · Pogradeci · Laçi · Gjirokastra · Patosi · Kruja · Kuçova · Kukësi · Lezha · Saranda · Peshkopia Burreli · Cërriku · Çorovoda · Shijaku · Librazhdi · Tepelena · Gramshi · Poliçani · Bulqiza · Përmeti · Fushë-Kruja · Kamza · Rrësheni · Ballshi · Mamurrasi · Bajram Curri · Erseka · Peqini · Divjaka · Selenica · Bilishti · Roskoveci · Puka · Memaliaj · Rrogozhina · Ura Vajgurore · Himara · Delvina · Vora · Kopliku · Maliqi · Përrenjasi · Kruma · Libohova · Orikumi · Fushë-Arrëza · Shëngjini · Rubiku · Miloti · Leskoviku · Konispoli · Këlcyra · Krasta · Kërraba